Takohen në Tuz liderët e tri partive shqiptare

Përfaqësuesit e Alternativës Shqiptare, Lidhjes Demokratike dhe Forcës të shtunën në restorantin Troja, në Tuz, patën një takim me qellim të shqyrtimit të mundësisë të daljes së përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 29 marsit, njofton “Vijesti”.
Në këto bisedime prezent ishin Gjergj Camaj (ASH), Mehmet Bardhi (LD), Nazif Cungu (Forca) me bashkëpunëtorët e tyre të afërt.
Sipas informatave jozyrtare, të gjithë ranë dakord për bashkëpunim megjithatë nuk pati propozime konkrete se si do të duket ky koalicion. Ata u akorduan që bisedimet intensive të vazhdojnë në 15 ditët e ardhshme, ku do të punohet plani i qartë për daljen e përbashkët ne zgjedhje.
Sipas bashkëbiseduesit të “Vijesti” në këtë takim nuk ishin të ftuar përfaqësues të UDSH-së për arsye se ky ishte takimi iniciues ku është biseduar për projektin dhe qëllimin e koalicionit të mundshëm. “Nëse akordohemi me projektin atëherë do të ftojmë edhe tjerat subjekte nacionale të bashkohen rreth këtyre qëllimeve”.
Ndër qëllimet kryesore janë funksionimi i komunës së plotë të pavarur të Tuzit dhe bashkëveprimi në nivelin lokal në Ulqin.

KOMENTOJE