Pamjet që lexuesi, pse jo edhe shikuesi, ka pasur mundësi të shoh në një material gazetaresk, të përcjellë me tmerret edhe në video, se çfarë ndodh në “ qendrat e shërimit të pacientëve të droguar, që i udhëheqka kisha serbe, kujtojnë realitetin kur njerëz kriminel të veshur nën petkun e kishtarëve sllav po bënin çmos për të nxitur urrejtjen e për të përgatitur armata vrasësish në Kosovë e duke u thirr në emër të “Sveti Savës”.
Bota duhet të shikojë këto pamje dhe të kuptojë se në Serbi as populli e as kisha nuk kanë asgjë të përbashkët me realitetin e humanizmin . Atje e në atë shet shtrigash e demonësh çdo gjë është vënë në shërbim të urrejtjes dhe krimit. Serbia dhe miqtë e saj në Mal të Zi e aty e këtu në Evropë hamenden me termin KISHË dhe ngurojnë ta shikojnë realitetin serb në sy. Në Serbi dikur Popi Pavli me kryekriminelët përgatitën hordhi vrastare kudo në Ballkanin e larë me gjak . Ata që njohin ligjet e porositë fetare të Zotit e të Krishtit e dinë se feja nuk lejon urrejtje e vrasje mes njerëzish. Po kisha serbe e bëri këtë dhe nuk nguroi të thërras me vite për ekspedita vrastare në Bosnje , Kroaci e Kosovë. Kjo Kishë , që duhej të ishte e shenjtë, si janë kishat katolike në trojet shqiptare, në Ballkan e kudo në Evropë, është kthyer në konak të demonëve dhe vazhdon të jetë vend persekutimesh e dhunimesh. Kishën serbe duhet demaskuar dhe duhet hequr nga lista e shtëpive të Zotit sepse aty ku sot rrihen dhunohen mizorisht njerëzit e të njëjtit komb, para pak vitesh ishin përgatitur e vënë në përdorim projekte të zhdukjes së njerëzve të kombeve tjera në emër të “Sveti Savës”, si e thoshte dikur, krimineli Pavle, mik i ngushtë i demonëve vrastarë dhe i Milosheviqit. Kisha serbe në Kosovë në vitet e katrahurave ishte vend ku përgatiteshin bandat më vrastare kundër popullit që kërkonte liri dhe që donte të jetonte ne trojet stërgjyshore.
Kjo kishë është në shërbim të çetnikëve dhe nuk ka asgjë të përbashkët me Zotin, Krishtin dhe Shenjtorët tjerë. Kjo kishë është vatër demonësh. Ajo nuk ndoqi kurrë rrugën humane të Kishës Katolike, që ishte dje e tërë ditën vend paqeje e humanizmi. Kishat Katolike Shqiptare , kudo janë, por edhe kishat tjera katolike, në Ballkan, Evropë e botë ishin dhe kanë mbetur strehë dhe konak i njerëzve të skamur. Kisha Katolike në Tuz kishte bërë aq angazhime humane për njerëzit e ndeshur me katrahura sa që gëzon respektin nga gjithë njerëzit e Kosovës. Kishat katolike e kanë dëshmuar se janë shtëpi të Zotit dhe mesazhet që dalin nga to janë forcë për bashkim e dashuri mes njerëzve. Mesazhet që dalin nga kreu i kishës serbe janë dhe ishin fjalë dreqërish e demonësh.
Rrahman Jasharaj