Nën organizimin e FORCËS në restorantin “Ribnica” u organizua një takim me studentat shqipëtarë me qëndër universitare të Podgoricës.
Të pranishëm në këtë tubim, përpos numrit të madh të studentave (afro 80 veta) ishin edhe zyrtarët e lartë të kësaj partie:
Kyetari Nazif Cungu, nënkryetarë Xhaudet Cakuli, Genc Nimanbegu, kryetari i degës së Malësisë Elez Nikaj dhe nënkryetari Zef Nikprëlaj dhe zyrtarë të lart të tjerë.
Fjalën përshëndetëse edhe prezentimin mbi temën “Forca-Perspektivat dhe Zhvillimi” e mbajtën Nazif Cungu dhe Genc Nimanbegu.
Poahtu qëllimi i këtij tubimi ishte vërejtje, pyetje dhe propozime të ndryshme nga ana e studentëve.
Përpos pyetjeve të studentëv nga Ulqini si (çështja e punësimit, pronës private) të bëra nga studentët Flamur Zaga dhe Besnik Kovaçi, në tubim u bë fjalë edhe për çështjen e Malësisë, pyetjen të cilën e inicoi(bëri) studenti i fakultetit të mësuasisë në Podgoricë Albert Camaj : ”Cili është plani i Forcës se si ta fitoi Malesia komunën, sa punojnë Forca në atë aspekt për ta arrit këtë?”, ku pyetja e studentit Camaj ishte me vënd dhe hasi në përgjigje të qartë dhe precize nga ana e kryetarit Nazif Cungu dhe Genc Nimanbegu, të cilët u shprehën që Malësisë duhet bërë një plan se ajo mundet të egzistojë si komunë e plotë, ka kuadra dhe se asaj i takon edhe i ka takuar Komuna e plotë.
Poashtu thanë se do të punojnë për këtë çështje që Tuzi ta fitoi Komunën.
Poashtu nga studenti A.Camaj u bë pyetja për çështjen e koalicionit në mes subjekteve politike shqipëtare.? Përgjegjija ishte se koalicioni bjë mirë,mirë dhe asnjë të keqe.
Ky ishte tubimi i tretë me radhë (më parë në Shkodër dhe Tiranë) e tani në Podgoricë, ku në takim u ftuan të gjithë studentët që të marrin pjesë në vizitë në Budvë më 14 shkurt, të shohin zhvillimin e qytetit dhe të krahasohet me zhvillim të Ulqinit dhe fatit të Komunës Tuzit..
Në fund falenderojmë studentët për pjesmarrjen e tyre në numër të madh dhe njëkohësisht falemnnderojmë postën eleketorinike www.malesia.org për përcjelljen e aktivitetit.
Shërbimi Informativ i Forcës