Pavarësia e Kosovës – Përmbledhje ngjarjesh

Rugova : “Pavarësi të Kosovës me miqësi të përjetëshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

PRISHTINE: Kosovën për një vitë prej kur ajo shpalli pavarësinë e saj (17 shkurt 2008– 17 shkurt 2009) e kanë njohur si shtet i pavarur e sovran 55 shtete të botës, nga 192 vende anëtare në OKB, që do të thotë afro 30 për qind e tyre. Kjo nuk është pak, po të kemi parasysh tri fakte: politik, ushtarak e ekonomik.

Thënie për statusin i ndjeri Ibrahim Rugova, president i Kosovës, për Zërin e Amerikës janar 2005:

“Të njihet pavarësia sa më shpejt, gjë që do të qetësonte popullin e Kosovës dhe do të hapte perspektiva të reja për zhvillimin ekonomik, demokratik dhe për një stabilitet të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne kemi ecur shumë shpejt gjatë këtyre 5 viteve dhe pavarësia do të hapte perspektiva të reja dhe do të qetësonte këtë pjesë të botës apo Evropës. Ne kemi biseduar, dhe ka ardhur faza kur duhet të marrim kredi dhe garantim të investimeve, dhe me njohjen e pavarësisë do të kishim më shumë mundësi, pasi shumë institucione ndërkombëtare thonë se çështja e njohjes së pavarësisë i pengon këto procese. Pra, dëshiroj që në vitin 2005 kjo të realizohet”

Kosovë – ecuria e ngjarjeve

1989

Revokimi i autonomisë së Kosovës sipas amendamenteve të atëhershme të kushtetuës serbe, duke e çuar Kosovën nën kontrollin direkt të Beogradit.

Sllobodan Millosheviç zgjidhet president i Serbisë.

1990
Mijëra shqiptarë të Kosovës marrin pjesë në revolta. Beogradi fuqizon Ushtrinë “Jugosllave” dhe praninën e policisë serbe në Kosovë. Vendoset ligji i luftës.
Korrik – drejtuesit shqiptarë të Kosovës deklarojnë pavarësinë. Serbia shpërndan kuvendin e Kosovës.

Në shtator më shumë se 100,000 punonjës shqiptarë të Kosovës të kompanive dhe institucioneve shtetërore hiqen nga puna. Institucionet kulturore shqiptare të Kosovës shtypen dhe pezullohet edukimi në gjuhën shqipe, për t’u rivendosur në vitin 1994.

1991
Shqipëria njeh Republikën e shpallur nga ish – Kuvendi i Kosovës.

1992
Prill – në vazhdim të ndarjes së Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë dhe Sllovenisë nga Republika Federale Socialiste e “Jugosllavisë”, Serbia dhe Mali i Zi nga Republika Federale e “Jugosllavisë”.

Shqiptarët e Kosovës zhvillojnë një plebishit të vetëorganizuar, të papranuar nga Beogradi ose ndonjë qeveri e huaj. Shkrimtari Ibrahim Rugova, një ithtar i qëndresës paqësore, zgjidhet president i Republikës së shpallur athere të Kosovës dhe krijohet një kuvend i Kosovës.

1995
Korrik – Gjykata serbe dënon 68 shqiptarë të Kosovës, të akuzuar se kanë krijuar një forcë policore paralele, me tetë vjet burgim.
Gusht – Një veprim i autoriteteve serbe për të vendosur disa qindra refugjatë serb të Kroacisë në Kosovë shkakton protesta midis shqiptarëve etnik.

1996
Shfaqet për herë të parë një grup , që e quan veten Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), shfaqet për herë të parë, duke pretenduar përgjegjësinë për një sërë bombardimesh dhe sulmesh kundër policisë serbe dhe zyrtarëve shtetërorë.

1997
UÇK vë në skenë disa sulme kundër drejtuesve serb, policisë dhe militarve e paramilitarve serbë kudo në Kosovë.

Tetor – Demonstrat e studentëve shqiptarë të Kosovës shtypen nga policia serbe, duke nxitur sulme të reja të UÇK-së.

1998

Shkurt-Mars — Serbia fillon të marri masa të ashpra në Kosovë. Dhjetëra njerëz vriten dhe qindra mijëra civilë, shumica shqiptarë të Kosovës, detyrohen të lenë shtëpitë e tyre.

Prill – 95% e serbëve votojnë në një referendum kundër ndërmjetësimit ndërkombëtar në Kosovë.
Maj – Si pasojë e ofensivës serbe në Deçan shkaktoi vdekjen e disa dhjetëra shqiptarëve të Kosovës, pala shqiptare refuzon të marri pjesë në takime me Sërbinë.
Shtator – Njëzet e dy shqiptarë të Kosovës u gjetën të masakruar në qendrën e Kosovës si pasojë e sulmeve serbeve në rajon. Këshilli i Sigurimit të OKB-së miraton një rezolutë, duke bërë thirrje për një armëpushim në Kosovë dhe duke paralajmëruar autoritetet e Beogradit se ato mund të përballen me “masa shtesë” nëse ata nuk binden.

Tetor – Duke u përballur me një kërcënim të NATO-s për sulme ajërore kundër objektivave ushtarakë serb dhe nën një marrëveshje të ndërmjetësuar nga i dërguari i SHBA-së Riçard Hollbruk, Millosheviç bie dakort të tërheqi disa trupa dhe të lejojë 2,000 monitorues të OSBE-së në Kosovë.
Dhjetor – Tridhjetë e gjashtë luftëtarë të UÇK-së vriten nga forcat serbe në përplasjen më të keqe që prej armëpushimit. Gjashtë serbë vriten në një kafene. Luftime të reja në veri shkaktojnë të paktën 15 të vdekur.

1999

Janar – Trupat e 45 shqiptarëve etnik zbulohen në fshatin Racak, masakra më e madhe që zgjoi botën.

Shkurt-Mars – Zhvillohen bisedimet e paqes në Rambuje, Francë, të ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët me përfaqësuesit e palëve në konflikt. Bisedimet ndërpriten më 19 mars mbasi përfaqësuesit serb refuzojnë marrëveshjen e propozuar, e cila u firmos nga pala shqiptare kosovare, por kurrësesi nga ajo sërbe.

20 mars – Largohen monitoruesit ndërkombëtar të paqes, duke bërë thirrje për siguri dhe mundësinë e sulmeve ajërore të NATO-s.
25 mars – NATO fillon sulmet ajërore kundër Jugosllavisë.

10 qershor – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Havier Solana anullon sulmet ajërore. Këshilli i Sigurimit të OKB-së miraton Rezolutën 1244, duke ftuar ish”Jugosllavinë” të pranojë një marrëveshje politike, duke përfshirë një përfundim të menjëhershëm të dhunës dhe një tërheqje të shpejtë të forcave ushtarake, paraushtarake dhe policore. Duke vendosur Kosovën nën administrimin e OKB-së, rezoluta po ashtu autorizon krijimin e UNMIK-ut nën administrimin e një force paqëruajtëse të drejtuar nga NATO (KFOR).

2001

Nëntor – Kosova zhvillon zgjedhjet e para të përgjithshme demokratike, të fituara nga Lidhja Demokratike e Kosovës e drejtuar nga kryetari i saj Ibrahim Rugova (LDK).

2002
Shkurt – Rugova zgjidhet presidenti parë i Kosovës së lirë pas një sundimi disa vjeçarë Sërbë, ndërsa Bajram Rexhepi emërohet kryeministër.

2003
14 tetor – Drejtuesit serbë dhe shqiptarë të Kosovës takohen në Vjenë për bisedimet e tyre të para ballë për ballë që prej përfundimit të konfliktit të viteve 1998-1999.
Dhjetor – OKB harton një grup standartesh që duhet të arrijë Kosova për bisedimet e përcaktimit të statusit të saj përfundimtar që do të fillojë në vitin 2005.

2004
Mars – Tre ditë konfrontime etnike — më të këqijat që prej fundit të konfliktit të viteve 1998-1999 — shkaktojnë 19 të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur. Qindra shtëpi dhe dhjetëra monumente fetare dëmtohen dhe shkatërrohen gjatë përplasjeve nëpër Kosovë.
Tetor – Presidenti Rugova rizgjidhet mbasi LDK fiton zgjedhjet e përgjithshme, të bojkotuara nga serbët e Kosovës. Ish-komandanti i UÇK-së dhe drejtuesi i Aleancës për të Ardhmen e Kosovës Ramush Haradinaj kryeson qeverinë si kryeministër.

2005
Mars – Haradinaj jep dorëheqjen si kryeministër i Kosovës për t’u përballur me akuzat e krimeve të luftës në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve për ish-Jugosllavinë (ICTY). Bajram Kosumi e zëvendëson atë në këtë detyrë.

2006
21 janar – President Rugova ndron jetë nga kanceri në mushkëri në shtëpinë e tij në Prishtinë për t’u zëvendësuar në muajin e ardhshëm nga Fatmir Sejdiu.
20 shkurt – Hapen në Vjenë bisedimet direkte të financuara nga OKB-ja midis zyrtarëve serbë dhe shqiptarë të Kosovës mbi statusin e ardhshëm të provincës. Negociatat drejtohen nga i dërguari i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Kofi Anan, ish presidenti finlandez Marti Ahtisaari.
Mars – Duke u përballur me kritika nga vetë partia e tij, Kosumi jep dorëheqjen si kryeministër dhe zëvendësohet nga ish komandanti i UÇK-së Agim Çeku.

Tetor – Votuesit serb miratojnë në një referendum kushtetutën e re, duke përshkruar Kosovën si një pjesë të patjetërsueshme të territorit të vendit.

2007
2 shkurt – I dërguari i posaçëm i OKB-së, Marti Ahtisari, paraqiti një projekt-propozim për statusin e ardhshëm të Kosovës. Ai kërkonte të mbronte minoritetet e Kosovës ndërkohë që i jepte provincës të drejtën të bëhej pjesë e organizatave ndërkombëtare dhe të miratonte simbolet kombëtare.
26 March – Ahtisari raporton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ai shprehet se Beogradi dhe Prishtina nuk mund të arrijnë një marrëveshje dhe se pavarësia e mbikëqyrur nga ndërkombëtarët është e vetmja përgjigje për Kosovën.

3 Prill – Këshilli i Sigurimit të OKB-së fillon diskutimin e planit të Ahtisarit, i cili pranohet nga drejtuesit shqiptarë por kundërshtohet nga Beogradi.
20 Korrik – Një projekt-rezolutë e Këshillit të Sigurimit e bazuar në planin e Ahtisarit arkivohet për shkak të kundërshtimit nga Rusia.
10 Gusht – Një “trojkë” negociuesish që përfaqësojnë BE-në, Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë fillon një cikël të ri bisedimesh mbi statusin e Kosovës.
29 Nëntor – Bisedimet e drejtuara nga trojka përfundojnë pa një marrëveshje.

2008

16 Janar – Këshililli i Sigurimit të OKB-së takohet për të diskutuar Kosovën, por është i ndarë lidhur me këtë çështje.
28 Janar – Ministrat e jashtëm të BE-së diskutojnë një mision të planifikuar në Kosovë.

17 shkurt – Parlamenti i Kosovës voton për të shpallur pavarësinë nga Serbia. Kosova u njoh më pas si një shtet i pavarur nga Shtetet e Bashkuara, disa vende të BE dhe vende të tjera anembanë globit.

BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE