Pritje spektakolare e Vitit të Ri në Nju Jork Vit i Ri 2009- E ardhme e re Gëzim i ri

Nju Jork : Nata e Vitit të Ri, tek shqiptarët u festua me gëzim e hare në shenjë të pavarësisë së Kosovës dhe Shqipërisë në NATO

TIME SQUARE – NEW YORK CITY : Kalimi i vitit që lamë pasë dhe ardhja e Vitit të Ri – 2009, në Nju Jork, u bë kur moti theu të gjitha rekordet, përkatësisht temperaturave më të ulta në këto 30 vjet e fundit. Megjithse, temperatura në mesnatë arriti deri në minus 10 gradë celsius dhe njujorkezve ju krijojë ndjesinë e dimrit të vërtetë – me ngrica dhe “fltuturza” dëbore, rreth 1 milion njerëz u mblodhën në sheshin Time Square, të prisnin ardhjen e Vitit të Ri 2009 . Në bulevardin kryesor të qytetit metropolit të botës, Nju Jorkut të 12 milion banorëve,sheshin e famëshëm Time Square, ndriçimi karateristik dhe mahnitës janë një bukuri e rrallë.
Në vendin e quajtur “shtiza e topit ndriçues” e vendosur në pjesën më të lartë të një gradaçieli në mes të sheshit, janë përqëndruar shikimet e miliona njerëzve. Ndriçimi festiv që imiton furrilat dhe stërkalat e dëborës, dritat e shkreptimave me të gjitha ngjyrat e ylberit, sipas idesë së tyre, u kujton njujorkezve, se festa është mu në zemrat e tyre !
Në disa sheshe, të tjera të qytetit u montuan disa televizorë gjigandë, që të krijojnë përshtypjen e atmosferën e ngjashme me atë në Time Square ”. Ç’donjëri mund të shohë koncertin festiv që zhvillohet në shesh, ku këndojn e profermojn Natasha Bedingfield, Fall Out Boy, Jesse McCartney, Ne-Yo, Pussycat Dolls, Solange dhe Robin Thicke, e shumë fytyra të Hollivudit. Koncertin festiv e çeli John Lennon me këngën “Imagine” dhe në 60 sekondate fundit të ndrrimit të viteve në ekran shfaqet Frank Sinatra dhe kënga e famëshme “New York, New York”, e shoqëruar nga disa balerina që kërcejnë origjinal në mes të sheshit. Në shesh nën tingujt e muzikës do të këndojnë e kërcejnë në mënyrë vetë, duke e rritur edhe më shumë atmosferën festive edhe të gjithë ata njerëz që presin në shesh ndrrimin e viteve
E ndërsa SHBA-së, dhe mbarë bota kalojnë një krizë të thellë ekonomike, në Nju Jork, duket se as që do të ndihet, kur afro milion njerëz mblidhen në Sheshin Times Square të qytetit, për të kremtuar ardhjen e Vitit të Ri, një nga ngjarjet që tërheq më shumë vëmendjen e shikuesve në mbarë botën. Masat e sigurimit janë më të fortat, rreth 10 mijë policë patrullojnë gjithë qytetin. Akademia e policisë ka sjellur në ndihmë edhe 1100 rekrutë të rinjë .
Departamenti i policisë i qytetit të Nju Jorkut ka një histori të pasur përsa i përket sigurimit të popullsisë gjatë festave të mëdha. Nata e Vitit të Ri ka filluar të kremtohet që nga viti 1904 dhe policia ka ditur gjithmonë të ruajë rendin. Njerëzit janë të lajmëruar që të mos sjellin çanta shpine apo çanta kampimi, se pijet alkoolike janë të ndaluara dhe se ato do të konfiskohen në se dikush i sjell në Shesh. Në pika të veçanta ka edhe dedektor.

Sipas traditës 100 vjeçare në këtë shesh gjithçka shoqërohet me hedhje fishekzjarresh, drita dhe muzikë, si edhe do të lëshohet Topi i Madh tradicional, nën britmat, përqafimet dhe puthjet e gëzuara të miliona njerëzve së ngjirur duke numëruar edhe sekondate fundit.

Çdo vit, qindramiliona njerëz rreth e përqarkë botës, i hedhin syt nga sheshi i famëshëm në Nju Jork, “Times Square”. Aty ku për mëse 100- vjet, është në fokus një “Top” i madh shumë dritësh dhe i kristalët që quhet “Waterford Crystal Times Square New Year’s Eve Ball”. Ky “top” në orën 11: 59 të mesnatës së datës 31- dhjetor, të çdo fundviti, duke rënë në telekomandën e zakontë, shënon deri në orën 12:01 dhe ardhjen madhështore të Vitit të Ri, në Nju Jork. Rënëja e këtij “topi”, shoqërohet vazhdimisht me zërin e fuqishëm të afro një milion njerëzve, që presin në sheshin “Times Square”, me gezim të madh ndrrimin e viteve. Numërimi i çdo sekonde, është parë gjithëmon si simbol i bashkimit të njerëzve, i dashurisë, i shpresës së madhe, i ndrrimit, e simbol i endërrvae për të ardhmen.
Kryetari i bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Michael Bloomberg ka thirrur çiftin e njohur Clinton si Mysafir Nderi dhe “detyra e tyre”, do të jetë shtypja e butonit për lëshimin e globit të madh të kristaltë dhe fillimin e numërimit të sekondave të fundit të vitit, ngjarje që do të shihet nga qindra miliona njerëz në mbarë botën. Dy figurat më popullore të qytetit, ish Presidenti e SHBA-së, William Jefferson Clinton dhe ish senatorja e Nju Jorkut, e cila fillon edhe detyrën e Sekretares së Shtetit, Hillary Rodham Clinton, janë padyshim edhe dy miq të medhenjë të shqiptarëve.
Është ndezur në New York, edhe bredhi më i famshëm në botë, i cili e ka zanafillën e dekorimit në dhjetor 1931, duke u bërë simbol i shpresës për të ardhmen. Tradita zyrtare nisi në 1933, kur për herë të parë një bredh prej më shumë se njëzet metra u ndriçua përpara mijëra spektatorëve. Bredhi i këtij viti, i lartë 22 metra, e sollën qysh në Krishtlindjet nga New Jersey dhe është dhuruar nga familja Varanyak. Emri që ju vendos është shumë simbolik: Mrekulli . Dekorimet kanë qenë bërë me drita shumëngjyrëshe, 25 mijë kristale dhe një yll Svarovski prej tre metrash, që peshon dy kuiintal e gjysëm.
Enti i turizmit, për qytetin e Nju Jorkut, thotë se për festat e fund vitit – Krishtëlindjet dhe Vitit të Ri, sollën një rritje të numrit të vizitorëve në zonën e Nju Jorkut, në krahasim me çdo vit. Shkalla e rezervimeve në hotele ka qenë gati dy edhe tre fishë më e lartë në krahasim me vitin e kaluar, thonë ata. Organizuesit thonë se Times Square, prej 11 shtatorit 2001, është bërë një nga zonat më të sigurta të qytetit të Nju Jorkut, dhe se ftesa është e hapur për të gjithë ata që duan të marrin pjesë në kremtimet me rastin e Vitit të Ri.

Viti i Ri tek shqiptarët e Nju Jorkut

Megjithse nuk dihet sesa ka qënë numri i shqiptarëve, të cilët e kaluan natën ndrrimin e viteve në sheshin e famëshëm Time Square, por mendohet se qindra të rinjë shqiptarë kanë qënë atje. Ndërsa pjesa më e madhe e familjeve të emigrantëve shqiptarë, frekuentojë t’a kalojë këtë natë në lokalet luksoze të Nju Jorkut. Këngëtarë e grupe muzikanëtësh të komunitetit, këngëtar mysafirë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi , Maqedonia, personalitete të njohura në opinionin shqiptar dhe më gjerë për shumë kontribute dhe veprimtari kulturore, e shoqërore e politike, në SHBA, kanë marrë pjesë në darkën festive të ndrrimit të motmoteve.
Kështu që organizatorët e këtyre darkave duket se ia kanë arritur disi qëllimit dhe të kenë kënaqur sado pak bashkëatdhetarët tanë. Duke, plasuar në këtë mënyr pothuajse të gjitha vlerat, e nga disa nga virtytet më të bukura të traditës shqiptare, të festuarit të festës së Vitit të Ri, edhe këtu në Amerike. Këtë vitë ardhja e Vitit të Ri, i gjen shqiptarët para tre ngjarjve më të mëdha në historinë e tyre , Kosova pret nji vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, Shqipëria pret të bëhet në prill anëtare e NATO-s, dhe në qershor pritet inagurimi i rrugës historike – arteries së kombit shqiptarë rrëugës Durrës – Kukës, Prishtinë.

BEQIR SINA, New York