I biri i John Travoltes dhe Kelly Preston, Jett, 16 vjeç vdiq në Bahama

Legjenda e Hollivudit John Travolta, është një ndër aktorët më të preferuar të publikut shqiptarë

NASSAU – Bahama : Aktori amerikan John Travolta po kalon nje tragjedi familjare, pasi djali i tij 16 vjecar ka nderruar jete per shkak te semundjes se autizmit.
Ngjarja ndodhi ne Ishujt Bahamas ku Travolta, bashkeshortja e tij Kelly Preston dhe dy femijet po kalonin pushimet e festave te fundvitit. Lajmin e ben te ditur burime policire të u referohen të dhënave që kanë marrë nga “Rand Memorial Hospital” ne ishullin ku ndodhi ngjarja.
Jett ishte femija i pare i ciftit Travolta i cili ka edhe nje vajze 8 vjecare. Para disa kohesh, aktori kishte deklaruar se i biri vuante nga sindroma Kawasaki, nje semundje e rende e gjakut qe shpesh shkakton probleme kardiake.
Lajmi tashmë se djali i aktorit të famëshëm John Travolta, vdiq në Bahama, ka “pushtuar” medien botërore. Në lajme thuhet se Jett mbasi iu morën mend dhe koka e tij u përplas në dyshmen e dhomës, ra pa ndejnja. Ngjarja ndodhi në shtëpinë ku ai dhe familja e tij kish shkuar me pushimet e fundvitit . Shërbyesja e tyre e gjeti të vdekur djalin 16 vjeçar të John Travoltës, i cili ishte pa ndjenja në banjo. Kjo ndodhi ditën e premete në mbrëmje. Ai u dërgua menjëherë në spitalin Freeport – Bahama, ku edhe u deklarua i vdekur.
Djaloshi u pa për herë të fundit të shkonte në banjo një natë më parë se të gjendej e vdekur, pasi familja Travolta një historie konfiskimesh dhe sekuestrimesh, thuhet në një dekleratë. Policia, deklarojë se me parë se të mbyll këtë çështje, ka në planë të kryej edhe autopsin .

Nderkohe, autoritetet ne Bahamas kane kryer nje autopsi per te qartesuar shkaqet e vdekjes, ndersa sipas burimeve, femija nderroi jete pasi perplasi koken ne shtepine verore te familjes. Pasi u gjet pa ndjenja ai u transportua ne spital por nuk mundi te mbijetonte.
Një zëdhënëse tjetër e policisë, Loretta Mackey tha se Jett Travolta, i biri i John Travoltës, ka goditur kokën në vaskën e banjos.
Ndërsa zëdhënsja e spitalit Rand Memorial Hospital në Freeport, ku edhe djali 16 vjeçar i John Travoltës, Jett, u deklarua i vdekur, tha se nuk japim asnjë dekleratë pas gjithëçka është një shqetësim private dhe shumë familjar.
Jett është djali më i madh i aktorit të famëshëm John Travolta, i cili këtë fëmijë e ka me aktoren Kelly Preston. Ata kanë edhe një vajzë gjashtë vjeçe. Martesa John Travolta dhe Kelly Preston. “Duhet të vazhdosh ta mbash martesën. Ne flasim për çdo gjë. Ne rritemi dhe ndryshojmë me njëri-tjetrin, sepse asnjëherë asnjë gjë nuk qëndron njësoj. Duhet të vazhdojmë të ndryshojmë”. Ky është sekreti i martesës së aktorit John Travolta me aktoren Kelly Preston. Ata u takuan gjatë filmit “The eksperts” dhe ranë në dashuri me njëri-tjetrin. Janë martuar dy herë me njëri-tjetrin po në vitin 1991. Dasma e tyre e parë, më 5 shtator të vitit 1991, u deklarua ilegale, prandaj çifti u martua sërish.

Familja Travolta arriti për pushime në ishujt egzotik të Bahamas, me një aeroplan privat. Ata ishin vendosur në një vilë të tyren, ku kalojnë zakonisht pushimet edhe aktorët e famëshëm, në pjesën që thirret Old Bahama Bay , ku ndodhen edhe hotelet me të njohura me kazinote. ” Në këtë zonë turistike Old Bahama Bay, e njohur për turizmin egzotik dhe kasinotë, familja Travolta, ishte bërë si e shtëpisë ,tha presidenti i kompleksit turistik Ginn Resorts, Robert Gidel,,


Legjenda e Hollivudit John Travolta, është një ndër aktorët më të preferuar të publikut shqiptarë.

John Travolta dhuron 15.000 dollarë amerikan (7.700 funtë) për viktimat e uraganit në Florida, më 2 mars, 2007, në natën e premierës së filmit të tij të ri për biçikleta “Wild Hogs”. Aktori ia prezantoi këtë shumë të hollash Max Pullen-it, ryebashkiakut të qytetit Lady Lake, në Florida, ku më 2 shkurt (2007), në rajon vdiqën 21 njerëz nga një varg uraganesh. Travolta i cili ka jetuar katër vite në qytetin aty afër, Ocala, tha: “Këto gjëra ndodhin në Florida dhe kur ato ndodhin ne të gjithë duhet të bëjmë diçka për të ndihmuar.
Vetëm ndjeva se ishte koha e duhur për të ndërmarrë diçka. Ne jemi duke promovuar një film. Mendoj që hapjet dhe promovimet më të mira të një filmi janë kur ato bëhen për bamirësi dhe për t’i ndihmuar njerëzve. Unë jetoj këtu. Këta janë njerëzit e mi. Gjersa Pullen shtoi: “Kjo domethënë shumë dhe ndihmon në gjallërimin e popullit tonë. Gjithashtu ekziston një ndryshim i madh kur një yll i madh si John Travolta kujdeset për ata.”
Dy ngjarjet më të rëndësishme të dy viteve të fundit ishin John Travolta dhe Michelle Pfeiffer sjellin në kinema filmin e ri muzikal “Hairspray”. Pas afro 20 vitesh në udhëtim, filmi klasik i John Walters u transformua në një shfaqje të Broadway-it duke fituar çmime Tony në vitin 2002….ndërkohë që kjo ide i ka kaluar të gjitha parashikimet me filmin e ri që doli në kinematë amerikane.

Legjenda e kinematografisë, aktori John Travolta i bëri një ndryshim drastik pamjes së tij të jashtëme duke luajtur në film rolin e mamasë së Tracy-it, zonjen Edna Turnblad. I njohur për rolin e tij në filmin e vitit 1978, “Grease”, Travolta pritet të sjell një triumf tjetër me interpretimin e tij në “Hairspray”.
Regjisoreve të filmit, u tha se iu deshen pothuajse dy vite që ti mbushnin mendjen Travoltës për të luajtur rolin e Ednes.
Aktori i njohur John Travolta, thuhet se ia patë ofruar t’i pilotojë përgjatë Atlantikut vajzat e grupit Spice Girls me anë të aeroplanit të tij privat, vitin e kaluar, kur ato të fillojnë turneun e tyre botërorë. Ylli i filmit “Pulp Fiction”, i cili luajti rolin e pilotit për bendin e ribashkuar, ka thënë, “Duket një ide e shkëlqyeshme. Ata nuk bëjnë gjëra gjysmake”.
Travolta, i cili është pilot i certifikuar dhe ka në pronë të tij pesë aeroplanë, ka shtuar: “Kam pilotuar që nga viti 1974 kur kam bërë fluturuesin e parë timin me krahë. Çdo pjesë e të ardhurave të mia shkonte në mësimet për të drejtuar aeroplanin”.

BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE