Kujt ti besojmë

Po t’i referohemi asaj që ndodhi para zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, si dhe asaj që pritet të ndodhë me rreshtimin e të zgjedhurve të popullit në Parlamentin e Ri malazez do ta kuptojmë lehtë se fryma zgjedhore e ushqyer nga ata që ishin dhe janë të thirrur për mbarëvajtje të cështjes kombëtare ishte një frymë banaliteti drejtuar turmes shiprtthjeshtë nga e cila vijnë këta përfaqësues. Shikuar nga shërbimet që i bëjnë masës duket sikur jeta është “dhunti” e tyre nga ku nuk kanë të ngopur për të shijuar gëzimin duke na premtuar ca gjëra për të sotmen e të ardhmen e duke shpresuar te ata në mënyrë të pavetëdijshme e të paqëllimshme, dhe kjo bëhet për asgjë tjetër vetëm për t’ia hedhë votuesit një barrë të rëndë mbi supe. Kjo është ajo që i bënë vouesit t’u besojnë premtimeve të cilët asnjëherë nuk shohin driten e realizimit. Po të mos ishte kështu, atëherë përse shumë nga familjarët marrin rrugën e përcarjes, pse gjithë ajo masë rinie që deri dje ishin bashkë sot janë të ndarë njëri me tjetrin? Ky fenomen kohët e fundit është bërë traditë, kjo shikohet si dicka burrërore, po edhe si modë duke u besuar atyre që premtojnë e që në vazhdimësi nuk realizojnë asgjë. Nuk ka këtu një vijë të drejtë dhe as të rrafsht, këtu ka ngjitje e zbritje, këtu ka klimë të zhytjes në kënaqësi, ka shembje të kombit duke marrë plagë që nuk shërohen. Po aq është e vërtetë se masa në vetvete është një qenie që kërkon besim, mbështetje, nëse për asgjë tjetër atëherë për të zotëruar pushtet të jashtëzakonshëm. Në saje të kësaj mbështetje ai është një molekulë që bëhet diell, një lypës që bëhet mbret e për të mos qenë i varur nga mohimi dhe ateizmi. Dje e sot këto mendime e veprime të tyre të mbrashta duke fryer mjegull e tym në rrugën tonë janë kah e errësojnë qiellin tonë pa pasur tolerancë, mirëkuptim, pa iu përgjigjur të keqës me të mirë dhe kështu me sjelljet e veta reflektojnë karakterin e tyre.
Në politikë duhet të ketë disa parime, duhet të ushtrohet një “marifet” për të mos lënduar të tjerët, megjithatë me rreshtimin e subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi pas zgjedhjeve del se aty ka pasur edhe lojëra të pakontrolluara. Ky pakontrollim vje nga ata që matematikën nuk e kanë profesion, ndaj ndodhen në mes të paprirurve dhe të paaftëve, nga që janë me religjione, nga ata që njëherë i japin përkrahje njërit lider të malësisë, këtë e pranojnë vet, duke kërkuar votën për te dhe jo për subjektin për të cilin bëhen se i takojnë me cka dalldisja e tyre është problem themelor politik dhe kjo i bënë të shfaqen si figura entuziaste duke tentuar të arsyetojnë vetën për të kompensuar entusiazmin e munguar. Këtyre nuk u takon të përdorin zhargonin politik të së kaluarës për tu ndi inferior karshi të tjerëve Ata nisur nga pozitat që mbajnë do të duhej të ishin më të shkathtë për cështjen e decentralizimit të pushtetit vendor, për ngritjen e kulturës shqiptare, për cështjen e mbylljes së gazetës së vetme shqipe këtu në Mal të Zi, për shqetësimin e atyre qindra të papunëve që bredhin poshtë e lartë, për gjendjen e arsimit e shumë cka tjetër. Dikush do të thotë se kjo nuk mund të bëhet te ne. Mundet, por me një kusht që të zbritet në tokë e të mos ndihen të mëdhenjë në arrogancën pushtetare. Nisur nga kjo shtrohet pyetja: Kujt ti besojmë? Këtyre që do të na përfaqësojnë në parlamentin e ri malazez, cka personalisht mendoj se duhet besuar, apo atyre që bëhen e shtiren sikur kanë përgjegjësinë dhe të drejtën të kenë privilegje po jo të bëjnë sakrifica e të jenë parimor. Më duhet të ceki një thënie të mencur të Havelit ku thoshte se: “ Derisa ishim të detyruar të luftonim për liri , ne njihnim cakun tonë. Tani që e kemi lirinë nuk dimë me saktësi cfarë dëshirojmë”. Liria e fituar gjatë atyre viteve po kthehet në një lojë fëmijësh dhe në pasion për pushtet. Këtë e dëshmoi koha prej nga nuk hetohet ndonjë vetëdijësim i atyre që na prijnë duke e konsideruar pushtetin si dicka që të jep shansin për përfitime apo pasurim të vetvetës.
Më në fund drita jeshile u hap dhe në parlamentin malazez hynë katër përfaqësues të popullit shqiptarë. Me këtë pëfshirje mbetet të pritet se cfarë mund të bëhet në drejtim të organizimit të tyre, mënyrës së veprimit në mënyrë që duke e pranuar egon e vet si peshore për të gjitha sjelljet e bëra deri tani ndaj njëri-tjetrit të kenë zbutur zemrën dhe të tregojnë dashuri e interesim për bashkëpunim. Kështu ka ndodhur rëndom në vendin tonë ku njerëzit e vërtetë plotësojnë detyrat e veta brenda kufijve të domosdoshmërisë. Këtë duhet ta kenë të qartë ata që nesër do të ulen në karrigat e parlamentit, njeriu ka nevojë të shohë rezultate për të mos i lejuar këta që të bëjnë jetë të dyfishtë, spektatorë dhe aktorë së bashku. Duhet të thurim plane për të ardhmen, të shqetësohemi vazhdimisht për të nesërmen për të mos lejuar që të na kapë nostalgjia për të kaluarën.

Shaban Peraj

KOMENTOJE