Gjendet trupi i pajetë

Të shtatën ditë të kërkimit, zhytësit e ushtrisë së Mali të Zi e gjetën trupin e pajetë të Danielës Nikaç-Berishaj, e cila humbi jetën tragjikisht me 2 prill në një fatkeqësi komunikacioni duke përfunduar në ujrat e lumit Cem në Dinoshë.
Fatëkeqsia e rëndë ndodhi kur Daniela Berishaj kthehej nga fakulteti me “reno klio”. Ajo siç paramendohet në kthesën para urës së re në Dinoshë humbi kontrollin e automobilit dhe rrëshqiti në lum, kurse vetëm dje u gjet kufoma afër ujëvarës tek fshati Rakiq.
Pjestarët e ushtrisë së Mali të Zi me ndihmën e një kamere speciale arritën të lokalizojnë trupin që sipas të gjitha gjasave është trupi i Danielës.
Për shkak të rrethanave të vështirsuara, pjestarët e ushtrisë nuk arritën që të nxjerrin trupin e pajetë. Lumi në atë vënd është rreth 14 metra i thedhë, me levizje të shpejtë dhe me shtrat me shumë shkëmbinjë. Ata do të tëntojnë përsëri sot.

KOMENTOJE