Perurimi i Romanit “Mëshira e pamëshirshme” të prof. Fran Camaj në New York

Diten e Dielë, në ora 2 pas dite, në qëndrën “Nënë Tereza” të kishës Shqiptare “Zoja e Shkodres” në praninë e më se 120 bashkatdhetarëve të diasporës, sot u bë perurimi i romanit të prof. Fran Camaj “Meshira e pameshirshme”.
Këtë perurim e organizoj fondi humanitar “Malesia” me qëndër në New York.
Programin e udhëheqi z. Marian Berisha.

Folësi e rastit ishte: z. Gjergj Uli, i cili foli për rëndësinë e romanit dhe në nji menyrë mjaft të rrjedhshme u spjegoj të pranishmve domethënjën e librit.
Pra për ata që nuk e kan lexue librin, nëse kan ndijek me kujdes komentimin e z. Uli, lirisht se kan nji përshkrim shum të pasur, që patjetër duhet ti shtyj ta lexojnë këtë roman.
Për biografinë e z. Fran Camaj foli ish nxënësi i z. Camaj dhe ma vonë sic tregon koha, kolegu i tij z. Gjokë Gojcaj.
Gjoka në nji mënyrë mjaft efikase foli për jetën e shkrimtarit malësor, për shkollimin e tij, për vuajtjet dhe për arritjet e z. Camaj në leminë e arsimit.
Ai në mes tjerash ceki se z. Camaj ishte pedagog i përgaditun mirë dhe se çdo herë jepte maksimumumin që nxënësit e tij të dalin sa më të përgaditun kur të mbarojnë shkollën, sidomos në gjuhë e letërsi.
Për veprimtarine e z. Camaj foli bashkpuntori i tij, gazetari Islam Pali. z. Pali tha se sikur z. Camaj të donte të bënte karierë në politikë, sigurishtë se ai mund të bënte këtë, por për t’u marr me politikë në viset ku aj jeton, kërkohet të bahem edhe kompromentime, tl cilën gjë z. Camaj nuk deshti ta bënte. Pra. z. Pali foli për karakterin e këti burri malësor dhe për cilësitë më të cilat ai brumoset.
Perurimin e përshndeti edhe poeti Mhill Velaj nënkryetari i lidhjës së shkrimtarëve në diasporë.
Z. Velaj falënderoj fondin “Malesia” për këtë perurim, organizim mjaft në nivel dhe për kontributin maslorë, në përgjithësi dhënë çështjes shqiptare e sidomos për Kosovën.

Si përfundim, tubimin e përshëndeti edhe kryetari i fondacionit z. Kolë Cacaj, i cili falënderoj shkrimtarin për romanin që i kushtohet parimisht mergatës, për sakrificën dhe për mirësinë e shkrimtarit, që këtë perurim të bëj këtu në mes nesh, duke mbjat gjallë shpresën e këthimit në atdhe, ose s’paku të ruajm identitetin tonë kombëtare edhe për disa gjenerata!
z. Cacaj i ftoj të gjithë të pranishmit që sa më shumë të marrin pjesë ose ti bashkangjitën fondit në përkrhaje të çështjes kombëtare, të ndihmojmë vendlindjën me aq sa kem mundësi, për cilën gjë Malësia ka shum nevojë.

FOTOGRAFITË KOMENTOJE