Kosovë, e gëzofsh pavarësinë e fituar me gjak

Kosovë, e gëzofsh pavarësinë e fituar me gjak
Për nderë të festes së madhe, njëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës stafi i Malesia.Org në bashkpunim me Caffeterin Martini në Tuz ju fton të marten (17 Shkurt) në lokalin e Caffeteris Martini të pini nga një gotë Konjak Skenderbeu, gratis. Jeni të mirëseardhur gjatë krejt ditës. Pritshi mirë! Stafi Malesia.Org

Kosova behet 1 vjece

Si sot nje vit me pare Kosova shpalli pavaresine e saj duke u bere keshtu shteti i dyte shqiptar ne Ballkan. Edhe ne kete pervjetor temperaturat jane te ulta, por atmosfera eshte shume e ngrohte.

Prishtina eshte mbushur me flamujt kuqezi, flamujt e vendeve te ndryshme dhe me ate te Kosoves. Nje koncert i madh pritet te mbahet sot ne Prishtine.

Festime do te mbahen edhe ne qytete te tjera. Nderkohe, masat e sigurise jane shtuar pasi priten edhe tensione, sidomos ne pjesen veriore te Mitrovices.

Per kete arsye, dje ka pasur takime mes krereve te policise, KFOR-it dhe EULEX-it. Pjese e masave te sigurise eshte edhe nje kontigjent prej 600 trupash te KFOR-it, qe kane mberritur ne Kosove para dy ditesh.

Nderkohe, nje ceshtje te ciles do t’i kushtohet vemendje do te jete ajo e deputeteve serbe, te cilet kane vendosur qe te hyjne ne territorin e Kosoves, duke pretenduar se pavaresia nuk eshte shpallur dhe se Kosova eshte ende Serbi.

Ata do te kerkojne te sfidojne shtetin e ri dhe te lene ne hije festen e pavaresise. Mediat e huaja jane mbledhur ne Prishtine dhe vemendja do t’u kushtohet atyre.

Pyetja qe shtrohet eshte se, si eshte e mundur qe keta deputete te hyjne lirisht ne Kosove? EULEX dhe UNMIK thone se nuk eshte pergjegjesi e tyre te ndalojne deputetet serbe, nderkohe qe zedhenesi i qeverise kosovare deklaroi se ata jane shtetas te lire. / TCH / KOMENTOJE

bac-u-kry.jpg