Serbi, video shokuese, qendra e drejtuar nga Kisha dhunon përdoruesit e drogës

Në Serbi është publikuar një video shokuese, që tregon dhunën e ushtruar ndaj përdoruesve të drogës në një qendër rehabilitimi të drejtuar nga Kisha Ortodokse serbe. Pamjet janë filmuar nga një video amatore dhe janë publikuar në revistën serbe “Vreme”. Në pamje duket qartë se si një pacient qëllohet me lopatë ne menyre te pameshirshme dhe detyrohet te duroje kete dhune. Por dhuna nuk mbaron këtu. Një nga punonjësit e qendres vazhdon ta godasë barbarisht, duke e qëlluar edhe me shkelma në fytyrë. Aktualisht autoritetet serbe po hetojnë mbi personat e përfshirë në këtë video, ndërkohë që pamjet kanë bërë xhiron e botës. Qendra e rehabilitimit ndodhet afër Novi Pazar. Kisha Ortodokse Serbe refuzon të komentojë këtë video, edhe pse duket qartë se në dhomën ku kryhet dhuna, rreth e qark ka ikona kristiane. Priftërinjtë në këtë qendër e kanë pranuar se rrahjet janë pjesë e nevojshme e terapisë per përdoruesit e drogës dhe për këtë është marrë dhe miratimi i prindërve të pacientëve. Edhe një ish pacient ka treguar per revisten “Vreme “ se terapia e rehabilitimit te perdoruesve te droges perfshinte dhe skena te tilla ku ata te shihnin teksa njeri prej tyre rrihej dhunshëm nga punonjes te qendres. Vecanërisht Peshkopi Peranovic, sipas këtij dëshmitari, rrihte me mirë nga të gjithë dhe duart i kishte vazhdimisht me gjak, pasi praktikonte artet marciale. Monitoruesi qeveritar për të drejtat e njeriut, Sasha Jankovic ka deklaruar se kjo qendër do paditet, duke thënë se ajo që ofron kisha në këtë qender rehabilitimi nuk është terapi, por akt kriminal. /A1/

KOMENTOJE