Diten e diele me 14 Dhjetor, ne nji nga sallat e Eastwood Manor ne Bronx, NY u be mbledhja e bordit te shoqates atdhetare se Ded Gjo’ Lulit, per zgjedhjet e reja te udheheqesise se re te shoqates.
Kryetar i ri u zgjodh z. Sander Sinishtaj. Nenkryetar u zgjodhen z. Gjon P. Devukaj dhe Nikolle Bojaj. Sekretar u zgjodh z. Gjergj D. Camaj, kurse arkatar u zgjodh z. Nua Juncaj.
Porjektet me te cilat do te merret shoqata brenda ketyne dy viteve jan:
1. Ndertimi i pllakes perkujtimore ne Bratile.
2. Monografia e herojit kombetar Ded Gjo Lulit.
3. Hapja e nji biblioteke ne Tuz.
4. Pajisja e shtepise muze ne Bardhaj me artikuj hstorike etj.
5. Permendorja e herojit ne Tuz. (Per kete projekt duhet bisedime me shoqatat tjera ne diaspore si dhe bashkpunim me vendlindjen, se ku dhe kur te fillohet projekti).
Per te gjitha keto do te bisedohet dhe kerkohet perkrahja morale e materiale nga e gjithe diaspora malsore ne SHBA.
Kuptohet se poashtu do te kerkojme edhe bashkpunim me shoqatat apo fondacionet tjera te Malesise, si fjala bie me Fondin Humanitar Malesia ne New York dhe Shoqaten ”Malesia e Madhe” ne Detroit.
Me ne fund falenderojme udheheqesine e kaluar per pune te mire ne krye me kryetarin z.Pashko Rr. Camaj.
Prele Sinishtaj (NY).