Me aeroplan nëpër botë Të njihet Pavarësia e Kosovës!

James Berisha, tashmë, kur e ndajnë vetëm disa orë, dhe piloti nga Kosova – Bestrovci, banori i El Pasos në Teksas, të djelën në mëngjes( 24 maj 2009) të fluturojë përmes pjesës më të madhe të Amerikën Qendrore dhe Jugore, me qëllim që të fitojë nëpërmjet këtij fluturimi njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, edhe nga ato vende që deri më tash nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Udhëtim ky që ishte i parashikuar për muajin mars, por për shumë arsye politike dhe teknike u shty dhe më në fund u bë realitet, duke hedhur poshtë edhe dilemat. Kjo është forma që ka zgjedhur për t’i shërbyer pavarësisë së Kosovës, piloti James Berisha, i cili prej se kur e shpalli idenë e tij – ka pasur mbështetjen mediatike të gazetës sonë. Gazeta jonë, qe e para e cila besojë në realizmin e kë tij fluturimi.

James Berisha, thotë se “Mbështetja nga të gjithë ju – ka qenë e madhe! Unë falenderoj sinqerisht të gjithë ju nga thellësia e zemrës time, dhe jamë i lumtur e krenar që premtimi nuk shkojë dëmë, për të lejuar ndonjërin të aludojë me këtë fluturim. Ashtu siç u premtua, dhe është e planifikuar, fillimi i rrugës së udhëtimit “për Pavarësinë e Kosovës” fillon qysh nesër nga El Paso, SHBA, në Panama City, Panama, dhe më pas nga Panama City, unë do të vazhdojë në Kolumbi dhe në pjesën tjetër të Amerikës së Jugut.” na tha ai.

Destinacionet, që do të vizitoi me aeroplanin tim, janë disa subjekte që kanë ndryshuar për shkak të motit të keq, arsye politike, ose rrethana të paparashikuara, tha James Berisha , për gazetën tonë.
shiko VIDEO 1VIDEO 2

Rruga e parë e udhëtimit:

El Paso, SHBA.
Chihuahua, Mexico.
Torreon, Meksikë.
Zacatecas, Mexico.
Toluca, Meksikë.
Veracruz, Meksikë.
Tuxtla Gutiérrez, Meksikë.
Belmopan, Belize.
Guatemala, Guatemalë.
San Salvador, El Salvador.
Tegucigalpa, Honduras.
Managua, Nikaragua.
San Jose, Kosta Rika.
Panama City, Panama.

Si u përgatit aeroplani me flamurin e Kosovës

Zyrtarisht aeroplani është lyer me bojërat zyrtare për të treguar simbolet e Kosovës. Duke pranuar njohjen ndërkombëtare të ngjyrave , të flamurit të Kosovës, aeroplani në “bishtin” e tij ka të pikturuar me bojra ilumishente, dhe rezistente nga kushtet atmosferike, flamurin e Kosovës, verdhë, bardhë e blu. Në të dy anët e “flatrave” të aeroplanit, anën e majtë e të djathtë, në aeroplan lexohet:” Ju lutemi të njifini pavarësinë e Kosovës” dhe në të djathtë, ai lexon “Kosovës es Independiente, Reconocenos por favor” që do të thotë të njëjtën gjë por në spanjisht.

James Berisha, na tha se “Ne kemi stolisur pjesën e pasme të aeroplanit më flamurin e Kosovës. Ne jemi shumë krenar për punën që është bërë, dhe jemi shumë të lumtur, që t’i themi këtyre vendeve se ja ky është flamuri ynë. Sepse, kur shoh ngjyrat e flamurit të Kosovës, unë nuk shoh vetëm një flamur, unë shoh edhe malet, lumenjt, edhe njerëzit e vendit tim – Kosovës. Kur unë shoh flamurin e vendit tim më vinë në mëndje, njerëzit që kanë luftuar për liri i pavarësinë e Kosovës, ata që u flijuan, dhe menduan për të ardhmen e fëmijëve tanë që meritojnë lumturin .

James – Xhejms Berisha, është një pilot nga Kosova që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ashtu si ka shkruar edhe më parë gazeta kombëtare Bota Sot, ai do të nisë nesrë( e Diel 24 Maj 2009) një fluturim të gjatë(në 34 vende të Amerikës Qendrore dhe Jugore) , fillon nga El Paso i Teksasit, dhe përfundon në Kili. Fluturimi i tij bëhet me një avion Cesna 172 me 4 vende. Qëllimi i këtij udhëtimi është të sensibilizojë këto vende për njohjen e Kosovës, si shtet i ri që ka fituar pavarësinë e njohur tashmë nga 60 shtete. Në një intervistë ekskluzive për gazetën kombëtare Bota Sot, në Nju Jork, vetëm pak çaste para nisjes , piloti nga Kosova në El-Paso, tha se një pjesë e madhe e njerëzve në Amerikën Latine nuk e dinë fare se ku ndodhet Kosova. Ai mendon se largësia e Kosovës nga këto vende është njëri faktor që shumë prej tyre nuk e kanë njohur shtetin e ri. Nga ana tjetër, thotë ai, këto shtete kanë marrëdhënie të vjetra me Serbinë dhe hezitojnë t’i prishin këto lidhje për shkak të Kosovës.

Për pavarësinë e Kosovës me aeroplan në 30 shtete të Amerikës së Jugut

Fluturimi në 30 vende të Amerikës Latine, nga piloti shqiptarë James Berisha, ka tërhequr vëmendjen e opinionit dhe mediave amerikane, jo vetëm në Texas por edhe në të gjithë vendet ku ai do të kaloi me aeroplanin e tij. Lajmi tanimë ka marrë “dheun”, dhe të gjithë janë duke pritur me kureshtje, ditët -kur aeroplani do të tërheqë pas vetes një banderolë të shkruar në spanjollishte dhe anglishte: “Të njihet pavarësia e Kosovës”.El Dario, gazeta më e madhe meksikane shkruan se ” James Berisha, Residente De El Paso – Es El Embajador ” No Oficial” De Kosova” (Xhejms Berisha, banori i El -Pasos – Është ambasadori “Jo zyrtar” i Kosovës”

Gazeta ”El – Diario”, shkruan se” Një banor i qytetit të El Pasos në Teksas, migruar nga Kosova, me profesion pilot, po fluturonë në të gjithë pjesën e kontinentit të Amerikës Latine, 30 shtete. Këtë ai do ta bëjë duke fluturuar në një lartësi jo shumë të lartë, nëpër hapësirën ajrore të disa shteteve të Amerikës Qendrore dhe Amerikës e Jugut, shtete të cilat deri tash nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur.

Ky lloj lobimi i rrallë dhe i pa paparë deri më tash – për njohjen e pavarësisë së Kosovës, bëhet me qëllim që të gjithë ato shtete mbi të cilat do të fluturojë aeroplani i drejtuar prej tij, e të cilat nuk e kanë njohur deri tash njohjen e pavarësisë së Kosovës, të inkurajohen për njohjen e shtetit më të ri në botë, Republikën e Kosovës .

Xhejms Berisha dëshiron që të tërheq vëmendjen edhe të qytetarëve të këtyre shteteve për njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës. Këta qytetarë të këtyre shteteve do të shohin aeroplanin me banderolën “Të njihet pavarësia e Kosovës”, dhe më pasa ata mund të informojnë sa më parë qeveritë e tyre për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Berisha ka edhe një qëllim tjetër, që njerëzit anembanë botës kur të dëgjojnë këtë lajm, të dinë se kush është shteti i Kosovës dhe se çfarë njerëzish ka Kosova dhe se çfarë janë në gjendje të bëjnë ata për Kosovën.

Me një fjalë, ai dëshiron t’u tregojë këtyre vendeve se çka është në gjendje të bëjë një banor i Kosovës për shtetin e vet. Çfarë është në gjendje të bëjë edhe një pilot, profesional i lindur në Kosovë, dhe emigruar në SHBA-së, për vendin e tij, Republikën e Kosovës.

Kush është James Berisha

Xhejms Berisha, i lindur në Bestrovc – Prishtinë, kaloi fëmijërinë e tij në Kosovë, pastaj ai e nisën rrugën emigrimit për në Evropën Perëndimore për të përmbushur, edhe ëndrrën e tij të bëhet një pilot. Ai tani është duke punuar në aerokompaninë Sierra West Airlines, e cila vepron me ekskluzivitetin e aeroplanëve “Jet” dhe ngarkesave nëpërmjet fluturimeve ajrore.

Xhejms Berisha, është diplomuar në Akademinë e Flotës Ajrore në Vero Beach, Florida. Për të fituar orët fluturi
mit, Berisha ka bërë disa fluturime të cilat fillojnë prej nga një orë deri në fluturime me nga shtatë e dhjetë orë, prej Fairbanks, Alaska, e deri në Shkup, Maqedoni. Këtë herë ai nuk është duke fluturua me aeroplan për të mbledhur orët e fluturimit. Ai po financon vetë udhëtimin e tij me qëllim që të “bisedojë” nga ajri me njerëzit e Amerikës Qendrore dhe të Jugut, dhe për t’i inkurajuar ata për të njohur pavarësinë e Kosovës.
BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE