Burime të mirinformuara bëjnë të ditur se Arabia Saudite ka vendosur ta njohë pavarësinë Kosovës, bën të ditur televizioni publik i vendit RTK.
Kjo është një njohje më rëndësi të jashtëzakonshme, duke qenë se vjen nga një prej shteteve kryesore të botës islame.
Njohja nga Arabia Saudite shpie numrin e njohjeve në 58-të.
“Në përputhje me lidhjet religjioze dhe kulturore me popullin e Kosovës, dhe në shenjë respekti për vullnetin e popullit të Kosovës për ta fituar pavarësinë, Mbretëria e Arabisë Saudite njofton për njohjen e Republikës së Kosovës dhe shpreson që ky zhvillim do të kontribuojë pozitivisht në përmirësimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë si dhe vendeve të saj fqinje”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite.
Burimet flasin se publikimi zyrtar i njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Arabisë Saudite do të mund të ndodh në orët e pasdites.
Gjatë ditës pritet edhe konfirmimi formal- zyrtar, nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. /RTK/Telegrafi/