Shoqata Shqiptaro-Amerikane Malësia e Madhe, leter derguar kongresmentit Sander M. Levin dhe senatorit Carl M. Levin

Të nderuarit Levin:

Si kryetar i Shoqatës “Malësia e Madhe”, një entitet jo-fitimprurës në Michigan i organizuar për të ndihmuar popullatën etnike shqiptare në Mal të Zi, unë ju shkruaj këtë letër për të shprehur kundërshtimin tim për sa i përket disa veprimeve të qeverisë në Mal të Zi në lidhje me planet e tyre të fundit për të zvogluar ose eliminuar të vetmën revistë shqiptare të sponsorizuar nga shteti, që quhet “Koha Javore” e publikuar në Mal të Zi. Siç mund të dini, shqiptarët përbëjnë 7% të popullatës në Mal të Zi.

Qeveria malazeze rishtas ka propozuar ose (1) të zvogëloj numrin e faqeve të botimit të Kohës Javore nga 15 faqe në katër ose (2) të eliminoj tërësisht publikimin e Kohës Javore. Ky propozim shpien vetëm në censurë. Sipas mendimit tonë, ky propozim është në kundërshtim, në mes të tjerave, me Kushtetutën e Malit të Zi dhe Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut.
Në veçanti, ne mendojmë që ky propozim shkel Nenin 49, 78 dhe 79 të Kushtetutës të Malit të Zi. Neni 49 thotë se “e drejta për të themeluar gazeta dhe mediume të tjera publike, pa miratim, …është e garantuar.”
Nenet 78 dhe 79 në parim lidhen me të drejtat e minoriteteve. Shqiptarët janë të klasifikuar si minoritet në Kushtetutën e Malit të Zi. Neni 78 thotë që “çdonjëri është i obliguar të ruaj trashëgiminë natyrale dhe kulturore të interesit të përgjithshëm. Shteti është mbrojtësi i trashëgimisë kombëtare dhe kulturore.” Neni 79 thotë minoritet kanë “të drejtën për të ushtruar, mbrojtur, zhvilluar dhe shprehur publikisht veçantitë kombëtare, etnike, kulturore dhe fetare; …të drejtën për informata në gjuhën [shqip] e tyre.”
Siç mund të merrni me mend, shqiptarët në Mal të Zi janë me të drejtë të alarmuar dhe të shqetësuar me këtë propozim i cili kufizon dhe dhunon të drejtat e shqiptarëve. Shqiptarët do të detyrohen të lexojnë gazeta të shkurara në gjuhën malazeze, një gjuhë që ata nuk e kuptojnë mire. Ne besojmë se qeveria malazeze po përdor këtë propozim si një mjet për të “asimiluar’ shqiptarët në “malazez”, që është në kundërshtim direkt me nenet e lartpërmendura të Kushtetutës.
Siç dihet, shqiptarët e besojnë Kohën Javore për lajmet objektive, opinionet dhe botimet periodike që ndikojnë në jetën ditore të qytetarëve shqiptaro-malazez. Prandaj, mungesa e një gazete shqiptare do të jetë vepër direkte censure ndaj shqiptarve në të “drejën për tu informuar në gjuhën e tyre.”
Sikurse e dini mirë, Shqipëria dhe shqiptarët janë mbështetësit më të patundur dhe më të fortë të Amerikës në botë për shkak, në mes tjerash, të dedikimit të SHBA-ve për demokraci, parimin ligjor dhe mbështetjen e të drejtave të minoritetit. Në fund, ne përzemërsisht kërkojmë që ju të hulumtoni dhe shtyni Malin e Zi të anulojë këto propozime dhe të sigurojnë që shqiptarët në Mal të Zi i kanë të garantuara të drejtat themelore, përfshirë të “drejtën për infomata në gjuhën e tyre.” Shqiptaro-Amerikanët e Michigan-it, si gjithmonë, çmojnë mbështetjën tuaj të pathyer për këto çështje.
Faleminderit për vëmendjen tuaj.
Me respekt,

Gjergj Ivezaj

Letra dergohet:

Council of Europe
Amnesty International USA
International Helsinki Federation for Human Rights (IHF)
U.S. Department of State
Ministry for Human and Minority Rights Protection, Montenegro

Senator Levin
269 Russell Office Building
U.S. Senate
Washington, DC 20510-2202

Congressman Levin
1236 Longworth House Office Building
Washington, DC 20515

Council of Europe
55, avenue Kléber
F – 75784 Paris Cedex 16
Paris, France

Amnesty International USA
5 Penn Plaza, New York, NY 10001

International Helsinki Federation for Human Rights (IHF)
Wickenburggasse 14/7
1080 Vienna
Austria

U.S. Department of State
Montenegro Desk
2201 C Street NW
Washington, D.C. 20520

Ministry for Human and Minority Rights Protection
min.manj@cg.yu


KOMENTOJE