Kombetarja zhgenjen, rezultat i bardhe ne Malte

Kombetarja zhgenjen, rezultat i bardhe ne Malte
Kombetarja shqiptare zhgenjen dhe nuk perfiton nga ndeshja me Malten per te marre kryesimin e grupit 1.

Barazimi 0-0 ishte mese i merituar per te dyja skuadrat, madje maltezet jane treguar disa here te rrezikshem para portes tone, duke nxjerre ne pah problemet ne repartin mbrojtes.

Rasti me i mire per skuadren tone perfaqesuese ishte ai i minutes se 31-te te pjeses se pare, ku Skela nuk arriti te shenonte pasi doli vetem per vetem me portierin Haber. Pak sekonda me vone, ishte serish Skela qe nuk shfrytezoi nje kros te Duros. Pjesa e pare u mbyll me keto dy episode.

Ne 45 minuteshin e dyte, skuadra kuqezi u transformua pasi nuk arriti te rrezikonte asnjehere porten e kundershtareve, madje ishin keta te fundit qe me ane te Mifsud arriten te vinin disa here ne veshtiresi gardianin Isli Hidi.

Me kete rezultat, kombetarja shqiptare ngjitet ne kuoten e 6 pikeve, duke kapur vendin e trete pas Suedise dhe Hungarise. Ne takimin tjeter eliminator te boterorit 2010, kundershtari i radhes do jete Hungaria. / TCH/

Furra Tahiri