Është ky një jubile i rëndësishëm i kësaj Shoqate, të cilën, bashkatëdhetarët tonë e themeluan me qëllim që të ndihmojnë vendlindjen, konkretisht të stimulojnë arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja. Fondacioni “Malësia” ishte ai që u dha zemer e jo vetëm zemër, por edhe ndihma konkrete, të rinjëve nga Malësia, për të vazhduar shkollën, në kohën kur Malësinë e kishte kapluar kriza dhe kur të rinjët nuk kishin mundësi as vullnte të vazhdonin studimet. Falë Fondacionit, shumë shpejt u rrit numri i studentëve nga Malësia dhe i kuadrove të shkolluar, deri në doktora shkencash. Për të gjithë kontributin që ka dhënë ky Fondacion, dua që t’i përgëzoj dhe t’u uroj jubileun, së pari ne emrin tim personal, si shfrytëzues i bursës, por edhe në emër të të gjithë atyre që e shfrytëzuan ndihmesën e vëllezërve tonë si dhe në emër të portalin “Malësia. Org” e cila është mirënjohëse për gjithë punën kombëtare që bëri Fondacioni “Malësia”.
Mirënjohje të veçantë meritojnë të gjithë udhëheqësitë e Fondacionit, të cilët me plotë përkushtim dhe sukses e udhëheqen atë, por edhe për donatorët që munëdsuan që Fondacioni të plotësojë qëllimet e veta.
Falemniderit dhe gezuar!
Albert Camaj