Jett tani është një Engjull i Zotit !
FREEPORT – BAHAMA : Jeta është shpesh herë edhe e pamëshirshme dhe nuk pyet se kur dhe ku troket! për të mirat apo për të hidhërimet e saja. Janë njerëzit ata që i përjetojnë dhe i përballojnë shpirtërisht të mirat e dhimbjet e kësaj jete. Kësaj rradhe e keqja mu në fillim të këtij viti “trokiti në derën” e shtëpisë Travolta, në Freeport të ishullit përrallor Bahama. I dërrmua nga pikëllimi, aktori i famëshëm John Travolta, foli për herë të parë të djelën rreth vdekjes së djalit të tij – djali i madhi i dy fëmijëve të familjes Travolta, që u nda nga jeta në moshën 16 vjeçe, duke thënë se ai dhe familja e tij në këto momente po përjetojnë dhimbjen më të madhe në jetën e tyre.
Në një kohë ndrrim vitesh, kur e gjithë bota, thuajse po gëzojnë ardhjen e Vitit të Ri, fatkeqësisht familja Travolta, shkruajn të përditëshmet amerikane, do t’a fillojë me hidhërim. Familja Travolta , në faqen e tyre të internetit www.travolta.com., publikojë sot, për here të parë foto-albumin familjar, në kujtim të humbjes së djalit të tyre Jett Travolta. Ata dhanë deklerata dhe shprehen respekt për të gjithë ata që dërguan mesazhe ngushëllimi nga e gjithë bota e artistëve, adhuruesve të tyre, miqve e shokëve.
Ylli i kinemas Joh Travolta, gruaja e tij Kelly Preston dhe vajza 8 vjeçe Ella Bleu thuhet se kan si qëllim që me anë të këtij foto albumi familjar, dhe dekleratave të tyre, të ndajnë së bashku me të gjithë ata që iu bashkuan kësaj humbje të madhe me dhimbjen e shkatuar. Aktori John Travolta deklaroi se ai dhe gruaja Kelly Preston, janë thellësisht të vrarë në zemër për vdekjen e djalit të tyre 16-vjeçar Jett. Ata thanë se “Jemi të pikelluar që patëm kaq pak kohë për të kaluar me të, por, ne do t’a kujtojmë gjithnjë në përjetësi atë- lutemi që shpiti i tij të prehet i qetë në parasjë”, tha John Travolta, në një deklaratë të publikuar në faqen familjare të internetit.
Dhimbja në familjen Travolta është shumë e madhe!
Jon Travolta në emër të familjes, luti edhe të tjerët të luten edhe ata që “Biri i tyre, të prehet i qet në parajsë!”. “Kemi marrë shumë mesazhe ngushellimi nga e gjithë bota dhe ne duam t’i falenderojmë të gjithë për lutjet dhe mbështetjen duke na u gjendur shumë afër në këto çaste.Çdo mesazh i tyre ishte shumë domethënëse për ne”, tha ylli i kinemasë botërore John Travolta. Travolta, kujtojë si e thërriste ai me të përkëledhur, ashtu si i thërrasin zakonisht prindërit fëmijët e tyre me belbëzimin “bebushi im”.
Gazetarët shkruajn se ai e bënte këtë nga që ai ishte shumë i lidhur me fëmijët, edhe me të birin dhe disa mendojnë si ai është tip njeriu shumë më ndryshe nga shumë yje hollivudiane, duke i mbajtur fëmijët gjithmonë pranë vetes nën grohtësin e dashurinë prindërore. “Ai është i pari dhe zemra ime…. dhe është shumë special,” do të thoshte Travolta…”Ai ishte djali i babit dhe tani është një egjull…. dhe… ishte ai që ne shpenzonim shumë kohë bashkë, në udhëtime, në natyrë…sepse im bir dhe bija ime e dashurojn shumë jetën”. “Ndoshta ne ishim prindërit qe kemi shpenzuara më shumë kohë me fëmijët dhe me të vërtet jemi krenar për këta dy fëmijë të mrekullueshem, që na i fali Zoti”.
I biri i yllit të kinemasë John Travolta, Jett, vetëm 16 vjeç, vdiq papritur…..
Avokati i John Travolta, Michael Ossi, konfirmoi i pari lajmin e hidhur se Jett, djali i yllit të kinemasë vuajti nga një sëmundje e cila i jepte shpesh herë humbje ndjenjash. Kështu ndodhi edhe të premten në mëngjes në shtëpinë e pushimeve të familjes në Old Bahama Bay Hotel në Ishullin e Grand Bahama-s. Ai u dërgua menjëherë në Spitalin Rand Memorial në Freeport, ku u deklarua i vdekur. Zëdhënësja e policisë Loretta Mackey tha se fatkeqi Jett kishte rënë me kokë në vaskën e banjës në momentin e humbjes së ndjenjave. Raportet spitalore treguan se Jett vuante nga Autizmi, dhe një sëmundje e quajtur sindroma Kawasaki. Në moshën dy-vjeçare Jett pati një komplikim që për pak i morri jetën.
Travolta është i martuar me një yll tjetër, të kinemasë aktoren Kelly Preston dhe janë prindër edhe të një vajze, e cila quhet Ella Bleu, 8 vjeçe. John ka në pronësi 5 avionë personalë, të madhësive të ndryshme, të cilët i parkon mbrapa shtëpisë së tij gjigande dhe me të cilët ka fluturuar vetë në timon mbi 30,000 milje. Edhe vetë emri i të birit, Jett, flet për pasionin e tij për avionët dhe fluturimin.
Autizmi :
Mirpo, kush është sëmundja e Autizmit? e shpjegon më së miri faqja e internetit www.multikulti.org.uk. E cila është një agjension lokal për këshilla mjeksore. Multikulti thotë se megjithëse autizmi është identifikuar ne vitin 1943 ende është paaftësi relativisht e panjohur. Por është vlerësuar se më shumë se 1.5% e popullsisë në botë kanë dikë që vuajnë prej çrregullimeve nga spektri autistik. Njerëzit me autizm nuk kanë aftësi të kufizuara fizike dhe pamja e tyre është si çdo person pa aftësi të kufizuara. Për këtë shkak është vështirë të krijohet më shumë dijeni dhe mirëkuptim për këtë gjendje.
‘Për shkak se fëmijët me autizm duken ‘normal’ njerëzit mendojnë se ata janë të pasjellshëm apo prindërit nuk mund ta kontrollojnë fëmiun. Njerëzit zakonisht e shohin këtë si ‘dështim’.
Çka është autizmi?
Autizmi është paaftësi zhvilluese e përjetshme e cila ndikon në mënyrën se si personi komunikon dhe sillet me njerëzit rreth tyre. Fëmijët dhe të rriturit me autizm kanë vështirësi të kenë afërsi me të tjerët në mënyrë të thjeshtë. Në përgjithësi aftësitë e tyre për të zhvilluar shoqëri dhe aftësia e tyre për të kuptuar shprehjet emocionale të njerëzve të tjerë janë të kufizuar. Njerëzit me autizm shpesh mund të kenë paftësi të tjera, por çdonjeri me këtë gjendje ka vështirësi të kuptojnë gjërat në botë. Ekziston edhe një gjendje tjetër që quhet sindromi i Asperger, i cili i përshkruan njerëzit me lloj më të lartë të autizmit. Për më shumë informata lexoni fletushkën “Sindromi i Aspergerit”‘
Realiteti për personin me autizm është e pështjelluar, një grumbull i ngjarjeve bashkëvepruese, njerëzve, vendeve, tingujve dhe pamjeve. Duket që nuk ka kufi të qartë, rregull apo kuptim për asnjë gjë. Një pjesë e madhe e jetës time e kaloj duke u munduar të gjejë kuptim pas çdo gjëje.’
Cilat janë karakteristikat e autizmit?
Në përgjithësi njerëzit me autizëm përjetojnë vështirësi në tri mënyra kryesore, këto njihen si treshi i dobësive.
Bashkëveprimi shoqëror (i vështirë me marrëdhënie shoqërore, për shembull duket i ftoftë dhe indiferent për njerëzit e tjerë).
Komunikim shoqëror (vështirësi me komunikim verbal dhe jo verbal, për shembull nuk i kuptojnë plotësisht kuptimin e gjesteve të zakonshme, shprehjeve të fytyrës apo tingullin e zërit).
Imagjinatën (vështirësi në zhvillimin interpersonal të lojërave dhe imagjinatës, për shembull aktivitete të kufizuara imagjinative, mundësisht të kopjuara në mënyrë të shtanguar dhe përsëritëse).
Si shtojcë të treshit të dobësive shpesh si karakteristikë janë edhe sjelljet e përsëritura dhe kundërshtime nëse gjërat e përditshme ndryshohen.
Çka e shkakton autizmin?
Shkaku apo shkaqet e autizmit janë ende të panjohura por studimet tregojnë që faktorët gjenetik janë me rëndësi. Poashtu nga studimet është e dukshme që autizmi mund të jetë i lidhur me gjendjet e tjera që ndikojnë në zhvillimin e trurit që ndodhin para, gjatë apo menjëherë pas lindjes së foshnjës.
Diagnoza
Sa më shpejtë që bëhet diagnoza e autizmit aq më shumë ka shans që personi të merr ndihmë dhe përkrahje të duhur.
A mund të ju ndihmohet njerëzve me autizëm?
Arsimim i posaçëm dhe përkrahja e organizuar mund të bëjë ndryshim të madh për jetën e personit me autizëm, duke ju ndihmuar për t’i shtuar aftësitë dhe për të arrit potencial të plotë më vonë në moshë.
BEQIR SINA, New York