Elizabeth, NJ, 19 prill (BOTA SOT) – Njëra prej gazetave të përditëshme lokale, “New Jersey-Star”, shkruan sot, se mbërmë është vjedhur në New Jersey, shtëpia e senatorit demokrat Raymond Lesniak,. Burime të kësaj gazete , thonë se kur vjedhësit kan qënë duke u grabitur në shtëpinë e tij – lokalitetin Elizabeth, senatori demokrat Raymond Lesniak, ndodhej në shtëpi, së bashku me anëtarë të tjerë të famlijes. Ata po “lebetiteshin” në gjumë, teska vjedhsit po plaçkisinin.
Gazeta lokale “New Jersey-Star”, shkruan se senatori Lesniak u ballafaqua në “kulmin e gjumit” me dy vjedhës shtëpish. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e tij pranë, universitetiti” Kean University”, e rrethuar nga kamerat, një nga të cilat e ka “xhiruar vjedhjen” . Çudititërisht, edhe roja e sigurimit nuk i ka pikasur vjedhësit. Me perjashtim të kamerave të brenda shtëpisë.
Policia, e cila e quajti këtë grabitje, si “shumë e pazakontë”,tha se kjo është hear e parë, që në SHBA-ës, të vidhet shtëpia e një senatori. Hetuesit e ngjarjes, thanë se grabitsit kishin thyer një xhamë në dritaren e poshtme të një bodrumi të shtëpis, dhe me sa kuptohet nëpërmjet asaj dritareje, pastaj përmes disa dhomave të katit të parë, ata kaluan në katin ku kanë hasur edhe në dhomat e gjumit ku ndodhej edhe senatori Lesniak, i cili ishte në gjumë në shtrat . Policia, nuk tregojë shumën e parave që është grabitur , por tha se mund të jenë disa mijëra dollar.
Lesniak, 62 vjeç, tha se çdo gjë e ka “lënë në dorë të policisë” dhe s’ka ndërmend të bëjë hamendje se kush mund të ishin vjedhësit.
Senatori demokrat i New Jersey, Raymond Lesniak, pranojë se “Kjo është me të vërtetë e frikëshme, Unë dhe pjestarët e tjerë të familjes jemi ndjer të tmerruar, kur u çuam,” tha ai. “Kjo mund të ndodhë për të gjithë. Unë shpresoj se policia shumëshpejt ka për t’i kapur keqëbërsit. Faleminderit Zotit, tha ai që nuk më bënë gjë katër fëmijëve, të cilët flinin në gjumë kur vidhej shtëpia”.
Beqir Sina