Hanë buken e shqiptarëve, bëjnë punët e sllavëve

Mendoj se ndër liderë të partive shqipfolëse e të udhëheqësive të ngushta e të gjëra ka më shumë shqipfolës se shqiptarë. Me qenë shqiptarë dmth. me vepruar për të mirën e Kombit, të familjes dhe të vetes, pa dëmtuar të tjerët.
Këto gati njëzet vjetë tranzicioni të shqiptarëve nën Malin e Zi janë kohë e djegur, e shkuar kot sa i përket të fitimit të lirisë, të drejtave qytetare dhe kombëtare të shqiptarëve.
Rezultati i veprimeve të liderëve, të politikanëve, intelektualëve /që i mbështesintë këta / dhe që në heshtje shiqojnë si nëpërkëmbën të drejtat e bashkombasve është më shumë i dëmshëm sesa i dobishëm. Pëgjegjësi kanë ata që veprojnë mbrapshtë, ata që i përkrahin mbrapshtitë e tyre dhe ata që heshtin.
Kam respekt të madh për njerëzit e thjeshtë që punojnë tokën apo merren me bujqësi e blegtori, ose janë zanatçinj, etj. etj. Ata janë shqiptarë të vërtetë nëse nuk bëjnë vepra kundër kombit të vet. Nika më parë dëshiron jo vetëm të jetë specaxhi, por do doja të jem spec, sesa lider partie kinse shqiptare, që çon ujë në mullirin malazez. Zotëriu ka dashtë të fyej bujkun, por në të vërtetë ka fyer veten. Me këtë profesion të shenjtë për mua dhe me blegtori kombi im – shqiptarë /dhe njerëzimi/ ka mbijetuar gjithmonë. Edhe zotëriu ushqehet me prodhime bujqësore…
Mjafton heshtja e të ndershëmve për të bërë punë të pandershme pseudo intelektualët dhe pseudo politikanët.
Në emër të shqiptarizmës dhe të mëmëdhetarizmit këta qyqarë politikë punojnë vetëm për vete, për familjet e veta dhe për pushtetarët malazezë. Është e vërtetë se këta politikanë veprojnë në dobi të kombit aq sa i urdhërojnë pronarët e tyre, mirëmbajtësit apo padronët e robërisë së tyre. Këta politikanë janë shumëfish të robëruar. Të robëruar nga frika, nga pushteti malazez, nga egoizmi, urrejtja, sedrat e sëmura, paratë, liderizmi dhe /nga/ lokalizmi. Shqiptarët nën Malin e Zi dhe nën liderët e tyre politik dhe intelektualët janë të robëruar /dyfish/ me robëri të butë nga liderët dhe udhëheqësitë shqipfolëse që i kanë pjellë vetë dhe nga pushteti i shtetit të Malit Zi.
Lideri i partisë së parë shqiptare përveç autokracisë së skajshme, të diletantizmit /me gjithë përvojën e madhe/, të sedrës së sëmurë, etj. mendon që të jetë i pari i partisë dhe deputet edhe kur të dalë në pension. Pastaj edhe ai bëri koalicion me çetnikë të butë në Tuz.
Tani është në vijën kombëtare, por gabimet e dëmet e mëparshëm janë shumë të mëdha…
Njëjtë veprojnë të gjithë /përveç FORCA E RE/. Për poste, për privilegje për vende të para. Të gjithë e çmojnë veten si person super i përsosur, si kompetent, si politikani më i aftë, si më i miri, si më patrioti, etj. Asnjëri nuk e do vendin e dytë. O i pari /qoftë edhe/ në fshat, sesa i dyti në qytet. -O unë i pari, ose u bëftë kijameti!, ose unë i pari ose u bëftë deti kos! Flasin bukur e veprojnë mbarë për pronarët e sahanave ku ata hanë me bollëk dhe i lëpijnë. Veprojnë mbrapsht duke shitur atdhetarizmin, por punojnë kundër interesave të popullit shqiptarë të cilin ata e sundojnë.
Të gjithë bëjnë sherr me bashkëkombasit, e janë të përunjur me sllavët… Dikur lideri i LD në MZ nuk bëri koalicion me partinë e dytë shqiptare në Ulqin, por bëri koalicion /me liberalët malazezë. Tani mos /gaboj/ në Tuz bëri koalicion me çetnik të butë!?
Lideri i UDSH -s bëri koalicion me partinë në pushtet, e jo me partitë “shqiptare”, dhe nëpër tubime të partisë së Gjukanoviqit merrte ovacione e duartrokitje më shumë se mjaft folës malazezë. Kjo vërtetë ka qenë edhe për faktin se di të flasë, por edhe t’u përshtatet qëllimeve dhe të realizojë qëllimet e partisë malazeze, në pushtet.
Për fat të keq të shqiptarëve z. Dinosha dhe z. Muhamet Nika votuan propozimin e pushtetit malazez që fakulteti i mësuesisë për shqiptarët të jetë në Podgoricë. U pa, dhe po shihet. Afër 500 000 $ u investuan aty, në vend që të ishin investuar në Tuz apo në Ulqin. Çetnikët patën propozuar që fakulteti i mësuesisë për shqiptarët të jetë në Nikshiq. Antishqiptarët e butë të pushtetit malazez e propozuan në Podgoricë, çka e përkrahën këta dy persona “superkombëtarë“. Në interes të malazezëve. Në interes të atyre që i korruptuan këta malazezshqipfolës.
Kundër komunës së plotë të Tuzit doli Dinosha më katolik se Papa, apo më malazez se malazezët. Pse? Sepse prej malazezëve pritej vendimi i tillë, ndersa prej z. Dinoshës jo. Dikur Dinosha, kur u ndanë Gjukanoviqi me Bullatoviqin, botoi artikull në “Pobjeda” se kinse Millosheviqi është faktor dhe ne duhet /përafërsisht/ nëpër të të fitojmë të drejtat. Në mbledhjen e Kryesisë së atëhershme të UDSH ai këmbënguli në mbrojtjen e qëndrimit të tij. Pasi mbeti vetëm dhe pasi kryesia doli me qëndrim që të bëjë demanti, ai e bëri /demantin/ por shkroi se “më ka urdhëruar partia“. / Këtë e dinë ata antarë të kryesisë së atëhershme, /dhe mund të gjindet në numrat e atëhershme të “Pobjedës“. Vetëm dy kanë vdekur./
Patriotizmi nuk bëhet me deklarata, me urime të ndryshme, me shkuarjen në Beograd dhe me daljen “spektakulare” nga delegacioni, /duke e ditur se çfarë qëndrimesh do të mbajnë serbët/, me parashikime se kur do njihet Kosova si Shtet nga pushteti malazez etj. Apo /ndoshta, supozim/ bëhet me paguarjen e autorit për të shkruar libër për Madhështinë e tij, për “patriotizmin e madh” të tij?!
Si gjithmonë në prag të zgjedhjeve fillon sherri e grindja për vende të para në lista, etj. Këtu nuk bëhet fjalë aspak për gara kush është më patriot, për interesat e kombit që i përkasin. Jo, bëhet fjalë për të fituar privilegje, dhe për të fituar famë. Problemet e shqiptarëve këtu janë në pozitë të tretë në mos më poshtë. – Atdheu mbi të gjitha!,- ka qenë thirrje patriotike. Kurse “patriotët tanë, liderë të spikatur”, veprojnë sipas parullës: “Interesi mbi të gjitha”!
Grindje, grindje dhe vetëm grindje. Sa bukur /mjerisht/ e zbatojnë parollën e lashtë të të huajve mbi ne,“Përçaj e sundo”! Pothuaj ne shqiptarët nuk ka nevojë të na përçajë kush. Ne dimë edhe vetë me u përça…
Duke përkrahur Medojeviqin etj. gjithashtu nuk jeni në rrugën e fitimit të të drejtave të shqiptarëve. Ju z. Sinishtaj mjaft kohë keni kaluar e punuar si liberal, etj. në unison me liberalët = malazezët, që qenë në fillim të devotshëm dhe shpresa e malazezëve, por pastaj devijuan. Ata të parët paten reaguar kundër Memorandumit të shqiptarëve. Ju z. Sinishtaj nuk e di por nëse e kanë përcjellë veprimtarinë tënde në parlament e gjetiu, do t’i kesh dëshpëruar votuesit e tu, pasi më shumë ke bërë dëm se dobi për shqiptarët. Edhe nëse vazhdon të të mbështetë mërgata apo votuesit, o prej pa informimit etj. nuk të shpëton e vërteta, apo historia, edhe nëse shkruhet ndonjë libër për të glorifikuar ju. Ky rivalitet meskin mes jush dhe z. Gjeloshaj, do të sjell dëm Alternativës, Malësisë dhe gjithë shqiptarëve. Sikur të kishit vepruar mirë gjatë mandatit që ke pasur, nuk kishit humbur në votim tani. Nuk di shumë për z. Gjeloshaj, por e meriton më shumë se ju, sepse ju mund të quheni vetëm kartë e djegur. /Sa mjeran është tentimi për njollosje të z. Gjeloshaj, apo se kinse nuk mund të jetë në poste shqiptare pse ka bashkëshorte të nacionalitetit tjetër. Aq më mjeran është autori i kësaj “njollosje”, pasi paraqite
t së voni si lider i partisë qytetare. Shihet se nuk është as i civilizuar, pasi martesat mes dy personave /me gjini të kundërt/ të racave dhe të kombësive të ndryshme janë normale.
Mundet një i martuar me sllave me qenë më mëmëdhetar shqiptarë se ndokush i martuar me shqiptare. Ju me shiptare jeni i martuar, por nuk ka mundur të të mbaj në rrugë kombëtare, shqiptare. Z. Sinishtaj, nuk e keni pranuar si burrë humbjen në votim në kryesinë e partisë tuaj. Me parti, karieristë, liderë, egoistë, makutë, servilë, sherbetorë të të huajve jemi shumë të pasur dhe të tejngopur…
Ju zotërinj Çunmulaj, Sinishtaj, Camaj, etj. që jeni aq të zellshëm për të fituar Malësia komunë të Plotë, si është e mundur që të shisni patriotizëm me kërkesa për Komunë, kur /për rroga/ pranoni të udhëhiqni = sundoni sipas diktatit të Mugoshës /komunën urbane/ apo bashkësinë lokale të Malësisë me qendër Tuzin??! Veprimi i juaj mund të krahasohet sikur të kishte ndodhur /e pamundur/ në kohën e okupimit turk, që të pranoni ofertën e pushtetit turk për të udhëhequr ndonjë sanxhak, e këndej tek populli të paraqiteni si luftëtarë të lirisë, apo kinse luftoni për liri!!! Vetëm të paditurit mund t’ju besojnë. Jo zotërinj. Ju vetëm kërceni sipas muzikës së pushtetit malazez. Të ndershmit nuk mund të jenë në poste ku veprohet kryesisht kundër interesave të Malsorëve dhe të shqiptarëve. Le ta ushtrojë edhe dreqi pseudokomunën urbane. Kur nuk mund të veproni në dobi të Malësisë, pse i mbani ato poste?! Diku lexova opinionin përafërsisht që të bashkohen partitë shqiptare nën Malin e Zi, për të mos fituar DPS-i. O njerëz të mirë! Dyshoj se ka parti shqiptare?! /përveç Forcës. Po edhe ato vota që do i marrë UDSH janë të DPS-it, pa marrë parasysh se a do shkojë në koalicion parazgjedhor, paszgjedhor, apo të mos shkojë fare. Ajo parti nuk do bëjë asnjë veprim që nuk e pëlqen DPS-i. Për mua më të sinqertë janë ata që kanë qenë e janë në DPS. Ata të pakten nuk e kanë fshehur /tani e fshehin periudhën kur kanë qenë me Millosheviqin/ veprimtarinë e tyre që në kohën kur kanë qenë së bashku Gjukanoviqi, Bullatoviqi dhe Millosheviqi. Edhe ata paraqiten si patriota shqiptarë, por vetëm fakti se kemi kaq shumë “patriota” jemi në këtë gjëndje…
Kurse UDSH është shitë parti shqiptare që mbron interesat e shqiptarëve, që e la atë rrugë. Më dëm i bëjnë çështjes kombëtare shqipfolësit, sesa sllavët, duke ndjekur rrugën e perjanikëve e vojvodëve të dikurshëm për interesa të malazezëve.
Së fundi UDSH qëndrimet e veta kundërshqiptare mundohet t’i shesë si parti qytetare. Supozoj që mund të ketë tuzjanë /boshnjakë/ në UDSH apo me direktiven e Gjukanoviqit të kyçen disa malazezë në partinë e Dinoshës. Për mëmëdhetarët shqiptarë lideri i UDSH është i dështuar ashtu si të gjithë në organet e kësaj partie që e kanë përkrahur, edhe në veprimet antikombëtare. As votuesit që votojnë liderët e dështuar nuk janë në rrugën e Zotit, pa marrë parasysg se kanë të drejtë të votojnë edhe dreqërit.
Anjë sllav nuk e kishte bërë më mirë punën në dobi të sllavëve dhe të shtetit malazez sesa ministri për pakica në Mal të Zi.
Ka mjaft shqitarë që mendojnë se me dy, tre, katër apo pesë deputetë shqiptarë në parlamentin malazez fitojnë diçka shqiptarët. E vërtetë është se fitojnë liderët /deputetët/ me rroga, por shqiptarët asgjë. Si me asnjë, me një, dy, tre, katër apo pesë, asgjë. Do dëgjohet edhe tutje zëri e patriotizmi me fjalë boshe apo të vyera, por asgjë pothuaj për të mirë të shqiptarëve nuk do të realizohet në praktikë. Vetëm këta deputetë do marrin rroga. Ky është një paravan, apo tymnajë që kinse kanë të drejta shqiptarët. Ky do jetë i vetmi fitim i shqipfolësve. Plus pushteti malazez këtë do e paraqet si arritje të demokracisë malazeze dhe “fitim” për shqiptarët.
Nuk kishin me fituar asgjë shqiptarët edhe sikur të kishin 15% të deputetëve në parlamentin malazez. Kishte pasur faktorizim, por shqiptarët gjithmonë do të mbivotoheshin.
Po kanë të drejtë me folë, dhe me u shkolluar jo si duhet, etj. , por pozita e shqiptarëve në të gjitha fushat është më e keqe se në kohën e Titos.
P. sh. Nuk jam në dijeni që partitë shqiptare = shqipfolëse të gjitha së bashku të kenë organizuar ndonjë protestë për problemet kyçe të shqiptarëve, siç janë plaçkitja e Kryporës, Valdanosi etj. Me pasë qenë shqiptarë të gjithë së bashku kishin demonstruar për mjaft probleme. Jo! Interesa më e madhe se besa! /Sentencë shqiptare./
Në trojet shqiptare pushteti malazez sillet si kolonizator, duke plaçkitë pasuritë e shqiptarëve /Valdanosi, Kryporja, trojet në Malësi, etj./.
Kush ka faj për këtë tragjikomedi që luhet me problemet shqiptare nën Malin e Zi?
Kanë faj të gjithë politikanët dhe intelektualët të angazhuar dhe të paangazhuar shqiptarë. Pastaj e ka fajin pushteti kundërshqiptarë malazez.
Ka kaluar para më se 15 vjetëve “fitimi” i të drejtave /të shqiptarëve/ me fjalime.
Duhen veprime.
Me iu drejtuar instancave ndërkombëtare, me kërkuar prej pushteteve të shteteve shqiptare që të kërkojnë nga pushteti malazez që të zbatojë rregullat e konventave ndërkombëtare, për të qenë të barabartë zotër shtëpije në trojet tona, etj. Sipas konventave ndërkombëtare, duke respektuar shtetin malazez. E jo si deri tash. Ne e puthim pushtetin malazez, ai na shqelmon…
A nuk është turp për dy partitë e para, për udhëheqësitë e tyre /sipas kohës së formimit/ që pushteti i Shqipërisë nuk është njoftuar për pozitën tonë shumë diskriminuese.
Kam lexuar që këtë e ka bërë udhëheqësia e “Atdheu/t na bashkon” tani së voni.
Ky artikull kur lexohet duket sikur unë jam armik i këtyre që kanë hy në mëkate të mëdha me kombin që i përkasin. Unë ua dua të mirën, prandaj i kritikoj. Ata nuk ia duan të miren vetes. Ata janë persona publikë, prandaj duhet të pranojnë edhe prononcime publike.
Unë i përshëndes të gjithë lexuesit e këtyre rreshtave., dhe liderët e partive shqipfolëse e shqiptare. U dëshiroj gjithë të mirat e kësaj bote, por dëshiroj që të dështoni, /të mos keni sukses, në zgjatjen e robërisë tonë të “butë”!

Nikë Palkola / Nju Jork

KOMENTOJE