Bota Sot: 2008-Shqipëria në NATO, Kosova e pavarur, viti historik i shqiptarëve

Berisha : Viti 2008 është viti i shqiptarëve. E vërteta më e madhe e këtij viti është se ai ishte viti i pavarësisë së Kosovës, si kurorëzim i një përpjekjeje mbinjerëzore, si një kryevepër e qëndresës së gjithanshme të shqiptarëve të Kosovës dhe kombit në tërësi, i cili, duhet ta pranoj, në një kuadër ligjor ndërkombëtar tmerrësisht të salduar dhe të konsoliduar, ia doli të shpallë pavarësinë. Me këtë akt, shqiptarët fituan dinjitetin që e kishin të përgjysmuar, gjersa gjysma e tyre nuk ishte e lirë.
Viti 2008 është viti i shqiptarëve, një vit ndër më të mëdhenjtë në historinë e kombit. Ky vit është viti kur Shqipëria mori ftesën e anëtarësimit në NATO. Kjo ftesë ka rëndësi të shumëfishtë, por dy janë më kryesoret. Shqiptarët do të kenë mundësi si komb i lirë të ndërtojnë të ardhmen e tyre, të shkëputen nga historia e tyre e mbijetesës dhe të hyjnë në historinë e ndërtimit të lirisë. Së dyti, ky është gjithashtu një moment i madh, sepse pas disa shekujsh pushtimesh, copëtimesh e diktature, vendi kthehet në familjen e kombeve të lira perëndimore. Nuk ka mëdyshje se ftesa e Shqipërisë për anëtarësimin në NATO dhe anëtarësimi i saj në NATO përbën, pas betejave të Skënderbeut dhe faqeve të ndritura që ai shkroi në histori, momentin më të rëndësishëm në rikthimin e kombit dhe të vendit në familjen e kombeve që ai i përket.

BENSONHURST BROOKLYN NY : Viti 2008-ta nën vështrimin e disa kryetitujve kryesorë të artikujve dhe reportazhve të gazetës kombëtare Bota Sot nga SHBA-së Në fund të çdo viti secili prej nesh bën një farë bilanci, kështu që edhe Bota Sot nga SHBA-së, paraqitete me këtë kronologji kryetitujsh.

Janar 2008:

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se Kosova është e gatshme për njohjen ndërkombëtare të pavarësisë. Ai këto komente i bëri në aeroportin ndërkombëtar JFK në New York
Në Nju Jork, u zhvillua pelegrinazhi i përvjetëshëm, 32- vjetori i vdekjes së gjeneral Abaz Kupit
Ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se, u diskutua per raportin e fundit per Kosoven
Reagon komuniteti dibrane ne Amerike : Qeveria e Maqedonise duhet te rishikoje vendimin per vizat me shqiptaret
Akademi perkujtimore kushtuar dy vjetorit te vdekjes së presidentit Rugova – Daci :” Kujtojme Anteun e Shekullit tone, ikonen e Pavaresise se Kosoves dr. Ibrahim Rugoven”

Shkurt 2008:

DioGuardi: John McCain, president, do te bente me shume per Kosoven e çeshtjen shqiptare – LQSHA, hidhet ne fushat per kandidatin republikan John McCain
Kosova dhe anetaresimi i Shqiperise ne NATO perbejne bazen e veprimtarise se mergatës shqiptare në Amerikë
Reportazhi : Bostoni, qyteti amerikan ku shqiptaret po sfidoin me restorante
Ne seline e Kombeve te Bashkuara, ne Diten Nderkombetare te Perkujtimit te Holokaustit, u hape ekspozita qe mban titullin: “Besa: Kodi i Nderit – Shqiptaret qe shpetuan hebrenjte gjate Holokaustit”: “Rrefimi i jashtezakonshem i Shqiperise, ku nje komb i tere, si popullate, ka vepruar bashkerisht per t’i shpetuar hebrenjte, eshte nje rrefim i papershkrueshem”

FBI dorozoi dosjen Artur Shehut :

17 Shkurt – “Dasma e Madhe” shqiptarët e Amerikës dalin në sheshet e qyteteve amerikane për të festuar Pavarësinë e Kosovës
Shqiptarët e Amerikës pjesë e hsitorisë në ditën e Pavarësisë së Kosovës- Gjysmë milonë shqiptarë dalin në sheshet e rrugët e Amerikës për të festuar Pavarësinë e Kosovës

Mars 2008:

Nje vdekje qe tronditi mbare opinoinin amerikane. Vdekja e 42 vjeçares shqiptare Deshira Selimaj hapi debate te shumta
Protesta : Anastasios Janullatos e pordhos 100 vjetorin e Nolit ne Boston “Janullatos Go Home”
Valdete Idrizi,nga Kosova fituese e çmimit ndërkombëtar “Gra të Guximshme” Çmimi Ndërkombëtar për Gra të Guximshme është i vetmi vlerësim që jep Departamenti i Shtetit për gra që kanë marrë role udhëheqëse në botë. Ky vlerësim shihet si një mundësi unike për diplomacinë transformuese për çështjet e gruas.
Shoqata Atdhetare Dibrane se bashku me Pavaresine e Kosoves, festoi edhe 7 Marsin, Dites e Arsimit Kombetar Shqiptar, 8 Marsin Diten Nderkombetare te Gruas
Me 22 Mars 2008, tek varri i Kryepeshkopit Theofan Stilian Nolit, shqiptaret e Amerikes perkujtuan 100 vjetorin e dites kur u mbajte Mesha per here te pare ne gjuhen Shqipe ne sallen “Knights of Honor” te Bostonit : Gjenia e Peshkop Nolit, percaktoj gjuhen Shqipe, ne mesherimet kishtare si themelin e kombit Shqiptar

Prill 2008:

Shqiptarët e Amerikës festa për të shënuar ftesën e NATO-s për Shqipërinë dhe lirimin e gjeneralit Ramush Haradinaj kryetarit të AAK nga Tribunali i Hagës. Ceremoni festive janë shënuar në komunitetin shqiptar në Nju Jork, Nju Xhersi, Illinoisi, Detroit dhe Washington
Në New York u përkujtuan ditët e Mbretit të shqiptarëve- 5 – së- 7-të dhe 9-të Prilli . Legalistët dhe mbretërorët e Amerikës, lider të diaspores nacionaliste, udhëheqës demokartë duke kujtur ditët prillit, arritën ta mbanin dhe ta përcillnin në vite idealin zogist, për një Shqipëri Etnike
Permendore per viktimat e komunizmit Ottawa

Maj 2008:

Mërgata shqiptare në Amerikë, mbajti protestë për lirimin e të burgosurve politik, që mbahen ende në burgjet famëkeqe të Podgoricës.
Nderron jete ish-krye-imami i Qendres Islamike Shqiptare ne Micigan, Vehbi Ismaili
Perafersisht nje milioni dollare nga shqiptaret e Amerikes per Katedralen Nena Tereze ne Prishtine – Jim Xhema dhuroi 100 mije dollare

Qershor:

Ne New York, u zhvillua festivali “Dita e Tradites Shqiptare” .Feste ne natyren e bukur amerikane, feste e te gjithe shqiptareve, nga Tetova, Tirana, Çameria, Prishtina, Presheva, Plava, Gusia dhe Malesia
Mbrriti ne New York Presidenti i Republikes se Kosoves dhe ministri i Jashtem z Skender Hyseni – Lobim për njohjen e mëtutjeshme të Kosovës në OKB

Korrik 2008:

Festohet Dita e Pavarësisë së SHBA – 4 Korrik – 232 vjetori i ditëlindjes së SHBA-së
Kampionati i Tete Vjetor i Golfit qe KKSHA-ja mbajti te marten, kesaj rradhe u zhvillua per te shenuar nga kjo organizate festen e Pavaresise se Kosoves
Një çmim i rrallë: Nga 780-dollarë amerikanë një kopje e librit “Ditë Kafenesh” e Ismail Kadaresë shitet në Amerikë për 650 dollar-

Gusht 2008:

Një milion e 300 mijë dollarë për Katedralen Nëna Terezë Botohet lista e plotë e donatorve shqiptarë në SHBA-së, $721,226 te premtuara dhe $580,000 te dhuruara
New Jersey: Shqiptaret e Amerikes u tubuan ne perkujtim te 64 vjetorit te genocidit ndaj popullsise Çame
Dy shqiptar hidhen ne mes te flakeve te shpetojn jeten e nje gruaje ne New York
Takimi i liderve kosovar me presidentin Bush në Shtëpinë e Bardhë “Moment Historik” – “Takim Burrështetasish” . Presidenti amerikan George W. Bush rikonfirmoi mbëshetjen e tij për pavarësinë e Kosovës dhe tërësinë territoriale të saj

Shtator 2008:

SHBA: Arrestohet ish-konsulli i përgjithshëm serb në New York, Igor Millosheviç.Serbia me pasoja në se nuk e dorëzon Kovaçeviçin, 50 milion ndihmë pritet të bllokohen nga Senati Amerikan.
Amerikanët përkujtojnë shtatë vjetorin e 11 shtatorit
Dy Presidetet e Shqiperise dhe Kosoves, Topi e Sejdiu u takun me shqiptaret e Amerikes

Tetor 2008:

Fiter Bajrami përcolli tek të gjithë besimtarët mesazhe paqe, lumturi
e dhe mirëqënie .Për të gjithë besimtarët shqiptarë mysliman, festa ishte e veçantë, pasi për herë të parë Fitër Bajrami festohet me Kosovën e pavarur dhe marrjen e ftesës së Shqipërisë në Nato.
Engëll: Raporti midis SHBA-ve dhe Maqedonisë nuk do të ndryshojë

Një natë e paharruar në Boston – me aktorin shqiptar Jim Belushi
Nju Jork ; U festua Dita e Kolombit – 35 mije njerez defiluan ne sheshin Amerika Shqiptaret e Amerikes, festuan se bashku me italianet Diten e Kolombit

Çamët, në SHBA letër presidentit francez Sarkozy
Shtëpia e Bardhë : U zhvillua nënshkrimi i Protokollit për anëtarësim të Shqipërisë në NATO nga presidenti amerikan Xhorxh Bush

Nëntor 2008:

Barak Obama – presidenti i 44 i SHBA-së
Biberaj kerkon ne OKB hetim per gjenocidin serb ne Kosove
Dy perfaqesues te Vatres takohen ne Uashington me zyrtaret e lart te USAID
Nju Jork: Simpozium me rastin e “100-vjetorit te Kongresit te Manastirit (14 nentor – 22 nentor 1908)'”

Në Amerikë filloi aksioni për ndihmë Mitrovicës
28 Nëntor 2008, U festua me moton: Shpallja e Pavaresise se Shqiperise, vazhdim i natyrshem deri tek shpallja e Pavaresise se Kosoves, me 17 shkurt 2008, realizimin e endrres se kahemotshme te te gjithe shqiptareve – bashkimin e te Shqiperise, me te gjitha trojet Etnike.

Dhjetor 2008:

Nju Jork: VATRA, shtroi dark nderi per zvendes Ministren e Puneve te Jashteme znj. Edit Harxhi . Harxhi : “Vatra pasqyra e ndergjegjes sone kombetare, ne Diaspore”
Në Nju Jork u shënua 19 – Vjetori, i themelimit të Degës së LDK -së
Qato arrinë një fitore historike, duke mundur në “shtëpinë” e tij ose mbretërinë e boksit, teksa shkatërron bokserin amerikan David Estradën në 6 raunde

Shqiptarët katolik në Amerikë festojnë Krishtlindjet
Tre shqiptarët e Fort Dix-it – presin vendimin që do të merret në prill 2009 – Gjyqi i shpalli i me faj
Mërgata shqiptare në Amerikë bën apel për lirimin 10 ish pjesëtarëve të UÇK-së

BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE