SHBA:Shqiptarët e Amerikës gati për të festuar 1 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

NEW YORK CITY : Në një, kohë që në Kosovë, gjithçka ka përfunduar që zyrtarisht të krumetohet 1 – Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Kosovë – lindjes së shtetit më të ri të Botës edhe këtu në SHBA-ës organizatat e shoqatat shqiptaro amerikane, kanë rezervuar lokalet dhe kanë zgjedhur vendet se ku do t’a festojnë këtë ngjarje të shënuar. Shqiptarët e Amerikës, po intensifikojnë përpjekejet e tyre, këtu, për të organizuar një manifestim të madh ndoshta në një nga sheshet kryesore të Nju Jorkut, për të nderuar pavarsinë e Kosovës, si shtet i pavarur e sovrarn. Takimi i fundit, për këtë qëllim u mbajtë në shtëpinë e Vatrës, me një pjesë të disa liderve të komunitetit shqiptaro – amerikan me disa veprimtarët e çështjes kombëtare, për të konkluduar rezultatet e festimit solemn, i cili ka për t’u mbajtur këto ditë në qytetin e Nju Jorkut.

Mirpo, media shqiptaro amerikane çdo ditë njofton se në të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadas, vend-banimet kryesore të shqiptarve të Amerikës, kanë filluar përgatitjet të pritur sa mwe madhshti këtë festë që këtu, ka më shumë se 100 vjet që e kanë pritur, prej shpalljes së Shqipërisë më 1912. Në SHBA-ës, mendohet se janë më shumë se 500 mijë shqiptarë, mies tyre fëmijë, të rijë e të reja, gra e burra, pleq e plaka, që me lotë gëzimi në sy po e presin 1 – Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovë – lindjes së shtetit më të ri të Botës, atë ditë të lindjes së diellit, që një vitë më parë ishte dielli i Kosovës, i kësaj dite të bardhë dhe të rëndësishme që shqipëtarët, të cilët me në fund këto lotë shekullorë, arritën t’i shëndrojnë edhe në lotë gëzimi.

Shqiptarët e Amerikës, kan nisur një javë përpara festën e 1 – Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovë – lindjes së shtetit më të ri të Botës, ku ka pasur koncerte në disa lokale . Ndërsa, nëpër disa nga qendrat më të banuara me shqiptarë si në ; Çikago, Nju Jork, Toronto, Nju Jersi, Detroit, Boston, Filadelifia, Dallas, Ohaio, Kenektiket, Florida, Uashington, Karolina e Veriut dhe e Jugut, Indiana, Dakota, Siatell, Vankuver e tjera, pothuajse kanë përfunduar përgatitjet për kremtimin madhështor të 1 – Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovë – lindjes së shtetit më të ri të Botës.

Këtu sipas traditës së shqiptarëve të Amerikës, kur çdo 28 – Nëntor, festohet Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë – Dita e Flamurit, në kryeqëndrën e shqiptarëve të Amerikës, në Nju Jork, kanë ardhur këto ditë këngëtar dhe grupe muzikanësh nga të gjitha viset shqiptare, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Kosova Lindore. Si gjithmonë ai që quhet festimi qëndror, mbahet nën “obrellën” e shoqatës më të vjetër në botën shqiptare, e themeluar 100 vjetë më parë në SHBA, Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, ku më shumë se 25 organizata, shoqata, kisha dhe xhamia në komunitet, do të mblidhen së bashku të festojnë 1 – Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovë – lindjes së shtetit më të ri të Botës.

RTV21, Albanian Culture, Albtv MIchigan, gazeta kombëtare Bota Sot, dhe gazeta shqiptaro amerikane Illyria nç çdo numër i kanë kushtuar edicione speciale dhe kanë hapur faqe speciale, për organizatat, shoqatat dhe individët e komunitetit të cilët deshirat e tyre do t’i përcjellin me këtë rastë urime të veçanta në shenjë nderimi për nder të 1 – Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovë – lindjes së shtetit më të ri të Botës.

Një vitë më parë më 17 shkurt 2008-të, si asnjëherë, në historinë e shqiptarëve të Amerikës, nuk ishin parë aq shumë shqipëtarë, asnjehere nuk ishin parë të valeviteshin në sheshet e rrugët e Amerikës aq shumë flamurë kuq e zi, që thuajese patën mbuluar Washingtonin, New Yorkun, Detroitin, Çikagon, Bostonin, Floridën, Kaliforninë, Teksasin, Arzizonën, New Jersey, Kenektiket, Pensillvaninë, Karolinëne Veritu e të Jugut, Atlantën, Toronton, Montrealin, Vankuverin,Visnskosin.

Atë ditë (17 shkurt 2008) zëmer të qytetit 12 milion banorësh, metropolit të botës New York, në sheshin e famëshëm Time Square, defiluan krejt spontanisht, me mijra studentë, dhe nxënës shqiptare të shkollave të ndryshme me veshje kombëtare, flamurin kuq e zi, si dhe kënduan dhe vallëzuan për orë të tëra në shesh vetëm shqip.

Më pasë atë ditë festa do të kalojë në shtëpinë e Vatrës, së kolosëve të kombit

Pikërishtë, në shtëpinë Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, e cila është e udhëhequr nga mëmëdhetarët e shquar, Faik Konica, Fan Noli, Koço Dako , Kristo Thanasi, Vasil Panit, etj. dhe deri sot tek kryetari i saj Agim Karagjozi. Historia e Vatrës është drejtësisht histori e lëvizjes kombëtare Shqiptare në Amerikë. Vatra, ka meritat e saja se është organizata që mobilizoi e para forcat kombëtare në Amerikë dhe me mbajti gjallë frymën patriotike deri ditët e sotme.

Një vitë më parë shqipëtarët nga e gjithë Amerika e Kanadaja dolën i madh e i vogël në rrugë e sheshe për të festuar atë ditë të madhe ditë historike, dita e cila erdhi menjëher pas asaj ditë të shënuar të vitit 1912, kur u shpall pavarësia e shtetit Shqiptarë. Sot,shqiptarët e Amerikës me të drejtë festojnë, duke mos harruar se kemi pas vetes, edhe mikun e madh dhe të përjetëshëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës ! E gjithë kjo ndodh për koicidencë kur edhe vetë amerikanët, në të njëjtën ditë me Pavarësinë e Kosovës ata festojnë ditën e Presidentit të SHBA- “President Day”.

BEQIR SINA, New York