Besimtaret e krishtere festojne Krishtlindjet

Besimtaret katolik festojne Krishtlindjet – Malësi

Krishtlindjet janë festuar masivisht në Malësi ku një pjesë e konsiderueshme e komunitetit i përkasin besimit katolik. Në mesnatë katedralja e Tuzit është mbushur me besimtarë të shumtë. “Jezusi ka lindur në tokë mes njerëzve për tu sjellë gëzimin paqen dhe shenjtërinë gjatë gjithë shekujve mbarë njerëzimit”. Ky ka qenë lajmi i mirë i përcjellë dhe urimi për paqe ndaj besimtarëve të shumtë.

Besimtaret e krishtere festojne Krishtlindjet – Shqiperi video 1video 2

Besimtaret e krishtere sot festojne lindjen e Krishtit. Pavaresisht motit te ftohte, qindra besimtare lane shtepite e tyre dhe moren pjese ne meshen qe u zhvillua ne Katedralen e “Shen Palit”, ne Tirane.

Arkipeshkevi i Durresit dhe Tiranes, Imzot Rrok Mirdita ka uruar te gjithe besimtaret me rastin e festes.
“Per shume vjet Krishlindjet! Qofshi te bekuar ne jeten tuaj”, uroi ai. Nje urim i vecante ka shkuar edhe per shqiptaret e Kosoves, te cilet perfaqesoheshin nga ambasadori kosovar ne Shqiperi. Per here te pare Kosova feston lindjen e Krishtit si nje shtet i pavarur.

Ceremoni te ngjashme jane organizuar ne te gjitha katedralet ne qytetet e Shqiperise. Katolike dhe ortodokse me qirinj te ndezur ne duar jane lutur dhe kane nisur festimet e nates se bekuar te lindjes se birit te Perendise, Jezu Krishtit.

Festa e Krishtlindjeve eshte shnderruar tashme ne nje tradite festive jo vetem per besimtaret e krishterimit, por edhe per te gjithe te tjeret qe e konsiderojne ate si nje dite te vecante, ku duhet te mbizoteroje atmosfera festive dhe harmonia mes njerezve.

Sic e kerkon edhe tradita, pas kremtimeve ne kisha dhe katedrale njerezit bejne urimet e rastit edhe mes tyre, duke shkembyer vizita e dhurata.

Festohen Krishtlindjet ne Kosoven e pavarur – Kosovë video 1

Të gjithë besimtarët katolikë në Kosovë kanë kremtuar Krishtlindjet.Mesha kryesore është mbajtur në mesnatë në katedralen “Zoja Ndihmëtare” në Prizren. (UPDATE)

Me këtë rast Ipeshkvi i ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me dëshirën për paqe dashuri, mirëkuptim e tolerancë mes njerëzve.

Ceremoni e ngjashme është zhvilluar edhe në kishën Shendou në Prishtinë, ku të gjithë besimtarët katolikë shënuan festën e lindjes së Krishtit.

Mesazhe urimi për nderë të Krishtlindjeve kanë dërguar udhëheqës të institucioneve, lider të partive opozitare dhe personalitete të tjera vendase e ndërkombëtare.

Nëpërmjet një komunikate për media, presidenti Fatmir Sejdiu ,ua ka uruar qytetarëve të vendit, Papa Benediktit XVI dhe Ipeshkëvit të Ipeshkëvisë së Republikës së Kosovës, Imzot Dodë Gjergjit, festën e Krishtlindjes.

Mesazhe urimi ka dërguar edhe kryeministri Thaci duke kujtuar se këto janë Krishtlindjet e para që festohen në Kosovën e Pavarur. Ndërkaq kryeparlamentari Jaku Krasniqi duke vlerësuar arritjet e popullit shqiptar ka thënë se ky popull ka arsye t’i kremtoj këtë vit krishtlindjet, duke uruar që në Kosovë të mbretërorjë paqja,lumturia dhe tolerance.

Krishti Lindi! Ceremoni edhe ne Kishen Ortodokse – Shqiperi

Besimtaret ortodokse kane marre pjese ne ceremonine e Lindjes se Krishtit ne oret e para te mengjesit te sotem ne Kishen Ortodokse Autoqefale.

Ky moment konsiderohet mjaft i rendesishem per besimtaret ortodokse pasi tashme lindi nje femije Zot per t’i shpetuar ata. Mesha tradicionale e kremtimit te lindjes se Krishtit eshte mbajtur nga kryepeshkopi i Tiranes, Durresit dhe te gjithe Shqiperise, Anastasi ne gjuhen greke. Ne fund te meshes Janullatos ka uruar te gjithe besimtaret ne gjuhen shqipe

“Le ta festojme ardhjen e shpetimtarit me nje rezistence cilesore ndaj mentalitetit sundues dhe zemerngurtesise. Fjala e Perendise te na mbushe me fuqi dhe optimizem”, tha kryepeshkopi, Janullatos.

Besimtaret ortodokse kane uruar njeri tjetrin ne kete feste Krishtlindjes per me shume paqe, miresi ndermjet tyre

Ndryshe nga besimtaret katolike qe lindjen e Krishtit e kremtojne ne mesnaten e dates 24, besimtaret ortodokse e kremtojne ate ne mengjes ndonese eshte e njejta feste.

Festa vijon gjate gjithe dites se sotme me dreken tradicionale ne familjet ortodokse.

Krishtlindjet, Papa uron ne 64 gjuhe video 1

Papa Benedikti i 16-të u uron Krishtlindjet, besimtarëve katolikë në mbarë botën. Këtë vit Papa uron në 64 gjuhë të ndryshme, një më shumë se vitin e kaluar, njoftoi Selia e Shenjtë.

Ndër tjera ashtu sic është bërë traditë nga Ati i Shenjtë, një urim vjen edhe për besimtarët shqiptarë gjatë mesazhit “urbi et orbi” në sheshin Shën Pjetër.