Sipas 95.6 % të votave të numëruara partit shqiptare fituan kaq vota/mandate:

Unioni Demokratik i Shqiptarëve fitoi 4.800 vota, një mandat në parlamentin malazez.
Forca e Re Demokratike 3.200 vota, një mandat
Koalicioni Lista Shqiptare LD – ASH 2.900 vota, një mandat
Koalicioni Shqiptarë Perspektiva 2.700 vota, një mandat
Partia e Prosperitetit Demokratik 900 vota, pa mandat

Këto janë rezultatet në bazë të 95.6 % të votave të numëruara, njofton organizata CEMI.

Me rezultate të reja më vonë…

***

Mbyllen qëndrat e votimin

Në ora 21 u mbyllen të gjitha qëndrat votuese në Mal të Zi ku votuan 65,2 % ose 324.840 votues, ka lajmëruar Qëndra për Tranziacion Demokratik (CDT). Të drejtë vote kishin 498.305 votues dhe zgjedhjet u mbikqyren nga 1.210 mbikqyres të huaj.
CEMI dha të ditun se gjatë votimeve u shënuan disa incidente dhe çrregullirave. Në një incident u sulmua verbalisht dhe fizikisht kryetari i PZP Nebojsha Medojeviq.
Sipas CDT, në numrimin e 75% të votave, Koalicioni i Gjukanoviqit ka shumicen e 51.5% të votave të përgjithshme.
Ata gjithashtu lajmëruan se disa parti serbe kanë siguruar pjesmarrjen në parlamentin malazez, poashtu edhe disa subjekte shqiptare.

Me lajme të reja më vonë…

KOMENTOJE