Tony Blair, mik i madh dhe i përjetëshëm i shiqptarëve

Nga pozita e Presidentit të 43-te i SHBA-ve George W. Bush do të nderoi me shpërblimin më të lart të Amerikës: “Medalja e Lirisë” – Tony Blair

Ish – Kryeministri britanik, Tony Blair, ka deklaruar se Kosova; është një nga sukseset më të medha të karrierës së tij. “Me dorën në zemër – mendojë se kam bërë atë që ishte më se e drejta”, ka thënë Blair kur u largua nga detyra.

WASHINGTON D.C: Ish kryministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, në fillim të javës së arthëshme vjen në Washington, për të marrë medaljen më të lart civile, me të cilën Presidenti në ikje e SHBA-së, George W. Bush, do t’a nderojë atë, me motivin; ” I palëkundur në mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën kundra terrorisimit”, kështu deklarojë, dje, Shtëpia e Bardhë.
Kjo medalje për ish kryeministrin Tony Blair, vjen pasë medaljes së marrë nga Kongresi Amerikan, me të cilën ai u nderua në vitin 2003. Tony Blair në arenën ndërkombëtare ka marrë vleresimet maksimale, për një punë shumë të mirë me vendimin për t’iu ngjitur ish Presidentit amerikan Bill Clinton, me 1999 me nderhyrjen në Kosovë.

“Medalja e Lirisë”, njihet si shpërblimi më i lartë civil në SHBA.

“Medalja e Lirisë”, jepet nga Presidenti i SHBA-së, personave të veçantë gjatë një presidence, si vlersim për rolin dhe kontributtin e tyre. Ceremonia do të mbahet ditën e martë në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti i 43-të i SHBA, George W. Bush, mbasi shërbeu për 8 vjet , në krye të këtij vendi, u dallua teksa vuri në jetë një detyrë parësore të tijën, luftën ndërkombëtare kundra terrorisimit, deri në “strofkullat” e Al Qaides. Megjithse, risku ka qënë i madh, adminsitrata Bush, mendon se edhe suksesi ka qënë i madh, si në Afganistan me largimin nga pushteti të talebanve edhe në Irak me rrëzimin e Sadam Hyseinit.
Dana Perino, zëdhënsja e shtypit, të Shtëpisë së Bardhë, tha se Presidenti Bush, po me të njëjtën medalje gjatë kësaj presidence ka nderuar disa personalitete Kjo medalje do t’u jepet me të njëjtin motivacion edhe Presidentit të Kolumbisë, Alvaro Uribe si dhe kryeministrit të Australisë John Howard.
Të tre liderit janë dalluar gjatë kësaj presidence, për lidhjet e forta me SHBA-së, përkatësishtë në luftën ndërkombëtare kundra terrorisimit, kriminalitetit dhe drogës. Ata e përkrahen dhe e mbështetën këtë luftë me shpres që të sillinin lirinë anembanë, paqen e sigurinë e popujve, duke e bërë botën edhe më të sigurtë” tha Dana Perino, zëdhënsja e shtypit, të Shtëpisë së Bardhë,
Ndërsa, zëdhënsi për shtyp i ish kryeministrit të Britanisë së Madhe, tha se ky çmim për Tony Blair, është “nderi i madh” që i bënë SHBA-së. “Ky çmim është edhe një vlerësim, dhe refelktim i kurajos të gjithëve atyre burrave e grave me uniformë ushtarake, që shërbejnë në Forcat Ushtarake, duke bërë sakrificën më sublime, për paqe, siguri, liri e demokraci, dhe të mbrojnë të drejtat e njerëzve, anembanë botës. Ky është nderimi më i lartë gjatë 20 vjet karjere politike, për ish kryeministrin e Britanisë së Madhe Tony Balir.
Në ceremoninë e dorzimit të medaljes pritet të marrin pjesë edhe kryeministri i Britanisë së Madhe Gordon Brown si dhe Presidenti i Francës, Nikola Sarozy, dhe Presidenti i 44-të i SHBA- Barack Obama, i cili pret inagurimin e tij më 20 janar. Analistët amerikanë, e kanë vlersuar liderin britanik, Tony Blair, si njeriun i cili arriti të ngre gjatë periudhës së tij, marrdhëniet mes Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara deri në zenit. Në një nivel thonë ata të pa parë ndonjëherë në historinë e të dy vendeve.
Medalja presidenciale “Medalja e Lirisë”, filloi të jepet për her të parë nga Presidenti Harry Truman në vitet ’50-ta, për të nderuar civilët që kan dhën kontribut të madh për interesat amerikane, paqen në botë, ose përpjekjet në fushën e kulturës, shkencë, artit, sportit dhe mjeksisë. Ndër personat që janë nderuar më parë me këtë medalje janë: Pope John Paul II, fituesja e çmimit Nobel, Nënë Tereza e shqiptarëve(ish Presidenti amerikan Ronald Reagan më 21 qershor 1985 , shpërbleu me çmimin Medalja e Lirisë Nënë Terezen), John Kenndy, Nelson Mandela, Simon Wiesenthal, Colin Powell, Ronald dhe Nancy Reagan, Gerald dhe Betty Ford, Billy Graham, Jesse Owens,Wesely Clark, Irving Berlin, Walt Disney dhe John Wayne .

Kush është Anthony Charles Lynton “Tony” Blair

Ish – Kryeministri britanik, Tony Blair, i cili më 27 qershor 2007 dha dorëheqjen nga ky postë ka deklaruar se Kosova; është një nga sukseset më të medha të karrierës së tij. “Me dorën në zemër – mendojë se kam bërë atë që ishte më se e drejta”, ka thënë Blair, kur u largua nga detyra. Tony Blair në arenën ndërkombëtare ka marrë vleresimet maksimale, për një punë shumë të mirë me vendimin për t’iu ngjitur ish Presidentit amerikan Bill Clinton, me 1999 me nderhyrjen në Kosovë, luftën kundër ngrohjes globale dhe marreveshjen e paqes me Irlandën e Veriut. Si pika me problematike në politikën e tij është përmendur nderhyrja ne Irak. Kush eshte Tony Blair !?!
Tony Blair, është duke u “bërë gati”, të hidhet në një fushatë, për të “kapur” postin e Presidentit të Komisionit Evropian. Ky post karakterizohet, dhe njifet si “Presidenti i Europës”. Kjo, ambicje e re, po vjen menjëherë pasi njeri prej ish- kryeministrave me të suksesëshëm në historinë e Britanisë së Madhe. Tony Blair. aktualisht ushtron detyrën e të dërguarit të Kuartetit për Lindjen e Mesme, Rusinë, SHBA, BE dhe OKB. Jep leksione në disa universitete botërore.

I biri i nje avokati dhe profesori, Tony Blair lindi ne Edinburg (Skoci), por kaloi shumicen e femijerise se tij ne Durham. Ne moshen 14-vjeçare ai u rikthye ne Edinburg, per te perfunduar arsimimin e tij ne kolegjin “Fettes College”. Ai studioi jurisprudence ne Oksford dhe beri hapa para per t’u bere edhe vete nje avokat. Pasi doli i pasuksesshem ne zgjedhjet per kreret drejtues te Partise Laburiste, Blair fitoi nje vend ne zgjedhjet e pergjithshme te 1983-shit, duke perfaqesuar zonen elektorale te Sedgefieldit, ne moshen 30-vjeçare. Tony Blair beri, ne fakt, nje karriere te shpejte ne radhet e Partise Laburiste, duke u promovuar fillimisht ne qeverine hije si eksperti i thesarit me 1984.
Ai shume shpejt zuri vend ne postin e zedhenesit te industrise e tregtise para se te zgjidhej ne kabinetin hije te vitit 1988, ku ai u zgjodh, ne fakt, sekretari hije i shtetit per energjetiken. Ne vitin 1989 ai u zgjodh ne zyren apo sektorin e punesimit. Pas zgjedhjeve te 1992-shit lideri i ri i laburisteve Xhon Smith e promovoi Blair-in, si sekretari i ri i shtetit ne qeverine hije. Ishte kjo, ne fakt, edhe pikenisja e Blair-it, qe e beri figuren e qendrimin tij te famshme, qe laburistet do te ishin te ashper me krimin dhe çeshtjet e krimit.
Xhon Smith vdiq papritur ne vitin 1994 dhe ne lidershipin qe e pasoi Tony Blair fitoi nje shumice bindese, persa i perket mbeshtetjes brenda partise se tij. Blair papritur e lançoi fushaten e tij per modernizimin e Partise Laburiste qe dominohej nga plotesimi i ambicies per te levizur disi me ne qender, ku ai pa, ne fakt, edhe rrugen e tij te fitores.
Ai e hoqi qendrimin mbi pronen publike dhe ne kete kohe solli ne jete termin “New Labour”. Partia laburiste fitoi zgjedhjet e pergjithshme te vitit 1997, pas 18 vitesh ne opozite. Ne moshen 43-vjeçare Tony Blair u be keshtu kryeministri me i ri ne Britanine e Madhe, qysh nga koha e Lordit te Liverpulit me 1812. Ai eshte i martuar vetem nje here. Ka grua Eeri Buth (Cherie Booth) dhe se bashku kane kater fe
mije. Femija i tyre me i vogel, Leo, ishte i pari femije i lindur i nje kryeministri ne detyre, qysh prej 150 vjetesh. Tony Blair u ri-zgjodh edhe nje here ne zgjedhjet e vitit 2001, dhe dha doreheqjen me 27 qershor 2007. Mbetet si nje nder Kryeministrat me te suksesshem te Britanise se Madhe.

BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE