Fillojnë përgatitjet për karnevalet “Koret” 2009

Edhe këtij viti, sikurse edhe vitet tjera në Malësi do të organizohen karnevalet “Koret” 2009, i cili tashmë u bë manifestim tradicional. Pra ky është organizimi i katërmbëdhjetë me rradhë i këtij manifestimi.
Ethet e koreve te të rinjët e Malësisë kanë filluar të ndihen tash disa jave më parë. Çdo ekipë(fshat) pjesëmarrës mundohet që ta mbaj sekrete për opinionin se ç’farë në të vertetë janë duke pergatitur ata për këtë karneval. Të gjithë jemi kurioz, por antarët në menyrë të denjë e mbajnë sekrete temat e natës finale.
Karnevali i sivjem fillon me 20.02.2009 kurse më 24.02.2009 është nata finale apo defileu kryesor, pritet që edhe sivjet të jetë i perciellur në menyrë të denjë nga qytetaret e Malësisë.
Mund të themi se karnevali “Koret” është njëri prej aktiviteteve të vetme në Malësi që janë bërë tradicionale, ky aktivitet më shumë kulturor shënon edhe ditën kur duhet të digjet anmiku, pra sivjet “Korën” e të gjitha të keqijave në 2008 do e djegin ekipi fitues i vitit të kaluar, ekipi i Kojës..
Për natën finale këtë vit janë të paraqitur përafersisht 9 ekipe, por numri i tyre ndryshon deri në fillim të karnavaleve.
Përveç grupeve nga Malësia, në karnavalet e sivjetme pritet që të marrin pjesë edhe grupe nga Mali i Zi dhe rajoni.
Sipas këshillit organizativ edhe këtë vit Karnevali “Koret” 2009 përkrahet finansjarisht nga mërgimtaret Malësorë në SHBA si dhe institucionet dhe kompanitë e ndryshme Malaziase, por edhe Malësore. Gjithashtu edhe këtë vit biznismenet Malësor dhanë një kontribut minimal lidhur me këtë aktivitet.

Programi i sivjetëm do të jetë si vijon më poshtë:

Programi i “Koreve” 2009

QKI “Malësia” Tuz, 20.02. 2009 19:00h Hapja solemne dhe Nata e humorit dhe e satires
Qëndra Pastorale mbas kishës së “Shna Ndout” Tuz, 21.02. 2009 20:00h Ballo nën Maska
Tuz, 22.02. 2009 13:30h Dita e femijëve (Defilimi nëpër qëndër të Tuzit)
Qëndra Pastorale, Tuz, 23.02. 2009 19:00h Nata e saragave dhe vërës
Tuz, 24.02. 2009 18:00h Nata Finale (Defilimi nëpër qëndër të Tuzit)

Për të gjithë ju vizitor stafi i MALESIA.ORG do mundohet që të gjitha netët ti përciellin me tekste, fotografi dhe video inxhizime. Shpresoj se do të qëndroni me ne dhe do të vizitoni faqën tonë gjatë ketyre ditëve.

KOMENTOJE