“Shqipëria është pjesë e qëndrimeve zyrtare të BE-së”
Gjuraj: “Demarshe te tilla deri tani duket të kenë dështuar pasi sonte në darkë filloi inkursioni tokësor i Forcave Mbrojtëse Izraelite në Veri të Gaza-s. Pra, ndërhyrja nga toka tashmë është një realitet. Qeveria izraelite, sipas shtypit vendas, mbrëmë në darkë ka dhënë ok-ein për ndërhyrjen tokësore, e cila, sipas Ministrit të Mbrojtjes Barak ‘pritet që të të jetë e gjatë, me plot vështirësi, sfida dhe viktima. Le te presim zhvillimin e metejshem te ngjarjeve…”
TEL-AVIV – Ndërkohë, Izraeli ka vijuar tashmë për të dhjetën ditë sulmet ajrore dhe së fundi, duke nisur nga nata e së shtunës edhe ato tokësore në rripin e Gazës. Fakti i mësipërm është konfirmuar për HERMESNEWS nga një prononcim ekskluziv që dha të shtunën në darkë Ambasadori i Jashtzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Izrael, Prof. Tonin Gjuraj. Ai nuk ka nguruar që t’i përgjigjej pyetjeve të mëposhtme të gazetës:
Zoti Ambasador, a ndiheni të kërcënuar së bashku me funksionarët e tjerë të trupit Diplomatik nga vala e luftës që ka përshkuar këto ditë rripin e Gazës në Palestinë? E shtroj këtë pyetje pa pasur ndonjë njohuri të fortë gjeografike por nisur nga fakti se sipërfaqja e shtetit të Izraelit është e vogël…
Për të qenë realistë nuk ndihemi të kërcënuar është larg kryeqytetit Tel-Aviv, ku është i vendosur i gjithë Trupi Diplomatik. Natyrisht që ka një kujdes të veçantë të Ministrisë së Punëve të Jashtme këtu dhe asaj në Tiranë për Përfaqësinë tonë dhe stafin. Natyrisht që po ndjekim nga afër ngjarjet. Në Tel-Aviv situate në tërësi është e qetë sepse konflikti është mjaft i izoluar, vetëm Brenda territorit të rripit të Gazës.
Si e kanë justifikuar autoritetet izraelite masakrimin e mbi 400 civilëve në Gaza, pas bombardimeve në qendrat e banuara? C’fare i është komunikuar zyrtarisht Trupit Diplomatik të akredituar në Tel-Aviv në lidhje me kete inkursion të fundit ushtarak 10-ditor kundër Palestinës?
Sipas autoriteteve izraelite, sulmi në Gaza ka synuar dhe synon goditjen e forcave terroriste të Hamas-it dhe JO civilët atje. Pra, sulmi erdhi si kundërpergjigje dhe vazhdimit të hedhjes së raketave në qytetet jugore izraelite nga militantët e Hamasit, si dhe refuzimit të këtyre të fundit të armëpushimit me Izraelin.
Ministrja e Jashtme e Izraelit, T. Livni, ka organizuar një briefing me Trupin Diplomatik më datën 28 dhjetor në Sderot, qytet vetëm 3 kilometër larg larg Gaza-s, i cili ka qenë objekt i goditjeve nga raketat Kassam që prej 8 vjetësh, ku edhe isha I pranishëm. Atje patëm rastin që të shihnim direct situatën në zonën praën Gazës.
Ministrja e Jashtme e Izraelit deklaroi se “Forcat Mbrojtëse Izraelite po bëjnë cmos që të shmangin civilët, edhe pse këta, sipas asaj, dhe hapësirat publike, si shkolla, qendrat e banuara apo institucionet e kultit atje, po perdoren nga Hamasi për interesat e tyre dhe për të fshehur arsenalin ushtarak, raketat, etj..
Sulmi, gjithnjë sipas autoriteteve izraelite synon shkatërrimin e bazave dhe infrastrukturës së Hamas-it dhe nuk synon një rikthim të Izraelit përsëri në Rripin e Gaza-s, që siç dihet është larguar prej atje në 2005-ën.
“Nuk mund të ketë shtet palestinez me Hamas-in në Gaza” – kanë përforcuar autoritetet izraelite.
“Kjo nuk është një luftë midis dy shteteve – kanë thënë më tej autoritetet izraelite, por midis Shtetit të Izraelit dhe një organizate terroriste si Hamas-i.
Në këtë kontekst, ata i kanë kërkuar edhe bashkësisë ndërkombëtare që të dënojë Hamas-in, si fajtorin kryesor të fillimit të konfliktit të armatosur atje.
Cili është qëndrimi zyrtar i Shqipërisë në këtë konflikt? E kam fjalën, përveç deklaratës zyrtare të Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Lulzim Basha më 28 dhjetor 2008, në sensin që situate atje po precipitin dita-ditës?
Natyrisht që ka pasur dhe ka reagime të Bashkimit Europian dhe ne jemi pjesë e qëndrimeve zyrtare të BE-së në lidhje me këtë konflikt.
Lutem edhe dicka më konkrete në lidhje me demarshet e diplomacisë ndërkombetare në përgjithësi për stopimin e luftës…
Në fakt, demarshet ndërkombetare diplomatike kanë nisur menjëherë pas fillimit të sulmit ajror të Forcave Mbrojtëse Izraelite në Gaza, pra që prej datës 27 dhjetor. Presidenti I Francës Sarkozy, Ministri i Jashtem francez Kushner, Egjipti dhe Turqia duken të kenë qenë në vijën e parë të këtij demarshi. Bashkimi Evropian ka bërë të qartë që në fillim se “nuk ka zgjidhje ushtarake të konflikti në Gaza”. Eshtë e vërtetë që nesër (të dielën-A.L.) pritet që të vijë në Rajon Presidenti francez, Sarkozy, i cili pritet që të hënën në mëngjes të takohet me Presidentin e Autorietit Palestinez, M. Abbas, për të diskutuar krizën në Gaza.Po ashtu, Kryeministri i Turqisë është nisur drejt Arabisë Saudite për të diskutuar të njëjtën çështje.
Nga ana e saj, Gjermania ka kërkuar nga vendet arabe që të ndikojnë më shumë në zgjidhjen e konfliktit atje, në mënyrë që Hamas-i të ndalonte hedhjen e raketave Kassam në drejtim të territorit izraelit dhe Izraeli të ndalojë sulmet. Amerikanët vazhdojnë të dënojnë Hamas-in dhe ta fajësojnë atë si shkaketar të përkeqësimit të situatës në Gaza.
POR, demarshe te tilla deri tani duket të kenë dështuar pasi sonte në darkë filloi inkursioni tokësor i Forcave Mbrojtëse Izraelite në Veri të Gaza-s.
Pra, ndërhyrja nga toka tashmë është një realitet. Qeveria izraelite, sipas shtypit vendas, mbrëmë në darkë ka dhënë ok-ein për ndërhyrjen tokësore, e cila, sipas Ministrit të Mbrojtjes Barak “pritet që të të jetë e gjatë, me plot vështirësi, sfida dhe viktima”. Le te presim zhvillimin e metejshem te ngjarjeve…..
Ju faleminderit për prononcimin dhe kohën që na vutë në dispozicion në dispozicion Zoti Ambasador.
Faleminderit ju dhe gazetes Hermesnews.
Beqir Sina, New York/ Hermesnews