Në raundin e tretë – në kohën 1minutë e 48sekonda, forca dhe numëri i goditjeve të njëpasnjëshme të bokserit shqiptar me banim në NjuJork, Stiven Bujaj ndaj Uzebekistanisit, Dimtri Dudenko u bënë të papërmbajtëshme, duke e ulur në gjunjë dhe më pasë shtrirë në ringë kundërshtarin e tij.
BEQIR SINA, New York
MADISON SQUARE GARDEN – NYC : Stivens Bujaj,18 vjeçari shqiptar nga Kelmendi i Malësisë së Madhe, boksieri me banim në New York, i stërvitur nga tranieri i njohur me mbi 30 vjet eksperiencë Bill Giles, i cili ka stërvitur edhe emra të njohur si Hector Camacho Sr., Aaron Davis dhe Paulie Malignaggi, fitoi titullin e kamiponit në peshën e tij duke marrë edhe “Dorezat e Arta”. Bujaj në takimin final për pesha të rënda në boks, edicionin e 82-të, të meçeve të njohura ” Dorezat e Arta”“ Golden Gloves”, u ndesh në arenën e famëshme të bokist në Nju Jork, Medison Square Garden, me 32 vjeçarin nga Uazbekistani, bokserin Dmitriy Dudenko.
Për dy ditë me rradhë 16 dhe më 17 prill, 2009, në një teatër të tejëmbushur me adhuruesit e boksit, në pallatin e famëshëm të sportit në Nju Jork – Madison Square Garden, u zhvillua turneu i 82 i boksit, i njohur ” Dorezat e Arta”“ Golden Gloves. Ky turne konsiderohet në SHBA-s, si më i vjetëri dhe më i madhi i boksit amator, turne në botë.
Në natën finale, pas një periudhe të mërzitur dhe të natës së parë, kur tifozët e shumtë ngelen të zhgënjyer, bokseri ynë 18 vjeçar Stivens Buja, do të bënte spektakël të të vërtet, dhe do të ngjallte entuziasmin e tifozëve njujorkez.
Do të duhej ndërhyrja e gjyqatarit Mark Breland i cili në minutën e 1:48 të raundit të tretë do t’a ndalonte meçin. Titulli i kampionit, çmimi i “Dorezave të Arta”-“Golden Glove” i shkoi Stivens Bujaj ( i thirrur Xhoni gjimnast), i cili e ka “çakarëdisur” Dmitriy Dudenko , nga lagjia njurkoze Brighton Beach në Bruklin. Në raundin e tretë – në kohën 1minutë e 48sekonda, forca dhe numëri i goditjeve të njëpasnjëshme të bokserit shqiptar me banim në NjuJork, Stiven Bujaj ndaj Uzebekistanisit, Dimtri Dudenko u bënë të papërmbajtëshme, duke e ulur në gjunjë dhe më pasë shtrirë në ringë kundërshtarin e tij.
Fitorja e boksierit 18 vjeçar shqiptar Stivens Bujaj ( i thirrur Xhoni gjimnast), e ka bërë trajnerin e tij Giles Billi, të kishte një buzëqeshje të cilë e priste në fytyra e tij. “Unë i thashë ju kështu mund të fitosh – grushtoje shpejt dhe mos bëjë asnjë hap prapa ,” tha ai. “Unë e dija se vetëm kështu bokseri im do të fitonte, ishte e vetmja mënyrë që Bujaj mund të ndalonte Dudenkon, dhe ai e bëri.”
Gazetat sportive dhe komentatorët e boksit, në Nju Jork, thanë se Giles, një trajner për më shumë se 30 vjet, me eksperiencë, ishte profetikë, të enjten natën e boksit në Madison Square Garden. Ai deklaroi se boksier i tij, Stivens Bujaj (John’s Gym), ishte thjeshtë i “verbuar për fitoren” në peshë e rëndë . Tranieri i bokserit shqiptar, Giles, ishte shumë optimist për ndeshjen se do të u dhuronte mijra tifozve një spektakël dhe fitore të padiskutueshme.
I përballur me një kundërshtar, të fortë, Dmitriy Dudenko (Brighton Beach BC), e dinte se Stivens Bujaj (John’s Gym), i kishte rrëzuanr kundërshtarët e tij të mëparshëm në tre a katër raunde. Stivens Bujaj (John’s Gym), ka aftësi të nivelit, të cilit kësaj rradhe në ring i dukeshin më të rafinuara se zakonisht. Bujaj, vihet në një ekran të dorës së parë të boksit tradicional njujorkez, me shpejtësi dhe energji. 18-vjeçari Bujaj e ka “çmontuar” fare 32-vjeçar Dudenko me një seri goditjesh, që ai ai vetë nuk e ka menduar se nga i erdhën . Dudenko, arriti të rezistojë vetëm në dy raundet e para, dhe pastaj e ndërpreu atë me një overhand të drejtën për të boksuar më tej. Kështu që në minutën e parë e 48 sekonda në raundin e tretë ai u dorzua, ndërsa ndihmës-trajneri, Larry Davis po e spërkate atë me ujë të ftohtë.
Bokseri ynë Stivens Bujaj, u pa që nga raundin e parë se ishte shumë i qartë. Bujaj ishte më shpejt, dhe vetëm ai që godiste më mirë, dhe kjo nuk i la kohë kundërshatarit për të marrë forcë.
“Unë kam qenë i bindur se unë do të fitoja,” u tha Bujaj gazetarëve pas meçit. “Unë isha përgatitur shumë për këtë meç, dhe e megjithë trainerin tim i kishim të “sigurtë” se unë i kam për të fituar. Traineri im Giles, më tha se” Me aftësin time, “gjithëpushtetin” në ring, gjatë meçit, dhe aftësi mbrojtëse, unë do të fitoja. Kjo nuk ishte një luftë e lehtë. Ai(Dudenko) ishte i ashpër; ai më kapur mua nja dy herë në pozicione të vështira, por kjo nuk ishte asgjë serioze. Ju mund të shihni videot se ai nuk mund të marri “pushtet” në ring. ”
Bujaj para këti meçi shkojë të marrë pjesë në një trajnim një-javor në kampin North Carolina, dy javë para ndeshjes. Kampi i boksierve u drejtua nga trajneri Don Turner, i njohur për punën e tij me kampionin e botës Evander Holyfield.
Një komentator boksi në Medison Square Garden, tha se, Bujaj ka ” prodhuar” një shfaqje boksi, e cila do të kishte bërë edhe Holyfieldin krenar. Ai nuk ishte i frikësuar dhe rrallë herë mori një hap prapa. Bujaj tani është 18 vjeç dhe ka një të arthme përpara të shkëlqyeshme.