Në emisionin me po këtë titull të transmetuar në televizionin Boin të dielën në orën 20:00. Malësia dhe opinioni i gjerë i shqiptarve në Mal të Zi përfundimisht kuptoi dyshimin që shikuesit kishin që kur për herë të parë panë reklamën për këtë emision. Që nga dita e parë kur në valet e tv Boin u transmetua reklama, në këtë medium nuk ndaleshin telefonatat duke pyetur se për çfarë është Boini në rrezik dhe pse ky medium mund të shuhet.
Stresi psikologjik, dhe dysihmet e tjera se për çfarë burimi i pashterrshëm informativ i shqiptarëve në Mal të Zi është në rrezik, i bëri shikuesit e këtij televizioni që atë natë të thejnë të gjitha parashikimet për shikueshmerinë e këtij emisioni dhe të harrojnë se ekzistojnë kanale të tjera televizive. E kush thoshte se Boini nuk shikohet?
Pikërisht një javë mbas ditëlindjes së 7, Boinin e kaploi një krizë e madhe që gjithëkohes vën në pyetje mbylljen përfundimtare të këtij Mediumi. Mirëpo për fat të mirë iniciativa e disa të rinjëve Malësor për të krijuar një këshill emergjent për shpetimin e televizionit Boin sjelli shenjat e reja të jetës, e që një heri nëpërmes emisionit Kushtrim, Boini në rrezik tentoi vetem të ngrisin vetëdijen e Malësisë që këtë institucion, këtë zë dhe këtë fuqi mediatike mos të lejojnë të shuhet.
Atë natë disa nga anëtarët e këshillit emergjent për shpetimin e televizionit Boin shpalosën krizën finansjare qe ka kapluar këtë institucion. Më shumë se 10.000eu të papaguara korporates energjetike të Malit të Zi për rryme dhe 6.000eu shpenzime për qëndren e radio difuzionit. Gjithashtu këtë natë u shpalosën edhe strategjitë dhe hapat që duhen të nderrmerren të shpetohet boini dhe të rritet niveli i kualitetit të emisioneve të tij.
Që nga çasti kur filloi pjesa e dytë e emisionit, telefonatat me shikuesit, telefoni nuk ndali deri në mbylljen e emisionit. Edhepse emisioni ishte parashikuar te zgjas vetem 1 orë e gjysem, ai tejkaloi orarin prej më shumë se 2 orë e gjysëm. Nëpërmes këtyre telefonatave Malësinë e vendosën në sprovë këta të rinj, mirëpo ajo edhe një herë tregoi zemergjersinë e saj, dhe vetëm atë natë nga afaristet dhe shikuesit e tjerë të këtij mediumi i mbledhen afër 7.000 euro.
Atëherë e kuptuam të gjithë se çka është Tv Boin për malësinë, u bindem edhe një herë se nuk jemi duke kërkuar determinizëm teknologjik, se shikuesit e boinit duan të ecin drejt zhvillimit, e jo të kthehen mrapa në periudhat kur në shtepitë tona shikoheshin vetem kanalet sllave dhe fëmijët tanë nuk kishin ku të degjonin një këngë në shqip.
Pikërisht mbrëmë kuptuam se zemergjërsia dhe bujaria e pronarit të këtij televizioni ka qënë gjithmonë aq e madhe, sa që e gjithë Malësia e kuptoi se një personi me vepra kaq të mëdha si Tomë Bojaj, nuk mund ti kthejmë kurrë atë që ai arriti të japë për Malësinë nëpërmes këtij mediumi.
Le të jetë ky pishtari i parë që ndezi edhe një herë flakën e shpresës, dhe rrugën e re të mbijetesës së këtij mediumi prestigjoz të shqiptarëve në Mal të zi. E dhasht zoti që ky burim i dritës ky pishtar mediatik mos të shuhet për Malësinë dhe për shqiptarët e Malit të Zi, duke shpresuar njëheri se së shpejti në krye të saj do rikthehet Themeluesi dhe ideatori i pashterrshem i tij, pronari Tomë Bojaj.
Numrat e xhirollogarive për mbledhjen e mjeteve financiare për ndihmën e Televizionit BOIN.
Shtetet e bashkuara të Amerikës:
NLB Montenegro bank
– xhiro llogaria: 00-305-0010519.0
– swift code: MNBAMEPG
UNITED STATES CITIBANK N.A
NEW YORK
EVROPË:
NLB Montenegro bank
– xhiro llogaria: 00-305-0010519.0
– swift code: MNBAMEPG
Germany
COMMERZBANK AG FRANKFURT
Ju faleminderit për kontributin tuaj!