Topi: Skenderbeu, e kotë përpjekja për tjetërsim

shiko VIDEO

Ata shpresonin se kjo do t’u sillte po ate fat dhe fame qe pati sa qe gjalle princi i shqiptareve. Plot 514 vjet me pas, per kreun aktual te shtetit shqiptar, roli i Skenderbeut shenoi historine moderne te shqiptareve.

“Ndonje mendje e roberuar, e pajisur me nje guxim regresiv, perpiqet sot te tjetersoje rolin e Skenderbeut ne historine tone apo ne historine e qyteterimit Europian. Kjo eshte nje perpjekje e mjerueshme, sepse historia nuk pranon leksione: ajo jep leksione”, u shpreh presidenti i Republikes, Bamir Topi, duke folur ne nje konference per rolin e familjeve te medha, ne pervjetorin e vdekjes se Heroit Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

Pak kohë më parë një botim i studiuesit gjerman mbështetur edhe nga disa analistë shqiptarë hapi debatin mbi figurën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti në opinionin public. Në këtë botim studiuesi vinte në pikëpyetje origjinën e Skënderbeut. Presidenti dhe më herët edhe kryeministri Sali Berisha kanë hequr cdo dyshim mbi dualitetin e faktorit shqiptar lidhur me Skënderbeun duke mos hezituar t’i quajnë këto ide si mendje dashakeqe që kërkojnë t’i japin leksion asaj që vetëm jep leksione, historisë së një kombi.

Presidenti Topi beson se sot, Skenderbeu, pra Kryefisniku, eshte kudo, tek çdo shqiptar, si ideal dhe si realitet. /TCH, News24/

KOMENTOJE