Shkelja e të Drejtës në Informim Rrezikon Ruajtjen e Identitetit të Shqiptarëve në Mal të Zi

Në kohë kurë Mali i zi duhet të ngritë kapacitetet e veta juridike mbi rrespektimin e të drejtave të pakicave,në kuadër të së cilës është edhe e drajta për Informim në gjuhën e pakicave. Bjen një vëndim i cili has në kundershtim më parimet e keshillit të Europes dhe principeve të rekomanduara nga Unioni Europian si kusht apo standard që duhet përmbush një shoqëri,që pretendon të integrohet në këtë familje të shteteve të zhvilluara. Pikërishtë në këtë kohë qeveria e Malit të zi(ministria e financave) në kuadër të redukimit dhe racionalizimit të shpenzimeve kerkon që e vetmja gazet në gjuhën shqipe në Mal të zi,Koha javore të redukohet në 4 faqe dhe të shpërndahet në kuader të gazetës Pobjeda.
Pavarësishtë krizës me permasa botërore dhe ndikimet që kjo krizë globale ka në situatën e përgjithshme financiare,parimi i Devolucionit duhet të rrespektohet,ashtu që pakicave e drejta e arritur nuk duhet në as ni mënyrë tu cungohet dhe tu privohet.sepse kjo do të rrezikojë identitetin e pakicës autoktone Shqiptare në Mal të Zi.
Po ndodhi kjo atëherë ky gjest do të jetë në kundershtim me shum dokumente ndërkombëtarë që Mali i zi i ka ratifikuar apo është e detyruar ti ratifikoj.
Ky propozim për racionalizim i cili është propozuar nga Ministria e finacave të qeverisë së Malit të Zi është në kundërshtim të rrugës drejt integrimeve dhe normave që Mali i zi duhet ti aplikoj,e që kan të bëjnë me ruajtjen e identitetit dhe kultures së pakicave dhe minoriteteve e që në kuadër të tyrë është edhe informimi në gjuhën e pakicave.
Shkalla e rrespektimit të drejtave të njeriut me një theks të veçant në të drejtat e pakicave është parametër më i mirë i pjekurisë kolektive dhe pasqyrë të cilën një shoqëri e arrin në drejtim të demokratizimit të shoqërisë në tërësi.
Prandaj dua ti veçoj disa pika që dokumentet ndërkombetarë u referohen shteteve të pavarura për ruajtjen e identitetit dhe kulturës së pakicave.
.Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike (1966
Neni 27
Në ato shtete ku ekzistojnë minoritete etnike, fetare ose linguistike, personave që u takojnë këtyre minoriteteve nuk do t’u mohohet e drejta, në bashkësi me anëtarët e tjerë të grupit të tyre, të gëzojnë kulturën e tyre, të predikojnë dhe praktikojnë fenë e tyre, ose të përdorin gjuhën e tyre
Deklarata për të Drejtat e Personave që u takojnë Minoriteteve Kombëtare ose Etnike, Fetare dhe Gjuhësore (e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e KB-ve; Rezoluta 47/135 e
18 dhjetorit 1992)
Neni 1
1. Shtetet do të mbrojnë ekzistencën e identitetit nacional ose etnik, kulturor, fetar dhe gjuhësor të minoriteteve brenda territoreve të tyre respektive dhe do të inkurajojnë kushte për promovim të atij identiteti.
2. Shtetet do të miratojnë legjislativ të përshtatshëm dhe mjete të tjera për të arritur këto përfundime.
Dokumenti i takimit të Kopenhagës të Konferencës për Dimensionet Njerëzore të KSBE-së, Kopenhagë, 29 qershor 1990
Neni 35
Shtetet participuese do të respektojnë të drejtën e personave që u takojnë minoriteteve nacionale për participim efektiv në punët publike, përfshirë participimin në punët lidhur me mbrojtjen dhe promovimin e identitetit të këtyrë minoriteteve.
Shtetet participuese i dallojnë përpjekjet e ndërmarra për mbrojtjen dhe krijimin e kushteve për promovimin e identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të minoriteteve të caktuara kombëtare
Organizata Ndërkombëtare e Punës, Konventa lidhur me Popujt Vendas dhe Fisnor në Shtete të Pavarura, Nr. 169(1989)
Neni 4
1.Masa speciale do të miratohen si të përshtatshme për mbrojtjen e personave, institucioneve, pasurisë, punës, kulturës dhe mjedisit të popujve në fjalë.
Në kuadër të kësaj dua të thekësoj edhe dispozitat kushtetuese që Mali i Zi i ka cekur në kushtetutë.
Në çrast trajtohen të drejtat e posaçme të pakicave në kapitullin 5 ku ceket Mbrojtja e identitetit të pakicave ,prandaj Neni 79 pika e 11 në lidhje me informimin në gjuhën e pakicave si bosht i ruajtjes së identitetit të pakicave, thotë:
Pjesëtarëve të popujve pakicë dhe të bashkësive të tjera minoritare u garantohet: e drejta e informimit në gjuhën e vet.
Pasi që fjala u garantohet do të thot edhe obligim i shtetit që këtë të ngiti në një standard që do ti përmbushi një minimum të kerkesave të pakicavë për të patur një gazet në gjuhën e vet,e jo të shkelen tëgjitha parimet të lartë përmëndura,duke shkelur kështu edhe të drejtat e pakicës Shqiptare dhe të drejtën e saj të garantuar për informim në gjuhën e vet.
Prandaj duke u bazuar në tëgjitha këto argumente dhe në të drejtën për të patur informim në gjuhën tonë amëtare kundërshoj këtë masë të propozuar nga ana e Ministrisë së financavë dhe mbeshtes fuqimisht të drejtën për të patur një gazet në gjuhën Shqipe me shpres se qeveria e malit të Zi do të mar masa të nevojshme që gazetë të bëhet ditore e jo të botohet vetem një herë në javë.

Muhamed Gjokaj
Përfaqësues i Grupit të Qytetarëve
Lista për Tuz

KOMENTOJE