Sikurse në gjithë botën dhe në Malësi Shën Valentini është njëra prej festave të cilës të gjithë i kushtojnë vemendje. Me qën se dita e të dashuruarve në mbarë botë kremtohet ndryshe për dallim nga Malësia, tregon edhe vetë fakti se të rinjët e Malësisë të gjithë së bashku e pritën natën e Shën Valentinit.
Mbrëmë në night-club-in e Malësisë “ECLIPSE” në tingujt e muzikes së këngëtares së mirnjohur nga Tirana Rezarta Shkurta, e cila me tingujt e saj të mrekullueshëm e bëri këtë natë sa më festive.
Gjatë natës pat edhe muzik nga DJ dhe atmosfera ishte e mrekullueshme sepse të rinjët kishin mundesi të vallëzonin si në tinguj të muzikës shqipe ashtu edhe në tinguj të muzikës botërore.
Kjo natë kaq e rëndesishme për të gjitë të rinjët e Malesisë u festua deri në orët e mengjesit. Se ç’farë atmosferë ishte mbrëmë në night-club “ECLIPSE” tregojnë edhe vetë fotografitë e përgaditura nga antari ynë Albert C.