Festimi i Vitit të Ri 2009 në Night-Club “ECLIPSE”

Me datën 01 janar 2009, në ambijentin e mrekullueshëm të Night-Club “ECLIPSE” u organizua një mbrëmje me rastin e Vitit të Ri 2009, ku rinia e Malesisë u bashkua t’a festojnë së bashku, në këtë mbrëmje festive të rinjet e trevës së Malësisë i argëtoi këngëtarja e mirënjohur Violeta Marniku, nën orkestrimin e Samir Beqaj si dhe DJ Driton Nicaj, të cilët mbajtën një nat shumë të këndshme për të gjithë të rinjët e Malësisë, poashtu edhe në këtë mbrëmje festive, nuk mungoi as prezenca e këngëtarit të mirënjohur nga Malësia Lekë Dedvukaj, i cili me këtët rast i këndoi disa këngë.

Ambienti Night-Club “ECLIPSE”, ishte i përmbushur përplot me të rinjë dhe të reja, të Malësisë të cilët duke kënduar dhe vallëzuar kremtuan një atmosferë festive deri në orët e para të mëngjezit.

“Viti i Ri është ditëlindja e çdo njeriu, le ta festojmë të gjithë së bashku, si një familje e vetme duke e çuar vështrimin jo tek gjërat që duken por tek ato që do të donim të shihnim për njerëzit e këtij vendi.

Stafi ynë uron të gjithë qytetarëve të Malesisë dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë Gëzuar Vitin e Ri 2009!

FOTOGRAFITË KOMENTOJE