Duke kujtuar 98-vjetorin e Kryengritjes së Malësisë së Madhe, një rëndësi e madhe iu dha edhe dy ngjarjeve me një rëndësi të veçantë historike, ngjarje këto ditë që i përjetuan kudo shqiptarët ; 1- Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe 4 prillin 2009, ditën kur Republika e Shqipërisë, zyrtarisht u pranua në NATO – Aleancën Verio – Atlantike.
BRONX – NEW YORK : Me bazë në Nju Jork, Shoqata Dedë Gjo’ Luli një organizatë jo-përfitues, që përkrah dhe promovon kulturën e lashtë shqiptare nga gadishulli ballkanik, e që fuqimisht përkrah dhe promovon gjuhën dhe traditën e të parëve tanë, të cilët, kanë jetuar në trojet etnike shqiptare si dhe të gjithë Shqiptarëve që sot jetojnë në Shqipëri, Mal te Zi, Kosovë, Maqedoni dhe mbarë botën, organizojë mbrëmjen kushtuar shëminit të 98-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe.
Kjo shoqatë, e cila po perpiqet të punojë në zhvillimin dhe promovimin e diturisë kulturore për shqiptarët e emigruar në SHBA, poashtu synon të frymëzojë gjeneratat e reja – që të kujtojnë dhe të kultivojnë traditat dhe kulturën natyrore shqiptare.”Ne thonë ata duam të bëjmë trashëgim burrërinë, besnikërinë, dhe të gjitha virtytet njerëzore në komunitetin shqiptar, ashtuqë të jemi shembull për të gjithë ata që nuk bësojnë se ne mund të jemi udhëheqës apo
arritës të shekullit XXI…”
Në aktivitetin e mbrëmshëm, të gjithë të pranishmit nënvizuan rëndësinë e kësaj. ngjarjeje, pasi sipas tyre ajo ishte një lëvizje patriotike me synime të qarta për shpalljen e pavarësisë. E njohur si Kryengritja e Malësisë së Madhe me në krye prijësin e tyre, Dedë Gjo Lulin, udhëheqësin e shquar të Malësisë së Mbishkodrës në luftën për çlirimin kombëtar, dhe për ruajtjen e tërësisë territoriale të atdheut, kjo Kryengritje, mblodhi rreth vetes të gjithë ata trima luftëtar nga Malësia e Madhe, Mirdita dhe gjithë trevat e Veriut, duke u bë së toku me shqiptarët nga veriu në jug – t’a shpallin pavarësinë e vërtetë me 28 nëntor 1912 në Vlorë.
Shoqata Dedë Gjo’ Luli udhëhoqi këtë aktivitet, së bashku me qindra malësorët e emigruar nga këto anë në SHBA-ës. Të cilët, e kan bërë përkujtimin e Kryengritjes së Malësisë së Madhe të viti 1911, një aktivitet i përvitshëm. Mbrëmja festive kushtuar kushtuar shëminit të 98-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, u mbajt më 4 Prill 2009, në lokalin e njohur Maestros në Bonrx – Nju Jork. Duke marrë pjesë në mbrëmjen kushtuar shëminit të 98-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, një rëndësi e madhe iu dha edhe dy ngjarjeve me një rëndësi të veçantë historike, ngjarje këto ditë që i përjetuan kudo shqiptarët ; 1- Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe 4 prillin 2009, ditën kur Republika e Shqipërisë, zyrtarisht u pranua në NATO – Aleancën Verio – Atlantike.
Mbrëmjen festive kushtuar shëminit të 98-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, e udhëhoqën konferencierët znj. Elizabeta Juncaj dhe z. Sander Sinishtaj. Udhëheqësit e këtij tubimi ftuan në fillim të saj qindra të pranishimit, që të ngriheshin në këmbë, të nderonin eksekutimin e himnit kombëtar Amerikan dhe atë Shqiptar. Ndërsa, në shenjë kujtimi, përshëndetje dhe respekti, u kalua me heshtje për të kujtuar të gjithë ata që u flijuan për kombin Shqiptar.
Duke hapur këtë aktivitet, zoti S. Sinishtaj – kryetari i shoqatës Dedë Gjo’ Luli, tha “Të nderuar Zonja dhe Zotërinj, në shënimin e 98-vjetorit të Kryengritjes së Malesisë së Madhe, fati deshi që ne sonte të kremtojmë edhe një ditëlindje kombëtare, pikërisht sot, me 4 Prill 2009, Republika e Shqipëris zyrtarisht u pranua në NATO – Aleancën Verio-Atlantike”.
Sinishta, ka kujtuar me këtë rastë, se “Kosova dhe populli ynë atje i përballuan më se 100 vjet reobëri e sundimi barbar, derisa sa shpallën pavarësimin e Kosovës. Republika e Shqipërisë, priti më se 60 vite që të anëtarësohet në NATO. Kështuqë, duke përfituar nga ky rast dëshirojë tha Sinishta, që t’i urojmë Kosovës ditelindjen e saj të parë dhe Shqipërisë anëtarësimin në NATO. Me këtë, shpresojmë se kombi ynë do të vazhdojë me kremtime të datelindjeve tjera, duke filluar nga anëtarsimi i Shqipërisë në NATO dhe më pasë edhe BE, e deri tek përurimi i Komunës së plotë të Tuzit, dhe lirimit të vëllezërve tanë malesore, të cilët edhe pse të pafajshëm, vazhdojnë të vuajnë në burgun e Podgoricës.”
Ndërsa, për Kryengritjen e Malësisë së Madhe të vitit 1911, ai tha se kjo datë që ne sonte kremtojmë është bërë traditë e jona këtu në komunitet. “Si më parë, theksojë Sinishta, edhe sonte, Shoqata “Dede Gjo’ Luli” dhe Fondi Humanitar “Malësia” janë kujdesur për organizimin e darkës, dhe në këtë shoqeri me njeri tjetrin edhe kujtojmë heroizmin e paraardhësve tonë të denjë.”
Teksa, u ndal tek rëndësia e kësaj ngjarje, ai tha se është me shumë rëndësi që të ndalemi dhe të përjetojmë madhësinë e veprës së trimave Malesore, në krye me heroin kombëtar, Dede Gjo Lulin. Edhe pse nje darke simbolike, nënvizojë Sinishta, nuk mjafton për një gjë te tillë, duhet të provojmë dhe të përdorim çdo moment, që të kujtojmë se si kjo vepër madhështore e trimave Malsore, gati 100 vite me parë, jo vetëm që nderoi historinë e Malesisë së Madhe, por edhe të mbarë kombit tonë Shqiptar.
Në vazhdim – Don Pjetër Popaj, famulltari i Kishës Katolike Shqiptare ” Zoja e Shkodres”, sipas traditës,e bekojë darkën, duke thënë se jemi mbledhur të kremtojmë këtë datë e cila na tregon se cilat janë liria dhe përparimi i njerëzve. Veprat e mira dhe sjelljet e tona të shkëlqyeshme, tha Don Pjetër Popaj, dhe qëndresa jonë nda armiqëve tanë, në shekuj tregon besimin tonë të thellë në Zotë!, dhe vlersimin e unisimit me njëritjetrin”. Si shpërblim të kësaj qëndrese Zoti i ka dërguar këta njerëz të mëdhenjë për të na zgjuar prej “gjumit” që të fitojmë , lirinë, pavarësinë dhe përparimin tonë, se të bashkuar të një mendje e një qëllimi sikurse është edhe hymni ynë kombëtar, kemi fituar lirinë e pavarësinë e Kosovës, dhe hyrjen e Shqipërisë në NATO”.
Në vijim tubimi vazhdojë me folësin e rastit dhe musafirin special të mbrëmjes, z. Gjon Lulgjuraj, Kryetar i Lëvizjes “Atdheu na Bashkon”, nga Florida.
Urojë! tha ai që 98 – vjetori i Kryengritjes së Malësisë së Mbishkodrës, me shpresë e dëshirë që t’a kremtojmë dhe përkujtojmë këtë ngjarje të rëndësishme në hisgjithë-shqiptare për vite me rradhë, me një dinjitet dhe krenari që e meriton, duke i kujtuar me respekt vuajtjet, sakrificat, djerswn dhe gjakune paardhësve tanë që kanë sakrifikuar për ekzistencën tonë.
Falënderoj, Fondacionin Dedë Gjo – Luli dhe Fondacionin Malësia për nderin dhe respektin që sonte gjendem pran jush për të shpërndarë me ju disa mendime dhe vlerësime lidhur me këtë ngjarje historike tepër të rëndësishme në sfidën e përpjekjeve të kombit tonë për liri e pavarësi.
Përfitoj nga ky rast të falenderoj dhe vlersoj punën dhe angazhimin e shoqatatve të lartëpermendura që për vite me rradhë i kushtojnë popullit tonë.
Për të dhënë një përshkrim të duhur të Kryengritjes së Malësisë së Mbishkodrës dhe rëndësinë e saj, nevojiten shumë orë e ditë. Ndonëse e kuptoj fare mirë që kumtesat tepër të gjata janë të vështira të ndiqen me vëmendje, dhe që këtë histori të lavdishme e keni dëgjuar shumë herë, por që
ndroj me bindje që është nevoja, sidomos në këtë kohë, që t’a kujtojmë këtë ngjarje me lavdi, sepse vet ekzistenca e këtyre trojve është në shënjestër të politikës malazeze për asimilim.
Gajtë viteve të fundit janë bërë gjurmime nga disa histroian dhe janë zbuluar shumë të dhëna lidhur me këtë rast të rëndësishëm historik për popullin tonë, duke përfshirë këtu edhe zbulime nga arkivat e gazetave të përkohëshme, ato të gazetës”Drita” etj, por fatkeqësisht shumë të dhëna nuk janë të shënuara.
Unë do të mundohem sa më shkurt, të përqendrohem në tri aspekte të kësaj ngjarje.
A) Shkaqet kryesore të Kryengritjes
B) Një përshkrim të shkurtër kronologjik të kryengritjes, duke u bazuar në të dhëna nga disa gazeta të përkohëshme dhe hulumtime të disa historianëve shqiptar.
C) Dhe rëndësia për të përkujtuar rast të madh historik.
Kryengritaj e Malcisë, vazhdoj të ushtroj influencënm mobilizuese në pjesët e tjera të Shqipërisë. Kjo ishte një Kryengritje që çuditi edhe Fuqitë e Mëdha. Kundër Malësorëve ishin organizuar mbi 70 – mijë ushtar turk të armatosur, të Kryengritjes qëndronin përafërsisht 2 deri në 3 mijë kryengritës gjysmë të armatosur. Përveç burrave , aty luftonin edhe gra, si Tringa Smajlja dhe Nore Kolja.
Historianët, ditë më shumë, e vlersojnë këtë kryengritje si ndër grushtet kryesore kundër perenadorisë Osmane dhe si hapi kyç në semërimin e gjithë – shqiptar për liri dhe pavarësi që përfundimisht u realizua më 28 Nëndor të viti 1912, në Vlorë kur Ismail Qemali ngriti Flamurin Kuq e Zi duke deklaruar Pavarësinë e shtetit shqiptar.
Ndonëse, ëndërra e Dedë Gjon Lulit dhe e trimave të Malcisë nuk u realizua plotësisht, sepse e drejta do të ishte që këto troje, që dhanë një kontribut qa të madh për shekuj, plotë djerës e gjak, për atdhe, të ngeleshin pjesë e pa nadrë e tokave dhe popullit shqiptar. Fatkeqësisht, një pjesë e tyre, me padrejtësi u shkëputen nga shpirti i tyre.
Megjithatë, miq të nderuar, historia e popullit tonë, historia e Maleve të Malcisë, është një e kaluar që na mëson shumë mbi rendësinë e bashkimit, bashkëpunimit, idealeve të larta njerëzore, nderit dhe respektiti për njeri tjetrin dhe për kombin tonë.
Kjo e kaluar duhet kremtuar dhe përkujtuar në të gjitha raste që të kemi mundësi. Duhet që gjithëherë të mbetemi krenar për këtë histori dhe për popullin tonë, që nuk ju dhembë as pika e fundit e gjakut për të siguruar ekzistencën e këtyre trojeve të cilat, fatkeqësisht janë vendosur në shenjestër e diktaturës politike të qeverisë malazeze për asimilimin , për zhdukje totale, gjë që kurrë ne nuk duhet lejuar. Shpresa më e madhe për t’a ndihmuar atë tokë të bekuiar ngelettek ne. Ndaj është koha të bashkohemi, dhe të kushtojmë tërë energjinë që kemi rajtjes së atyre trojve dhe banorëve të tyre të bekuar
Përfaqësuesii shtetit shqiptarë, diplomati ynë në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë OKB, z. Andi Xhoi, tha se Kryengritja e Malësisë së Madhe, shënoi fillimin e krijimit të shtetit shqiptar. Kjo, Kryengritje, e cila u pasua më pas me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912-të, çeli rrugë të reja për brezat e ardhëshëm. Si e tillë, ajo ka rëndësi, jo vetëm për kohën kur ndodhi e për kthesën historike që shënoi, por edhe për vlerat pozitive që la pas.
Prandaj kremtimi i përvjetorit të saj, përbën një detyrë për të gjithë ne. Këtu gjej rastin të faleminderoj organizatorët e kësaj mbrëmje të madhe festive, pasi dashuria dhe respekti për të kaluarën e ndritur janë një dëshmi shprehëse e patriotizmit dhe e vitalitetit të popullit tonë.
Dr. Albert Jerasi – Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në New York. që morri fjalën në këtë përkujtiomre, tha se “Kam nderin dhe kenaqësinë që ndodhem sot këtu me ju për të përkujtuar së bashku përvjetorin e Kryengritjes së Malësisë së Madhe të viti 1911, njërës prej lëvizjeve më të spikatuara çlirimtare të popullit tonë, veçanërisht, të popullsisë së Malësisë së Madhe, për të kundërshtuar pushtimin osman dhe për t’u çliruar prej tij.
Kryengritja e Malësisë së Madhe të viti 1911, është një nga dëshmitë historike të qëndresës në shekuj të popullit tonë për të qenë i lirë dhe sovran. Populli shqiptar, edhe në periudhat e tij më të vështira të rrjedhës historike, ka ditur t’a mbajë gjallë dëshirën për lirir, ka ditur të ruaj dhe zhvillojë më tej traditat më të mira që e dallojnë atë si nerin prej kombeve më të vjetër në Ballkan e më gjerë.
Mbrëmja festive kushtuar kushtuar shëminit të 98-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, mbajtur në lokalin e njohur Mastros në Borx – Nju Jork vijojë me një program të bukur artistik, të përgatitur nga këngëtarët e instrumentistë folklorik të Shoqërisë Kulturo-Artistike “Kelmendi”, me këngë, valle e rapsodi me çifteli nga zona e Malësisë së Madhe. Atmosfera festive vazhdojë më këngë dhe argëtim nga këngëtarët e njohur Fran Vulaj, Liria dhe Liza Nikeprelaj.
BEQIR SINA, NEW YORK