Përfundoi afati i paraqitjes së listave për zgjedhjet e 29 marsit

Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Forca, Partia e Prosperitetit Demokratik dhe koalicioni në mes të Lidhjes Demokratike, Alternativës Shqiptare dhe grupit qytetarë Lista për Tuzin.
Si edhe në të gjitha zgjedhjet tjera, një pjesë e konsiderueshme e votave shqiptare i shkon edhe partisë DPS – Millo Gjukanoviq.

U formua grupi qytetarë Lista për Tuzin

Dy ditë më parë u formua grupi qytetarë Lista për Tuzin dhe në krye të saj u vendos Muhamed Gjokaj.
Gjokaj është i njohur si aktivist për komunën e pavarur të Tuzit dhe ishte një ndër krijuesit e Iniciativës Qytetare nga e cila më vonë lindi Alternativa Shqiptare.
Gjokaj është përfaqësues i lëvizjes “Atdheu na Bashkon” me seli në Nju Jork e cila ka zyrën në Tuz. Ai gjithashtu ishte kandidati potencial për kryetar i Forcës për degën e Malësisë. / burimi: Vijesti /

KOMENTOJE