Qendra Islame Shqipëtare në Michigan feston pavarësinë e Kosovës

NJOFTIM GJITHË BASHKËKOMBASVE SHQIPTARË

Këshilli i Qendrës Islame Shqipëtare me në krye Imamin e Saj, Z. Shuajb Gërgurin, ka nderin t’ju njoftojë se ditën e
Shtunë me 14 Shkurt 2009 në orën 7:00 p.m. me rastin e një vjetorit te njerës prej arritjeve nga më të mëdhatë e Kombit Shqiptar,
Dekretimit të Pavarësisë së Kosovës, organizohet një Mbrëmje Solemne në sallën e Qendrës, me ç’rast është përgatitur një program i pasur kulturo-artistik. Në këtë mbrëmje do të argëtoheni nga grupi muzikor i Përparim Mefajt dhe Albina Ndrejajt. Gjithashtu me këtë rast do të mbahet një kumtesë lidhur me këtë ngjarje historike nga aktivisti i komunitetit tonë dhe ish Kryetari i Fondit Vendlindja Thërret Z. Luigj Gjokaj.
Ju a drejtojmë këtë ftesë me bindjen se asnjeri nuk do të mungojë në këtë tubim karakteri të veçantë kombëtar!

Hyrja : $20.00 për të rritur dhe
$10.00 për fëmijë.
(në këtë çmim përfshihet edhe darka)

Zoti e bekoftë Pavarsinë e Kosovës dhe mbarë shqiptarët.

QENDRA ISLAME SHQIPËTARE
19775 HARPER AVE. HARPER WOODS, MI 48225
TEL: (313) 884 – 6676, FAX: (313) 884 – 3993
E-MAIL: ALBISLAMCT@AOL.COM