Donacioni “Dy për Tuzin” nga Rochester Hills

Sot nën organizimin e Komunës urbane të Tuzit dhe bashkëpunim me përfaqësuesit e ambasadës amerikane në Podgoricë dhe pjesëmarrjen e drejtorave dhe nxënësve të shkollave nga treva e komunës urbane të Tuzit në gjimnazin “25 Maji” u mbajt takim me rastin e shpërdarjes së donacionit nga SHBA.
Donacioni “Dy për Tuzin” ishte si kontribut i bashkëpunimit mes komunes urbane dhe qytetit si motër Rochester Hills nga Michigani, të cilin e koordinojë Majori Bryan Barnett me bashkëshorten Corrin.

Donacioni përbehej nga materiale të domosdoshme për zhvillimin e arsimit dhe kalonte vlerën prej 10.000 $.
Aktiviteti u zhvillua në sallen solemne të gjimnazit “25 Maji” në Tuz, dhe ishin prezent kryetari i komunës urbane të Tuzit z. Çunmulaj, përfaqesuesi i ambasadës amerikane Aleksandra Bonura, drejtorat e shkollave nga kjo trevë.

Fjalen përshendetse e mbajti z. Smail Çunmulaj, Mark Berishaj dhe Aleksandra Bonura.
Ata ndër të tjerat falenderuan popullin amerikan për donacionin e berë duke e parë atë si një kontribut në avancimin e marrëdhënjeve mes dy popujve dhe vendeve. U falenderua gjithashtu kisha e Shën Palit në Detroit për kontributin e dhënë dhe finansimin e transportit.

Donacioni ju dorëzua përfaqesuesve të shkollave dhe disa nga nxënësit e kësaj trevë.
Gjithashtu një pjesë e donacionit ishte e paraparë për Klubin biçiklist “Besa”.

FOTOGRAFITË KOMENTOJE