Nju Jork : Asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i avionit – 49 veta të vdekur

NEW YORK – Një avion i linjës ‘Continental Express Airlines’ është përplasur mbi një shtëpi në veri të shtetit federal të New York-ut, në kufi me Kanadanë, prefektuar Clarence, afër Buffalo-s. Deri tani të pakktën sipas burimeve mediatike numërohen 49 viktima. Dhe deri tani vetëm dy persona mendohet se kanë shpëtuar. Ndërsa të gjithë pasagjerët e tjerë që ishin në bordin e De Havilland DHC-8-400 (44 pasagjerë e 4 persona të ekuipazhit) janë të vdekur.

Por është dhe një tjetër viktime më shumë: behet fjale për një banor te zyrës qe u godit nga avioni dhe që ndodhej ne 6050 di Long Street. Të paktën dy të plagosur rëndë, nga ata që nuk ndodheshin në avion, por në shtëpitë e tyre ose vendet e punës u shtruan në spital. Zona ku u përplas avioni ndodhej te paktën 10 km nga aeroporti i Buffalo-s, shumë afër me kataraktin e Niagara-s . Zjarri që ra, vazhdojë dhe dy orë pas tragjedisë, pasi i ndihmuar edhe nga era e fortë nuk u mund të shuhej.

Sipas dëshmitarëve, avioni (3407 me kapacitet 79 vende ishte vetëm pjesërisht i zënë). Ishte nisur nga Newark ne New Jersey, kur ishte parë duke rënë si një “meteor” nga qielli: “Ndodhi një shpërthim i tmerrshëm, avioni ra poshtë papritur si të mos kishte më motorët në punë”, thanë disa persona për CNN. Në vendin e tragjedisë kanë mbërritur dhe autoritetet e Administrimi Federal i Avionëve (FAA)

Policia e Shtetit të Nju Jorkut thonë se të gjitha 48 persona në bord Continental Airlines fluturim # 3407 që u rrëzua në Qendrën Clarence dhe një person në terren mbetën të vdekur. Një nënë dhe vajza e saj, të moshës 57 dhe 22, janë trajtuar në spital dhe momentalisht thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën. Ato ishin pjesë e viktimave që u dërguan në Spitalin Millard Fillmore. Dy zjarrfikës vullnetar janë gjithashtu duke u trajtuar pasi tymi i madh u ka krijuar asfiksasion. Dhe pritet që edhe ata do të dalën më vonë nga spitali.

Rrëzimi i avionit shkaktoi një zjarr të madh

Një person thuhet se ka qenë në shtëpi dhe besohet se edhe ai ka vdekur. Deri më tani nuk ka patur shpjegime se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit që ra pesë minuta para se të ulej. Banorët vendas thane se dëgjuan një angullimë të lartë para se avioni të godiste tokën.
David Luce, që jeton shumë pranë vendit ku ra avioni tha se degjoi avionin disa çaste para rrëzimit.”Tingëlloi shumë lart dhe më pas zhurma pushoi,” i tha ai një gazete në Buffalo. “Pastaj një apo dy sekonda më vonë pati një shpërthim të jashtëzakonshëm. Mendova se diçka goditi shtëpinë time.”Avioni që operohej nga Colgan Air, me bazë në Virxhinia ishte nisur nga Newark për në Buffalo.

. Pas rrëzimit në vendin e ngjarjes shpërtheu një zjarr i madh. Aeroplani po udhëtonte nga Nju Jorku për në Bufalo. Gjatë fluturimit në këtë rajon moti ishte shumë i keq, me reshje të dendura bore. Administrimi Federal i Avionëve (FAA) pas verifikimeve konstatoi se kishin humbur jetën plot 49 persona, nga të cilët 44 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit të drejtimit të avionit.Një numër i madh ndërkaq, rezulton edhe për të plagosurit e këtij aksidenti të rëndë.
BEQIR SINA, New York