Shqipëtarët e Amerikës shënuan ditëlindjen e parë të pavarësisë së Kosovës

BRONX – NEW YORK : Më 17 shkurt 2008, tre muaj pasi Kuvendi i Kosovës dhe qeveria e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007, shpalli Pavarësinë e Kosovës, me anë të Deklaratës së Pavarësisë të cilën e lexoi kryeministri, Hashim Thaçi, ndërsa ajo u miratua njëzëri nga 109 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Duke e shpallur kështu zyrtarisht Kosovën të pavarur, të lirë, e sovrane, Kosova, u bë shteti më i ri i botës, një ngjarje historike, kjo, që u përcoll si në Kosovë, viset shqiptare në Ballkan, Shqipëri e diasporë nga evenimentet më të rëndësishme të historisë kombëtare, për kombin shqiptarë, i cili ka më shumë se 100 vjet që e kanë pritur këtë ngjarje, prej shpalljes së Pavarësisë Shqipërisë më 1912.

Ka gati një vit që Kosova shpalli pavarësinë nga sundimi sllavo – serb dhe që atëhere, Kosova fitoi njohjen e 22 prej 27 vendeve të BE dhe 55 nga 192 vendet anëtare të OKB. Përfshirë këtu shtetet më të mëdha dhe më të fuqishme të botës, Gjermaninë, Anglinë, Francën, Japoninë, Italinë, Kanadanë, dhe mikun e aleatin tonë të përjetëshëm Shtetet e Bashkauar të Amerikës.

Me rastin e përvjetorit të parë te pavarësisë së Kosovës, 1 – Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës – lindjes së shtetit më të ri të Botës, në Nju Jork sipas traditës së shqiptarëve të Amerikës, kur çdo 28 – Nëntor, festohet Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë – Dita e Flamurit, u mblodhën së bashku shqiptarët të emigruar nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Kosova Lindore dhe Çamëri , në lokalin e njohur Maestro’s Caterers, në Bronks – Nju Jork.

Të ftuar në këtë aktivitet ishin anëtarë të trupave diplomatikë të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, si edhe diplomatë nga Departamenti i Shtetit dhe Kongresi amerikan, të cilët erdhën në këtë mbrëmje solmne të nderojnë së bashku me shqiptarët 1 – Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës – lindjes së shtetit më të ri të Botës,.

Festën e nderuan dhe prania e të ish – të dërguarit të Qeverisë amerikane për çështjen e Kosovës, ambasadorit Frank Wisner Jr.(prounoncimi Frank Uisner), një nga diplomatët më të shquar të gjeneratës së tij, dhe Heroi i Reçakut, ish- shefi i misionit të OSBE-së, ambasadori Wlliam Walker ( prounoncimi Ulliam Uoker), zyrtari i lart i Departamentit të Shtetit Kirk McBride, dhe personaliteteve të tjerë, miq të shqiptarëve në SHBA. Ambasadori i parë i Kosovës në SHBA, z. Avni Spahia dhe diplomatët e tjerë kosovar. Përfaqësuesit e shtetit shqiptarë, ambasadori i R.Sh. në Ushington dr. Aleksandër Salabanda, ambasadori i Adrian Neritani, dhe konsulli dr Alber Jerasi. Kryetari i Kuvendit Komunal të Gjakovës, dr.Pal Lekaj dhe delegacioni që e shoqëron atë në këtë vizitë në SHBA-ës.

Kremtim për Pavarësinë e Kosovës – Përvejtori i Parë, u bë në emër të Federatës PanShqiptare e Amerikës VATRA, të cilës iu bashkëngjiten edhe Qendra Islame Shqiptaro Amerikane për New York e New Jersey, Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, Kisha Orrtotodokse Shqiptare “Shën Kolli”, Blloku Kombëtar Indipendent, Këshilli Kombëtar Shqiptaro – Amerikan, Lidhja Demokratike e Dardanisë, Lidhja Demokratike e Kosovës, Organizata e Grave “Motrat Qiriazi”, Partia Bakimi Demokrat Shqiptar, Partia Lëvizja e Legalitetit, Shoqata Atdhetare Dibrane, Shoqata Rugova, Shoqëria Çamëria për të Drejtat e Njeriut, dhe grupimi Shqiptaro Amerikanët për Demokraci.

Mbrëmjen solmne e drejtojë veprimtari i dalluar, Agim Aliçkaj, i cili në fillim të fjalës së tij tha se për këtë ditë u sakrifikuan shumë shqiptarë, pasi në këtë ditë është jeta e të gjithë atyrë dëshomrëve, bijë e bija nga të gjitha viset e trojeve tona. Populli i Kosovës, tha ai prei ditës së okupimit, nga barbari serbë, e ka filluar rezistencën e vetë për liri e pavarësi duke nxjerr edhe njërëz të mëdhënjë, të cilët i kontribuan shumë lirisë e pavarësisë së Kosovës.

Njëri prej tyre tha Aliçkaj, ishte edhe presidenti i parë të Kosovës dr Ibrahim Rugova, komandati legjendar Adem Jasharin dhe UÇK- ja. Duke iu referuar pavarësisë së Kosovës, Aliçka, tha se në këtë ditë kujtojmë të gjithë ata për të cilët, sot ne përulemi me respekt të thellë para veprës së tyre të madhe. Në këtë ditë të madhe të pavarësisë kujtojmë me respekt të madh, të gjithë ata miq amerikan kongresmen e senatorë, dhe ish kongresmenin Xhozef DioGuardi, presidentin e Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, si dhe Diasporën, e cila dha një kontribut të çmuar për pavarësinë e Kosovës”

Lutjen fetare dhe bekimin Me rastin e përvjetorit të parë te pavarësisë së Kosovës, 1 – Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës – lindjes së shtetit më të ri të Botës, e kreu Imami nga Qendra Islame Shqiptaro Amerikane në Quins

Folës kryesorë i kësaj mbrëmje festive ishte ambasadori i parë i Republikës së Kosovës, në SHBA-ës, zoti Avni Spahiu. Ambasdori i Kosovës, zoti Spahiu, tha se jam i lumtur që festojë së bashku me ju këtë përvjetor të parë të pavarësisë së Kosovës.

Pra një viti më 17 shkurt, ishte një ditë historike për Kosovën dhe kombin shqiptarë. Njerëzit më të zgjedhur të Kosovës shpallën Kosovën, shtet të pavarur dhe sovranë.Ky akt i cili u hap me dekleratën e pavarësisë thuhej se ai refelekton vullnetin e popullit tonë dhe është kurorëzim ei përpjekjeve shekullore për lirir dhe demokraci, tha ambasadori Spahiu.

Eshtë, kurorëzim i përpjekjeve të popullit të Kosovës, i atyre brezave të tërë që kontribuan dhe sakrifikuan për pavarësinë e saj. Eshte kontribut edhe i të gjithë shqiptarëve, kudo në trojet e tyre, por edhe i diasporës dhe në mënyrë të veçantë juve që jeni në SHBA-ës. I të gjithë juve që ishit kurdoherë pranë popullit të Kosovës, në ditët më vendimtare të tija. Sot, pas një viti të kësaj pavarësie është kënaqësi veçnatë të gjendem mes jush , mes përfaqësueseve të shtetit shqiptarë, dhe miqve tanë të mëdhenjë amerikanë, ambasadorit Vizner dhe ambasadorit William Walker. Këtë ditë e kisha ëndërruar i bindur se edhe ju si unë e keni ëndërruar këtë ditë që t’a festonim së bashku pavarësinë e Kosovës.

Kosova, tha ambasadori Spahiu, po vazhdon konsolidimin e shettit të saj si në aspektin e brëndëshëm ashtu edhe atë të jashtëm, Në aspektin e brëndëshëm Kosova ka miratuar Kushtetutën e saj e cila ka përkushtimin dhe respektimin e të drejtave njerëzore, lirive fondamentale të gjithë qyteterave të saj. Nëdrësa në aspektin ndërkombëtar. Kosova është deklaruar në mënyrë të ndërgjegjëshme duke shprehur dëshirën dhe përkushtimin për të respektuar obligimet dhe parimet e bashkësisë ndërkombëtare që shënojnë edhe raportet midis vendeve të botës.

Kosova ka deklaruar përkushtimin dhe vullnetin e mirë të saj për paqe dhe siguri në rajonë , Kosova e pavarur është faktor i pandashëm i paqes dhe stabilitetit kjo është dëshumra edhe nga njohja e gjertanishme e Kosovës edhe nga fqinjët e saj por edhe nga 54 shtete, dhe shtete të tjera pritet t’a njohin shumë shpejt. E adhmja e Kosovës është brenda familjes Europiane, tha ndër të tjera ambasadori i parë i Republikës së Kosovës, në Uashington, zoti Avni Spahiu, mysafirë nderi i kësaj feste.

Përshëndetën festën e përvjetorit të parë të pavarësisë, kryetari i Vatrës, zoti Agim Karagjozi, edhe ish – të dërguari Qeverisë amerikane për çështjen e Kosovës, ambasadorit F
rank Wisner Jr, i cili tha mes të tjerash se ” Kosova, ka pasur gjithmonë miq dhe përkrahës të fortë në SHBA-ës, prej Presidnetit Klinton e deri tek Presidenti Bush, por me Presidentin e ri Obama, ju grantojë tha ai se Kosova do të ketë edhe më shumë miqësi edhe më shumë përkrahje”, tha ambasdori Vizner.

Ish- shefi i misionit të OSBE-së, ambasadori Wlliam Walker e ka krahasur pavarësinë e Kosovës, 17 shkurtin 2008, me pavarësinë e SHBA-ës, 4 Korrikun 1778. Zyrtari i lart i Departamentit të Shtetit Kirk McBride, vlersoi lart kontributin dhe rolin e veprimtarit Harry Bajraktari në investimin e tij në Kosovë dhe verimtarja e dalluar e komunitetit Lumi Hadri çmojë lart mikun i madh të shqiptarëve ambasadorin Frank Vizner.

Kryetari i Kuvendit Komunal të Gjakovës, dr.Pal Lekaj në emër të qytetit të Gjakovës, nderoi me emblemën e qytetit, një pllakat me simbolin e Gjakovës, shoqatën më të vjetër shqiptare në diasporë, Federatën Panshqiptare të Amerikës, VATRA, dhe kryetarin e saj zotin Agim Karagjozi, si dhe veprimtarin e dallur të komunitetit biznesmenin e suksesëshëm Harri Bajraktari.

Ndërsa, me një shqiponjë të madhe, e gëdhenur në dru, Ansambli Folklorik “Rugova” me anë të udhëheqësit artistik Idriz Çelaj nderoi po kryetarin e Vatrës, për rolin dhe kontributin e madhe atdhetar e patriotik në diasporë.

Aktiviteti do të mbyllej me një darkë me gatime të pasura dhe pije të bollëshme, shoqëruar gjatë gjithë mbrëmjes me një disponim mjaft të argëtueshëm nga grupi i njohur muzikor nën drejtim e Raif Hysenit, dhe këngëtarët e njohur Merita Halili, Mithat Saliu – Kino, Morena Reka. Erlinda Balidemaj recitojë poezi për Kosovën.

Sakaq, më pasë festa u shoqërua me një program të veçnatë artisitk, më këngë e valle folklorike nga Ansambli Folklorik “Rugova”. Rapsodët, instrumenistët dhe valltarët e Ansamblit “Rugova” e mrekulluan festën e pavarësisë së Kosovës, teksa vallëzonin në sallë, ku “prijësi” njëri prej valltarve mbante në duar një flamur të bardhë, ku ishte shkruar Ansambli Artistik “Rugova”.

Ky ansambël për disa çaste e ngritën edhe më lart entuziasmin e festës, sa që vallëtarët dukej se po kërcenin dhe vallëzonin plot temperamnet, si në krahinën e Rugovës, në Grykën me të njëjtin emër, perj edhe nga ata vinë nga ajo natyrë e magjishme, me ata njerëz të mrekullueshëm, që janë mbledhur sot së bashku të festojnë përvjetorin e parë te pavarësisë së Kosovës, 1 – Vjetorin i Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës – lindjes së shtetit më të ri të Botës, .
BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE