GUADALAJARA, Mexico : Gazetat në gjuhën latine, në SHBA-së, shkruajn sot se “E bukur, por trafikante droge”. Një titull domunues, ky sot në të gjitha të përditëshmet latinoamerikane, të cilat i kushtohen “Mbretëreshës së Amerikës së Jugut” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Miss Sinaloa, në korrik, në tetor u shpall “Hispanoamerican Queen”, ndërsa një muaj më parë në Monterrej të Meksikos ajo fitoj edhe kurorën e “Nuestra Belleza Mexico” .
Pra, Laura Zuniga e konsideruar si Mbretëresha e bukurisë latino – amerikane, është arrestuar në jug të shtetit të saj, në Sinaloa. Laura Zuniga, 23 vjeçe është prangosur së bashku mes 7 burra të tjerë, mes të cilëve dhe vëllai i saj, një boss i drogës në këtë shtet.
Dyshohej se Misi bënte pjesë në një grup trafikantësh të drogës, dhe ka mjaftuar një denoncim anonim nga Guadalajara që ajo të kapej në flagrancë. Grupi ku bënte pjesë dhe Missi kishte mbi disa vjet që operonte në tregun e drogës dhe tregtonin vecanërisht kokainë, femra dhe armë shkruajn të përditëshmet në gjuhën spanjole në SHBA-së.
Laura Zuniga u arrestua fill pak pasmesnate të hënën, afër një postblloku ushtarak në distriktin Zapopan , e cila është lagje periferike e qytetit të Guadalajara, deklaroi drejtori i rajonit të policisë në Jalisico, shefi i saj Francisco Alejandro Solorio.
Zuniga, udhëtonte në njërin prej dy kamioneve në kohën kur ushtarët e postës së kontrollit bënë me shenjë që kamioninat të ndalonin për kontroll . Ushtarët ishin të armatosur me rroba kamuflazhi dhe me maska në fytyrë.
Kjo tregon se postkomanda më parë se të arrinin dy kamionët e mbuluar me mushama, kishte marrë sinjalizime se në kamion kishte armë dhe drogë. Sapo ndaluan kamionët vendi u rrethua nga dhjetra ushtarë e forca speciale, që të gjithë me maska.
Ndërsa u vendoseshin prangat personave që shoqëronin kamionët, disa ushtarë zbuluan mushmat dhe gjetën një arsenal të madh armësh të llojve të ndryshme; mes tyre edhe dy automatikë AR-15 dhe 38 armë speciale gjysmë automatike , revolver të kalibrit 9mm, 9 blloqe me katmonedha fallso, 633 kopjues parash 53,300 dollar kesh, deklaroi Solorio . Gjatë arrestimit të tyre u sekuestrua droga dhe armët.
Policia indetifikojë menjëherë personat e arrestuar, ku përveçse vëllait të saj i skeduar më parë nga p;ocia kufitare, ndodhej dhe njeri prej atyre personave, i cili kërkohej prej kohësh nga policia për vrasje dhe trafik droge. Ai, sipas policisë është dashnori i Laura Zuniga, dhe banon një qytet kufitar mes Meksikos dhe SHBA-s, në qytetin Ciadad Juarez .
Kjo ishte historia e një mbretëreshë të bukurisë në Meksikë e SHBA-së nga komuniteti hispanik, e cila së bashku me trafikantët të dyshuar të drogës, armeve dhe femrave, është arrestuar nga policia meksikane në territorin e tyre, të hënën në mesnatë, për posedim të armëve, drogës parave fallco.
Laura Zuniga, 23 vjeçarja Miss Sinaloa nga shteti federal jug perendimor meksikan i njohur për grupet e krimit të organizuar dhe “plantacionet” për prodhimin e marihuanës, u arrestua së bashku me shtatë burra, në një pikë kontrolli të ushtrisë në Guadalajara, njoftoi policia.
“Ajo është mbretëresha e bukurisë në Sinaloa dhe ishte në krye të dy kamonave të mbushur me armë dhe drogë, e para” tha një zëdhënës i policisë nga shteti perëndimor Jalisco.
Zëdhënësi tha se policët dhe ushtarët në pikën e kontrollit në periferinë e qytetit të dytë më të madh të Meksikës, ishin njoftuar se trafikantët do të lëviznin nëpërmes asaj zone të hënën në mbrëmje.
“Askush nuk e kishte pritur që në atë “autokolon” të gjendej edhe kjo femër e re, së bashku me dhjetëra telefona celularë, me një shumë të madhe me para të gatshme, me revole, plumba dhe dy pushka,” tha zëdhënësi i policisë.
Laura Elena Zuniga, deklaroi se ishte bashkuar me grupin për të shkuar në Bolivi dhe Kolumbi, ku do të bënte pazar. Por në veturën me të cilën ajo udhëtonte ishin gjetur dhjetëra telefona celularë, me një shumë të madhe me para të gatshme, me revole, plumba dhe dy pushka.
Zuniga e kishte fituar titullin e Miss Sinaloa në korrik dhe ishte paraparë që të marrë pjesë në garën për Miss International 2009 që do të mbahet vitin e ardhshëm në Azi. Ajo ishte zgjedhur “Queen of Hispanic America 2008” në një garë të zhvilluar në Bolivi. Të gjitha asocacionet që i kanë dhënë këto çmime janë distancuar kur morën veshë lajmin se ajo ishte arrestuar për posedim, armësh dhe droge.
Beqir Sina