Banorët e Dinoshës vite me radhë përdorin ujin e lumit Cem, për nevoja të veta edhe pse para dy viteve është premtuar nderitmi i ujësiedhësit. Asfaltimi i rrugëve lokale poashtu është njëra nga prëmtimet e parealizuara, apo siç thonë vëndasit asfaltohet vetëm atyre që politiksht janë të prënueshëm.
Pëfaqësuesi i Listës Për Tuz Muhamed Gjokaj për vijesti thot: Se Qytetarët që nga viti i kaluar presin ujin i cili zyrtarisht ka qenë i lëshuar në funksionim para kamerave.
-Ujë siç po vëreni, nuk ka. Sigurisht është shterrur buxheti i pushtetit kurë kanë parë se kan pas më pak vota se më parë.
Rrugët dhe ndriçimi i rrugëve në këtë pjesë të Dinoshës punohen sipas përkatësisë partiake -thot Gjokaj për vijesti.
Në KU të Tuzit siç mundë të vëreni edhe ju vetë në rastet e shumta punët bëhen sipas përkatësisë politike.
Ashtu që Pllanica nuk ka fituar as ujin dhe vëndasit kan ndërmarrë aksion shtesë dhe kanë hapur kanalet për tu kyçur në sistemin e ujësiedhësit me vetë iniciative, kurse një pjesë e tyre as që nuk janë të informuar me iniciativat për të fituar ujin.
Gjokaj poashtu pohon se disa nga anëtarët e DPS-it pas votimesh kan fituar mundësinë të gërmojnë dhe të marrin zhavorin që sipas tijë ishte e ndaluar hyrja në kanjon të lumit cem me vëndim komunal.
Poashtu Gjokaj ka terhiqë vërejtjen në lidhje me rrezikun e ndotjes që i kërcënohet Lumit Cem ashtu që disa nga aktivistat pushtetit lokal kanë hellur asfaltin e vjetër në brigjet e lumit si dhe në vetë lumin Cem.Burim nga Vijesti
Lista për Tuz si grup qytetarësh me vetë iniciative do të përkujdeset për mjedisin dhe vendin ku jetojnë.
Poashtu do tu tërhiq vërajten tëgjitha organeve kompetente për (mos) veprimet që janë në dëm të banorëve vëndas si dhe për veprimet që bëhen me neglizhencë duke mos rrespektuar aplikimin e standardeve përkatëse për realizimin e punës.
Prandaj si Grup jemi këtu të reagojmë në çdo dukuri që është në dëm të qytetarëve dhe japin mbeshteje dhe përkrahje tegjithë atyre që kan ide apo marrin hapa konkrete në përmirësimin e kushteve për jetes si dhe rrespektimin e tëgjitha normave vëndore dhe ndërkombëtare në vënde ku pakica përbën shumicën.
Përfaqësuesi
Listes për Tuz
Muhamed Gjokaj