KONKURS – Për ndarjen e 5 (pesë) Bursave EURO PACT

“Euro Pact” group, në kuadrin e të cilit vepron kompania “Euro Petrol”, pronari i zinxhirit të njohur malazias të pikave të karburantit, me dëshirën që t’i kontribuojë ndërtimit dhe zhvillimit të Malesisë dhe Malit të Zi si shoqëri e dijes, shpall:


K O N K U R S

Për ndarjen e 5 (pesë) BURSAVE EURO PACT, për vitin shkollor 2007/2008, studentëve më të mirë nga treva e Malësisë.

Bursa individuale njëvjeçare është 1000 euro.

Bashkë me fletëparaqitjen duhet të dorëzohen:

• Një biografi e shkurtër (me të dhëna kontaktimi);
• Vërtetimi për regjistrimin e rregullt të vitit studimor në vitin shkollor 2007/2008;
• Vërtetimin mbi numrin e provimeve të dhëna dhe notën mesatare nga fillimet e studimeve deri në afatin e qershorit të vitit 2008;
• Vërtetimet, diplomat dhe dokumentet e tjera të cilat, sipas vlerësimit të kandidatit, mund të ndikojnë në vendimin përfundimtar të Komisionit për ndarjen e BURSAVE EURO PACT.

Studentët e interesuar, fletëparaqitjet bashkë me dokumentacionin e nevojshëm mund t’i dorëzojnë deri të martën, më 20 janar 2009, në adresën:

“Euro Pact” d.o.o., Tuzi bb, me shënimin:
“Për Komisionin për ndarjen e BURSAVE EURO PACT”

Komisioni për ndarjen e BURSAVE EURO PACT e mban të drejtën për të ndryshuar shumën dhe numrin e bursave të ndara në kuadrin e fondit të konstatuar për shpërndarje.

Kontakt tel/fax 020 875 972,020 603 851 ; e-mail: europact@cg.yu

“Euro Pact” group

KOMENTOJE