Një intervistë e shkurtër e dhëne nga mbartësi i listës i ASH në zgjedhjet e parakohshme parlamentare Nik Gjeloshaj për media

Cilët janë shkaqet dhe si do të reflektohet në rezultat zgjedhore
konflikti në ASH?

Në ASH nuk ka konflikt, disa anëtare që kanë humbur në garën demokratike
ku janë respektuar procedurat demokratike duke u mbështetur në statut të
partisë, në rradhë të parë duke rritur demokracinë e brendshme, tashti
detyrën „e re“ në parti dëshirojnë ta paraqesin si konflikt që të
gjenerojnë gjerat dhe për ti „paketuar“ si konflikt, si ndarje të partisë
dhe në fund si parti në shkatërrim.
Partia jonë shumë homogjene ka hyrë në fazën e marrëveshjeve të mundshme
të reja për koalicione parazgjedhore me partitë me të cilat kemi pika të
përbashkëta konceptuale, për të dalë sa më të qartë para votuesve të cilët
ne na kanë njohur si partin e cila me dinjitet mbron të drejtat nacionale
që na janë të shkelura nga regjimi.
Jemi të bindur që vetëm duke respektuar demokracinë e brendshme dhe
procedurat demokratike, ashtu si janë shfaqur ne subjektin tonë gjatë
procedurës së votimit për kandidat për zgjedhjet parlamentare do të na
mundësojnë rezultat të mirë. Mbas votimeve në parti z. Sinishtaj më ka
uruar.

A ekziston mundësia e kompromisit?

Mendojmë se në politikë kompromisi është pjese e strategjisë sonë. Për atë
në partin tonë kemi kapacitet të duhur demokratike dhe potencial për të
pranuar secilin që mendon të pranojë principet demokratike dhe që i ka
mbetur deri te e mira e Malësisë. Edhe mbas votimit që kam dal si fitues,
kam shpreh gatishmëri për kompromis. Mirëpo kam arritur në vesh të
shurdhër.
Personalisht jam i bindur se kompromisi është i mundur, unë publikisht
ftoj në kompromis, qe unë dhe z. Sinishtaj të tërhiqemi dhe që partia të
zgjedhin kandidatin e tret pasi qenka e ndarë për ne të dy, dhe ne të jemi
krah për krah me të zgjedhurin dhe të dalim fitues të gjithë.
Unë jam gati për ketë kompromis, për shkak se besoje qe kompromisi është
për të mire të subjektit dhe Malësisë, të cilët duhen të jenë para atij
personal. Mbetet të shohim çka ka me primare z. Sinishtaj, unë nuk kam
dilemë, Malësia në rënd të parë.

KOMENTOJE