Shqiptarët katolikë në Amerikë festojnë Krishtlindjet

Kësaj rradhe në të gjitha urimet e mesazhet e tyre dominuan në këtë ditë të shënuar të lindjes së shpresës e të forcimit të besimit tek Zoti! dëshira për paqe, lumturi,dhe por edhe urime për Kosovën e pavarur, e marrjen e ftesës për anëtarësim të Shqipërisë në Nato.

NJU JORK – DETROIT : Besimtarët e krishterë kremtuan Krishtlindjet mbrëmë në mesnatë, në mbarë botën. Këtë festë e festuan edhe besimtarët katolikë shqiptarë edhe në SHBA-së . Me rastin e kremtimit të Festës së Krishtlindjeve, udhëheqësit shpirtëror të komunitetit katolik, kanë dërguar urime dhe shpërndanë mesazhe, tek mbarë besimtarët shqiptarë në Amerikë, Kosovë, Shqipëri dhe viset shqiptare për rreth tyre. Kësaj rradhe në të gjitha urimet e mesazhet e tyre dominuan në këtë ditë të shënuar të lindjes së shpresës e të forcimit të besimit tek Zoti! dëshira për paqe, lumturi,dhe por edhe urime për Kosovën e pavarur, e marrjen e ftesës për anëtarësim të Shqipërisë në Nato.
Në tri Kishat katolike shqiptare, më të njohurat në SHBA-së, u mblodhën në mesnatë dhjetramijëra besimtarë, për të respektuar dhe kryer ritet e festës. Dom Ndue Gjergji famullitari i kishës Zoja Pajtore, dom Anton Kçira famullitarë i Kishës Shën Palit, dhe Dom Pjetër Popaj, famullitar i Kishës “Zoja e Shkodrës”, së bashku me mijëra besmitarë katolik kremtuan Krishtlindjet, duke i kthyer ato në një fest madhështore të paqes dhe të jetës. Nata e Krishtlindjeve, mbrëmë ishte një natë e veçantë, për të gjithë besimtarët e të krishterë shqiptarë , në të gjithë SHBA-së.
Meshtari dhe famullitari Dom Anton Kçira, i Kishës Katolike Shqiptare “Shën Pali ” në Detroit – Miçigan u shprehu urimet më të mira për të gjithë besimtarët e të krishterë shqiptarë në Amerikë, dhe kudo që ndodhen, përmes një mesazhi dërguar për Festën e Krishtlindjes.
Në mesazhin e famullitarit dom Anton Kçira, thuhet” Vëllezër e motra në këtë vit, kemi pse të gëzohemi se Kosova u bë e pavarur nga skllavëria shkullore e sllave. Në këtë vit edhe shteti amë Shqipëria mori ftesën e pranimit në NATO, dy ngjarje të mëdha dhe me rëndësi historike për shqiptarët ku do që janë.

Në këtë vit Krishtlindja, ceket në mesazhin e tij do të shënohet në një atmosfer festive në tërë Kosovën ,ku pa dallim edhe pse pjesa më e madhe është ajo e fesë Islame, por këtu shifet se edhe në Kur-an gjinden vargjet e lindjes së Krishtit, ku të dy palët do t’a festojnë këtë fest si vëllezër, dhe si kurr një herë më parë.
“Me rastin e festës së madhe të Krishtlindjes, Dom Anton Kçira, thotë në mesazhin e tij ju uroj të gjithëve përzemërsisht ta gëzoni këtë ditë të shënuar të lindjes së shpresës e të forcimit të besimit tek Zoti! dhe tek mesazhet që kjo natë e shenjtë përcjell tek të gjithë besimtarët”
Dom Anton Kçira, thotë ndër të tjera se uroj që Krishtlindja t’ju ketë gjetur me më shumë paqe në vetvete dhe devotshmëri e mirëkuptim njerëzor. Shëndet e mbarësi për të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë e punojnë”! –
Baft Krishti që lindi për të gjith njerëzit, të jetojmë në dashurin e tij dhe si të till, do të mundemi të mbajme besimin, të cilit i takojme dhe në këtë mynyrë do të tregojmë se jemi bijët e një Zoti që besojmë në Të. Me këto dëshira t’ju dëshiroj të gjithë atyre që e pranojnë këtë datë të madhe historike, jo vetem për ne, por për mbar njerëzimin, që drita e Krishtit le të mbretëroi në zemrat tuja.
Në emër të famullise dhe në emër të këshillit të kishës si dhe të motrave të nderit, të Kishës Katolike Shqiptare Shën Pali, në Detroit, ju dëshiroj paqe, dashuri, razi , gëzimin dhe bashkim në familjet tuja. Për shumë mot Krishtlindja dhe viti i Ri 2009, përfundon mesazhi tradiconal i Krishtlidjes nga Meshtari dhe famullitari Dom Anton Kçira, i Kishës Katolike Shqiptare “Shën Pali ” në Detroit – Miçigan

Të dashur vllezër e motra shqiptar, iu është drejtuar në urimin dhe mesazhin e tij dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Katolike Shqiptare në Amerikë “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork,”Në këtë kohë të shenjt të Krishtlindjes, ju deshiroj të gjithë shqiptareve pa marrur parasysh se çfar besimi paqen e Krishtit Foshnje.
Dom Pjetër Popaj, thotë se kjo festë e dalluar pikërisht për të krishteret por edhe për ata që besojnë në një Zot të vetëm Ai i Lumi u bjen paqë e dashuri. Ai lind për të prurë paqë krejt njerëzimit që brohoritet me zërin e Engjujve duke kënduar “Lavdi Zotit në Qiell e paqe njerzëve vullnetmir mbi tokë.” Ai lind në paqë, predikon paqën dhe në fund të jetës së Tij tokësore duke vdekur në kryq e len paqën e vet duke thënë, “Fali o At se nuk dinë se çka bëjnë”, dhe persëri kur ngjallet prej se vdekuri u paraqitët apostujve duke thane,” Paqja me ju.” Edhe sot në shekullin 21 mundohen fuqit shekullore me e asgjasuar Misterin e dashuris e të paqës sè Zotit të Mishëruar Ai prap lind në zemra tona. A thue se Zoti nuk i njeh zemrat e njerzëve. Sigurisht që po. Por lind pse i don. Zoti sillet me ne sikur prindërit me fëmij të vet që edhe kur mëkatërojnë kundra tyre gjithnjë i dojnë pse janë të tyre. Gjithashtu ne jemi të Zotit. Dhe për atë arësye na ka krijua.
Në fund të urimit dhe mesazhti tradicional të Festës së Krishtlindjes, dom Pjetër Popaj, ceku se kjo Festë e mrekullueshme na kujton se Zoti ka bërë punë të mëdha edhe ndër ne si shqiptar, dhe ne duhët ta falnderojmë pa pushuar që ndër shekuj na ka ruajtur si komb, të dalluar për besnikëri e bujari, e këto dy virtyte ndoshta kanë qenë edhe shpërblim prej Zotit për të pasur Gjergj Kastriotin, Skenderbe dhe shenjtreshën Nënen Tereze dhe për hir të tyre Shqiperija me u çlirua dhe mandej Kosova. Në këtë kohë të shenjt të Krishtlindjes të falënderojm këtë Mbret të Paqës dhe lutemi që gjithë shqiptarve tu sjell hir, bekim dhe bashkim me Zotin dhe me njëri tjetrin. Gëzuar Krishtlindja, përfundon mesazhi i dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Katolike Shqiptare në Amerikë “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork”.

BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE