Nik Gjeloshaj kandidat për deputetë i Listës Shqiptare – Deklaratë për shtyp

Dëshiroj të falenderoj të gjithë ata që besimin e vet ia dhanë ASH, gjegjësisht Listës zgjedhore të koalicionit tonë-Listës Shqiptare, dhe tju siguroj që vota juaj përmes përfaqësuesit tonë dhe subjektit politik ASH do të respektohet dhe përdoret për implementimin e programit tonë politik, të cilit ju ia dhatë besimin.
Fushata parazgjedhore kaloi. Shqiptarët kurrë më të përçarë, e posaçërishte në dy rajone- në Anë të Malit dhe Malësi. Për fat të mirë, votuesi shqiptar ishte si çdo herë dinjitoz dhe në këtë përçarje reagoi në atë mënyrë që realizoi atë që subjektet politike ASH, LD, Forca dhe Aleanca e re e kishin si synim kur biseduan për të bërë koalicion parazgjedhor. Ky sunim u arrit pa bashkim, çka është merita ma e madhe e votuesave shqiptar, por pak edhe e fatit si duket, e jo vetëm e përfaqësuesve të subjekteve nacionale.
Në këtë fushatë ku isha edhe unë i pranishëm, kishte fjalë nganjëherë të mëdha, por edhe të rënda, e kjo me siguri se për një shoqëri demokratike është edhe deri diku e pranueshme, por për ne ende nuk është diçka që mund të harrohet shpejt. Unë personalisht, me siguri se gjatë kësaj fushate me ndonjë fjalë apo veprim kam fyer dikë, jo me qëllim natyrisht, por duke mbrojtë vizionin, idetë dhe qëllimët e koalicionit tonë, dhe duke tentuar të tregoj mangësitë e rivalëve tonë politik, por me siguri se këtë pjesë të asaj prej më 5 mars deri më 27 mars duhet lënë anash.Unë i pari do të jam në këtë fushatë që të gjithë atyre që u kam dërguar ndonjë fjalë të rëndë tju kërkoj falje publike, sepse euforia e fushatës parazgjedhore me siguri se deri diku këtë e shkakton, mirëpo sot duhet popullin, pra votuesit tonë ti bashkojmë, se jeta vazhdon e duhet të kemi të gjithë pergjegjësi njerëzore dhe morale të kërkojme falje për lëshime që bëhen, dhe që ta bëjmë të mundur që fjala e votuesit përmes votës së dhënë, tani deputetëve tonë, të përçohet sa më e bashkuar dhe tja arrij qellimit.
Unë me këtë rast dëshiroj të falenderoj të gjithë atë rini që ishte dita ditës me ne dhe na përkrahi me dinjitet dhe sinqeritetin më të madh, dhe gjithashtu të falenderoj edhe rininë e palës „rivale“ që me gjeste pozitive ndikuen që kjo fushatë mos të kaloj në ndonjë ekces dhe që mos të ua bëjmë qejfin atyre që deshirojshin që këto të ndodhin.
Secila votë për ne ka qënë votë për një të ardhme më të mirë, për komunë të plotë të Malësisë dhe për zhvillim të saj, dhe gjithashtu besoj që secila votë për koalicionin shqiptar Perspektiva është votë për këto qëllime që i ceka më lartë sepse votuesi është gjithmonë i sinqertë dhe ka fuqinë që të vendosin.
Duhet që ata që kanë përgjegjësinë më të madhe, e ndër ta e shoh edhe vehten që të tentojmë që këto vota të dhëna për këto qëllime të realizohen, dhe që para së gjithash ta bashkojmë këtë rini që kanë punuar dhe vepruar në vitin 2006 në Malësi të unifikuar, e këtë vit në dy taborre, e kjo është çështje relevante që duhet të realizohet sepse politikanët kanë fituar besimin e tyre edhe për këtë qëllim, ndër të tjerat.
Unë si kandidat për deputet i ASH që isha, do të bëj edhe të pamundurën që kjo të ndodh.
Pa marrë parasysh se çka ka ndodh dhe si ka ndodh, besoj se koha do ta tregoj më së miri se si ka rrjedhë dhe çka është bërë rreth dhe në ASH në ditët që u nda, por obligimi i bashkimit të Malësisë e posaçërisht të të rinjëve që ishin ndarë, duhet të jetë mbi gjithçka.
Në emër të kësaj Nik Gjeloshaj do të jetë shumë aktiv, dhe duke respektuar votën e lirë të veproj në drejtim të unifikimit, dhe i kënaqur që kemi sot 3 deputet shqiptar nga 5, që e kanë në program të vet njëherë në rënd të parë komunen e plotë për Malësinë dhe të orientuar që të jenë partnerë, dhe jo të marrin vetëm lëmoshë nga qeveria që do të formohet. Dëshiroj të uroj në këte sukses zgjedhor z. Vasel Sinishtaj, z.Ferhat Dinosha dhe z.Genci Nimanbegut që besoj së bashku më përfaqësuesin e Listës Shqiptare Mehmet Bardhin të bëjnë klubin e deputetëve shqiptar dhe që të jenë sa më unik në kërkesat tona.

KOMENTOJE

Z. Nik Gjeloshaj është i gatshem të përgjigjet në pyetjet e vizitorëve të forumit. Të gjithë ata që do të shkruajn pyetje, së pari të prezantohen. Mos keqpërdorni këtë mundësi, pasi nuk do të tolerohet.