Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi, z. Tahir Tahiri priti të marten në Ulqin në një takim pune kryetarët e të gjitha këshillave nacionale në Mal të Zi: prof.dr. Sherbo Rastoder , kryetar i Këshillit Nacional të Boshnjakëve, dr. Miroslav Mariq, kryetart i Këshillit Nacional të Kroatëve, Sabria Vuliq, kryetar i Këshillit Nacional të Muslimanëve dhe Muhamed Ukoviq, nënkretar i Këshillit Nacional të Romëve dhe Egjiptianëve, të cilët mbështetën nismën e nikoqirit për një bashkëpunim të ngushtë dhe të ndërsjelltë në interes të përbashkët. Pjesëmarrësit e këtij takimi të parë dhe mjaft konstruktiv theksuan vështirësit e natyrave të ndryshme me të cilat ata po ballafaqohen në përpjekje për funksionim normal të këtyre institucioneve kushtetare të komuniteteve. Tahir Tahiri, duke u dëshiruar mirëseardhje homologëve të tij, vlerësoi se këto takime janë të rëndësishme dhe të domosdoshme për të gjithë përfaqësuesit e pakicave nacionale në Mal të Zi , sepse, siç u shpreh ai, ndihmojnë në zgjidhjen e shumë problemeve të përbashkëta dhe kontribuojnë në afrimin dhe afirmimin e vlerave multinacionale në këtë republikë. Ishte vlerësim i përbashkët se takimet e këtilla duhet të vazhdohen çdo dy javë , respektivisht çdo muaj, në selitë e subjekteve repsektive. Ata po ashtu u pajtuan se duhet aktivisht të angazhohen në çështjet që kanë të bëjnë me shpërndarjen e mjeteve nga Fondi për Pakica, në mënyrë që të gjitha projektet që do të konkurojnë në konkurs duhet t?i marrë në shqyrtim Këshilli Drejtues dhe Këshillat Nacionale do të jenë ato që do të japin ngjyrën jeshile se cilat projekte do të kenë përparsi për ndarjen e mjeteve, në mënyrë që Këshillave t?u sigurohet kompetenca ligjore. Të gjithë pjesëmarrësit e përshëndetën themelimin e Këshillit Nacional të Serbëve dhe shprehën besimnin se edhe ata si partner të barabartë do të kontribuojnë për krijimin e shoqërisë multietnike në Mal të Zi. U kërkua që në të ardhmen konkursi i Fondit për Pakica për përkrahjen me mjete finaciare të projekteve të shpallet në kohën e duhur e jo siç ndodhi me konkursin e para pak ditësh i cili nga të pranishmit u vlerësua si jokorekt. Në këtë takim mungoi për, siç u tha, arsye objektive kryetari i Këshillit Nacional të Serbëve, Momçillo Vuksanoviq
Shërbimi për Informim
Këshilli Nacional të Shqiptarëve