Zë i fuqishëm për mbrojtjen dhe afirmimin e interesave kombëtare

Autori jo vetëm në këtë vepër, por edhe në botimet e mëparshme është duke luajtur një rol shumë të rëndësishëm në kultivimin e ndërgjegjes, traditave si dhe në afirimimin ndërkombëtar të çështjeve kombëtare. Padyshim në krijimet e tij dalin në pah aftësitë e thella intelektuale dhe atdhetare, të cilat i vë në qarkullim në favor të çështjeve dhe të mirave kombëtare. Gjeka, i ngreh problemet e shqiptarëve në piedestalin e instancave administrative të arenës botërore, duke dëshmuar që në territoret etnike shqiptare po thellohen dhuna dhe terrori i aspekteve të ndryshme dhe gjallërimit, që dëshmon që regjimet e tilla janë në kundërshtim të thellë me parimet themelore të Kartës së Atlantikut, që ka të bëjë me liritë dhe të drejtat elementare të njeriut dhe në afirimimin ndërkombëtar të çështjeve kombëtare. Padyshim në krijimet e tij dalin në pah aftësitë e thella intelektuale dhe atdhetare, të cilat i vë në qarkullim në favor të çështjeve dhe të mirave kombëtare.

Shkruan: Prof. dr. Bahri Brisku

Vepra e publicistit dhe studiuesit Gjekë Gjonaj “Gjurmëve të kohës” e cila u botua këto ditë nga Enti Botues “Gjergj Fishta ” në Lezhë, është e ndarë në tetë cikle, të cilat janë të lidhura ngusht me tematikën parësore të këtij vëllimi. Autori pjesën më të madhe të këtyre punimeve i ka botuar në medie të ndryshme në gjuhën shqipe brenda dhe jashtë shtetit ku jeton. Gjonaj i vetëdijshëm se shkrimet në medie zgjasin shkurt, vetëm një ditë, punimet e tij më cilësore i ka përmbledhur në një vëllim të veçantë, që ka një peshë shkencore me vlerë materiale. Kjo vepër si e tillë jam i bindur se do të lexohet me kurreshtje nga lexuesi. Kjo është vepra e tretë e këtij studiuesi të palodhshëm, i cili gjatë shkruarjes të këtyre vlerave interesante, me shumë maturi përdor gjuhën e pastër, pa fraezologji dhe përsëritje, të kondenzuar, të rudhur dhe metaforike. Këto dhe shumë cilësi të tjera kësaj vepre ia madhojnë vlerën e qëndrueshme, duke e radhitur atë në mesin e atyre krijimeve që janë të domosdoshme të lexohen nga dashamirët e çështjeve kombëtare shqiptare. Autori Gjonaj, në këtë studim rrezaton dinjitet dhe ndërgjege të lartë kombëtare, duke mos rënë në ujëra të turbullta të rrymave politike antishqiptare.

Në pjesën më të madhe të kësaj vepre Gjonaj ngreh zërin për mbrojtjen e interesave kombëtare, duke iu kundërvën me fuqinë e argumenteve orekseve pretenduese qeveritare. Autori jo vetëm në këtë vepër, por edhe në botimet e mëparshme është duke luajtur një rol shumë të rëndësishëm në kultivimin e ndërgjegjes, traditave si dhe në afirimimin ndërkombëtar të çështjeve kombëtare. Padyshim në krijimet e tij dalin në pah aftësitë e thella intelektuale dhe atdhetare, të cilat i vë në qarkullim në favor të çështjeve dhe të mirave kombëtare. Gjeka, i ngreh problemet e shqiptarëve në piedestalin e instancave administrative të arenës botërore, duke dëshmuar që në territoret etnike shqiptare po thellohen dhuna dhe terrori i aspekteve të ndryshme dhe gjallërimit, që dëshmon që regjimet e tilla janë në kundërshtim të thellë me parimet themelore të Kartës së Atlantikut, që ka të bëjë me liritë dhe të drejtat elementare të njeriut. Në asnjë mënyrë nuk mund të justifikohet mbajtja me vite e 18 shqiptarëve të rrethit të Tuzit, pa aktakuzë të dëshmuar juridikisht. Diçka e tillë nuk ka ndodhur as që mund të ngjajë në shtetet demokratike. Lidhur me këto dhe shumë probleme të tjera të cilat qeveria malazeze qëllimisht i anashkalon autori gjerësisht i paraqet, i trajton , duke ia bërë me dije lexuesit se ato pushteti po i përdor gjithnjë si instrument për të vështirësuar edhe më tepër jetën e shqiptarëve në Malin e Zi, të cilëve edhe në pluralizëm me arrogancë po i gllabërohen resurset ekonomike. Shembull tipik i eksploatimeve të rënda ndaj shqiptarëve gjithësesi është NP ” Morsko dobro” ( Të mirat detare) dhe Plani Hapësinor i Malit të Zi, i cili diskriminon Ulqinin dhe trevat tjera shqiptare në këtë republikë. Konceptet e këtilla janë diametralisht kundër intencave dhe principeve demokratike.. Studiuesi Gjonaj me referenca bindëse vazhdimisht shkruan kundër këtyre dukurive jo vetëm antishqiptare, por edhe antinjerëzore. Veprat e tilla është obligim kombëtar që të botohen dhe të lexohen masovikisht.

Hartuesi i kësaj vepre kreun e parë e fillon me autorin e gurthemelit të historisë sonë kombëtare, Gjon Buzukun. Pastaj trajton figura të shquara kombëtare siç janë: At Gjergj Fishta, Nëna Tereze, e cila me veprimtarinë humane-universale ia ngriti imazhin kombëtar shqiptarëve. Pjesa e dytë e kësaj vepre fillon me Dedë Gjo’ Lulin, i cili është një personalitet i dalluar kombëtar. Në vazhdim të kapitullit të dytë, autori shkruan për Baca Kurtin, që është nderi dhe krenaria e Malësisë, pastaj hedh dritë mbi figurën historike të Tringë Smajles, të cilës, Gjergj Fishta në veprën e madhërishme-epin gjithëkombëtar – ” Lahutën e Malcis” i cakton vend të nderuar.
Kreun e tretë të kësaj vepre, Gjekë Gjonaj e fillon me ” Lamtumirë, president!, që ia kushton funeralit të vdekjes së dr. Ibrahim Rugovës. Gjonaj me plotë të drejtë ceremonisë dhe ritualeve të vdekjes së Presidnetit Rugova i kushton hapësirë të merituar në këtë vepër. Autori me këtë rast publikon një analizë të detajuar të këtij momenti mortal, duke na afruar fakte shumë të qëlluara për prezentimet publike të këtij lloji.
Në kreun e katërt të kësaj vepre Gjekë Gjonaj shkruan për dy persona që krijuan emër në këtë hapësirë, e që janë Dom Simon Filipaj dhe Dr. Vinçenc Malaj. Këta dy kolosë të kulturës sonë lanë gjurmë të thella në fushën e kulturës dhe të bindjeve të besimeve shqiptare.
Në pjesën e pestë të këtij studimi, autori merret me skalitjen dhe vlerësimin e disa figurave që kontribuan shumë për begatimin e atmosferës së kulturës sonë kombëtare. Në këto portrete, autori evidenton: Gjergj Gjokajn, Lucë Lucajn, Antonie Rogin Markoviq, Mark Ujkiqin, Roberta Ndokajn… Në vazhdim autori na paraqet veprimtarinë e pasur të skulptorit Thoma Thomai Dhamo, për të vijuar me një grup piktorësh, të cilët me veprat e tyre u bënë të njohur në fushën e kulturës shqiptare, siç janë Zake Prelvukaj, Seida Belegoviqi, Gjergj Noc Martini etj. Shkrimi i autorit për familjen e shestanasit Nikë Junkut, i cili sipas një dokumenti është pasardhës i kontëve të Ljares, është me peshë të veçantë për historinë dhe kulturën tonë. Ky dokument përthekon në vete gjurmë historike mbështjellë me një mobulozë legjendare. Zanafilla e kësaj dëshmie i takon mesjetës së hershme.
Studiuesi Gjekë Gjonaj, kreun e gjashtë të kësaj vepre e ka caktuar për intervista me personalitete të shquara që kanë dhënë dhe vazhdojnë të kontribuojnë për thesarin e kulturës shqiptare. Në këto intervista autori ia fillon me aktoren e njohur të monodramës Ema Andrea, e cila me interpretimet e veta ka krijuar emër në dramaturgjinë shqiptare. Gjithashtu intervista cilësore që e zhvillon autori me parësorin e kinematografisë shqiptare-Timo Flloko, është një perlë që ia vlen të zë vend të denjë në këtë vepër. Në këtë bisedë me Timo Flokon, Gjekë Gjonaj na prezenton gjendjen e tërësishme në teatrot dhe në kinostudiot e hapësirës shqiptare. Në intervistën me poetin shumë të dëgjuar Xhevahir Spahiun, autori i këtij libri na hedh në pah gjendjen shpirtërore të krijuesve dhe të lexuesve në Shqipëri, vështirësitë e krijuesve në kohën e monizmit. Reprezentohen vështirësitë e
kohës aktuale në Shqipëri dhe shumë vështirësi të tjera që i ndjekin poetët dhe krijuesit tanë. Ish- ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Besnik Mustafajn, autori i kësaj vepre e ka takuar me rastin e funeralit të Ibrahim Rugovës në Prishtinë, ku edhe zhvillon një bisedë me të lidhur me situatën politike në hapësirën mbarëshqiptare. Ishte koha kur Kosova ende nuk ishte shpallur shtet i pavarur. Ndaj , kjo intervistë e gjerë me ministrin Mustafaj paraqet një meditim politik që lexohet me kurreshtje.
Në kreun e shtatë të kësaj vepre flitet për figurat e mëdha shqiptare. Autori Gjekë Gjonaj është thellësisht i vetëdijshëm që historinë e një kombi e përbëjnë figurat, personazhet dhe ngjarjet kombëtare. Andaj, me të drejtë sugjeron fuqishëm që të vazhdohet dhe të thellohet tradita e kujtesës dhe respektit të merituar për figurat historike, të cilat kanë pasur preokupim cilësor, çështjen kombëtare. Autori me kujdes ka tubuar një numër figurash historike kombëtare dhe na i ka prezentuar në këtë cikël. Në vazhdim të këtij kapitulli, autori shkruan për krizën që momentalisht po e përcjellin librin shqip, kulturën popullore shqiptare, etj. Gjonaj në vazhdën e këtij cikli shkruan për reflektimet e bashkëpunimit në mes të Malit të Zi dhe Shqipërisë, për distancimin e partive shqiptare nga ideja e rajonalizimit, për pozitën e disfavorshme të arsimit shqip, për shqetësimet e filloristëve dhe mësimdhënësve shqiptarë, për hallet e studentëve shqiptarë në Malin e Zi. Autori guximshëm kërkon që këto probleme të shqiptarëve të realizohen sipas standardeve evropiane, të cilat janë obliguese për Malin e Zi që t’i zbatojë ndaj pakicave. Për këto probleme të cilat cenojnë realizimin e të drejtave tona duhet të ngrihet zëri vazhdimisht në të gjitha nivelet, deri në realizimin e tyre. Autori, në vazhdim, shkruan për kulturën dhe turizmin e cila paraqet një gërshetim të fuqishëm në zhvillimin e kësaj fushe të ekonomisë së Ulqinit. Në këtë pjesë të shkrimeve Gjonaj seriozisht i rreket çështjes së ndërprerjes së shtojcës në gjuhën shqipe, e cila botohej me vite në revistën e “Polisit” të Podgoricës. Themeluesi i kësaj gazetë me aktin e shuarjes së saj bën diskriminim ndaj të drejtave njerëzore të shqiptarëve, që jetojnë në trojet etnike në Malin e Zi. Hartuesi i kësaj vepre me vlerë kërkon që piktorëve ulqinakë t’u sigurohet një galeri pune, ashtu siç u është siguruar piktorëve malazezë. Në vijim autori shtjellon një problem vital- rrezikimin e trashëgimisë kulturoro-historike të Ulqinit dhe rrezikimin e Kalasë së Ulqinit, pasi mund t’i hiqet statusi i monumentit të kategorisë së parë, të cilën e gëzon me vite.Viteve 2005, 2006 dhe 2007, autori ua kushton një analizë të premtimeve që u janë depozituar shqiptarëve në Malin e Zi në rrafshin e përmirësimit të nivelit kualitativ të gjallërimit, por premtimet mbeten vetëm imazhe të politikës, të cilat zbatohen vetëm në rajonet ku jetojnë shqiptarët në Malin e Zi . Pronat e uzurpuara nga ish- pushteti komunist i Malit të Zi, në bazë të konventave u janë kthyer pronarëve të mëparshëm , por jo edhe shqiptarëve. Dëshmi për këtë janë qytetarët shqiptarë në Shipshanik, Tuz dhe në Ulqin. Këta dhe shumë shembuj të tjerë tregojnë qartë se sa të rrezikuara janë të drejtat e shqiptarëve në shtetin më të vogël sllav në botë. Në vazhdën e analizave të tilla dhe fenomeneve e fakteve të dëshmuara në të cilat cenohen dhe nuk përfillen zbatimet e të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi, Gjekë Gjonaj, hedh në pah rastin e 18 shqiptarëve të arrestuar në aksionion brutal dhe në fushatën e montuar të policisë malazeze “Fluturimi i shqiponjës”. Sipas deklaratave zyrtare të avokatëve mbrojtës të kombësisë malazeze – aktakuza kundër 18 shqiptarëve nuk ka baza ligjore dhe të pandehurit mbahen tash dy vjet në arrest pa u dëshmuar asnjë vepër kundër ligjore. Prokuroria të pandehurit i akuzon në bazë të njëfarë ditari privat, shkruar në bazë të një fantazie ireale të një personi që ka për hobi ëndërrimet imagjinative. Ëndërrimet e tilla ireale janë çështje personale të botës shpirtërore të autorit të këtij ditari famoz, prandaj këto shënime në asnjë mënyrë nuk disponojnë vlera deliktoze. Sepse në realitet këto janë thjesht shënime private të bazuara në imagjinatë fantastike ireale, që nuk kanë asnjë vlerë juridike.
Kreun e tetë autori ia kushton folklorit dhe etnografisë. Në fillim bëhet fjalë për manifestimet të cilat organizohen në Vitojë. Hulumtuesi Gjonaj me kohë e ka hetuar fenomenin e masovizimit të krijimeve të gjeniut popullor, të cilat po mbështeten shumë edhe nga diaspora, e cila duke qenë e ngarkuar me nostalgji të vendlindjes, po sposoron shumë manifestime artistike e popullore. Në të tilla rrethana u organizua edhe Festivali mbarëkombëtar i folklorit burimor ” Rapsha 2003″, që u mbajt në Vitojë, ku morën pjesë ansamblet nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe diaspora, të cilët për pesë ditë shpalosën vlerat e kulturës sonë popullore. Tash është bërë traditë që në mbarë hapësirën verore shqiptare të organizohen manifestime burimore. Në vazhdim të ciklit të tetë, autori prezenton Muzeun etnografik në Tuz, xhubletën, mbretëreshën e veshjeve shqiptare, veshjen popullore të Shestanit, që është edhe teksti i fundit i kësaj vepre.

KOMENTOJE