Përfaqësuesit e Zyrës te Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare ne Tuz, të LAB , bënë një vizitë vëllezërve tanë të burgosur në aksionin policor Fluturimi i Shqiponjës

Me 27 Janar, 2009, përfaqësuesit e Zyrës te Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare ne Tuz, të Lëvizjes “Atdheu na Bashkon” , bënë një vizitë vëllezërve tanë të burgosur në aksionin policor “Fluturimi i Shqiponjës”. Ky takim ishte një ndër përpjekjet e kësaj zyre që te vazhdojnë me vëzhgimin dhe monitorimin e të drejtave elementare njerëzore të komunitetit autokton shqiptar në Mal të Zi.

Përfaqësuesit i zyrës, me hulumtuesin për të drejtat e njeriut, bënë kërkesë drejtorisë së Entit për zbatimin e sanksioneve penale, që të vizitohen të burgosurit në aksionin policor “Fluturimi i Shqiponjës”. Nga organi i lartpërmendur u mundësua kjo vizitë pa vonesë.

Në fillim u bë takimi me drejtorin dhe bashkiakun e burgut. Ata treguan për “trajtimin e mirë dhe të dashur ndaj të burgosurve shqiptar”. Biseda kryesore e tyre ishte e fokusuar që, citojmë:” ne kemi një qasje të ngrohtë plot dashuri ndaj të burgosurve shqiptar, bile edhe e kanë një trajtim të veçantë ne krahasim me të burgosurit të tjerë”.

Më pas u bë takimi me të burgosurit.

Nga ky takim përfaqësuesit e zyrës nga të burgosurit mësuan se ato ishin të ballafaquar me problemet si vijojnë: Mungesa e ujë të pijshëm. Ata janë te detyruar ta blejmë ujin.

Mungesa e ujit te nxehtë me u larë, e nganjëherë mungesa e plotë e ujit.

Disa nga të burgosurit janë ankuar që kanë provokime në baza nacionale nga të burgosurit të tjerë.

Mungesa e literaturës në shqip në bibliotekën e burgut.

Mos lejimi i shtypi të shkruar në shqip.

Për te bërë një vizitë tek mjeku duhet pritur deri ne tri javë. Edhe pas vizitave mungon transparenca dhe mjeket nuk japin informacione lidhur me rezultatet e vizitave.

Një numër i te burgosurve nuk janë të kënaqur me mbrojtjen e tyre, gjegjësisht me disa nder avokatët te cilit nuk i kanë takuar edhe me nga katër muaj.

Ne përjashtim te një te burgosuri, të tjerët, as në gjuhën serbo/malazeze, nuk e kanë fituar vendimin në shkrim te akt-gjykimin.

Por, përveç këtyre ankesave, sipas tyre, janë bërë disa ndryshime pozitive drejt përmirësimit të kushteve dhe trajtimit, në kohën e fundit.

Vlerësimi i përfaqësuesve lidhur me gjendjen e të burgosurve është :

Gjendja e tyre fizike dhe veçanërisht psikike është shumë e vrazhdët. Një numër i madh i të burgosurve janë shumë të lodhur dhe e konsiderojnë te çuditshme mos reagimin e komunitetit shqiptar në nivel të duhur për të kërkuar drejtësi për torturat dhe padrejtësitë që i kanë përjetuar dhe akoma i përjetojnë.

Vlerësimet e njëjta i kishin edhe për përfaqësuesit politik shqiptar, te cilit, fillimisht bënë disa reagime, por kohën e fundit nuk dëgjohen se janë gjallë për këtë çështje.

Pas takimit me të burgosurit, përfaqësuesit e zyrës sërish u takuan me udhëheqësit e burgut, ku mes të tjerash, janë paraqitur ankesat e të burgosurve.
Duke u bazuar në standardet e risocializimit dhe penologjisë, në mënyrë profesionale është kërkuar:

Te lejohet shtypi shqip, kërkesë qe u aprovua nga udhëheqësit e burgut; Zyra ne Tuz do te siguroj te paktën 10 kopje te shtypit shqiptar ne jave për të burgosurit.

Biblioteka e burgut do të pasurohet me libra shqip për të gjithë të burgosurit shqiptarë. Edhe kjo kërkesë gjeti mirëkuptim;

U gjete mirëkuptim edhe ne kërkesën për te siguruar ujë te pijshëm. U aprovua angazhimi i një entit për toksikologji për të vlerësuar cilësinë e ujit; E njëjta gjë u premtua edhe për ujë të nxehtë dhe për mjeket qe te jene më te gatshëm te ndihmojnë te burgosurit dhe më transparent, por te ekzistojnë edhe e drejta për angazhim te mjekëve privat.

Gjate këtij takimi u arrit mirëkuptimi për vizita te mëtejshme për te verifikuar përmirësimet e premtuara te kushteve.

Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, dhe zyra e saj ne Tuz, do të jetë në mënyrë të përhershme vigjilente në monitorimin e këtij rasti si dhe të gjitha rasteve tjera ku ka të bëj me shkelje të të drejtave njerëzore.

Lëvizja “Atdheu na Bashkon”
Komisioni për te Drejtat e Njeriut dhe Pakicave Kombëtare.

KOMENTOJE