Të nderuar kongresisti Levin dhe senatori Levin,
Po ju shkruaj lidhur me akuzat e kohëve të fundit nga disa përfaqësues individualë të Diasporës Shqiptare në SHBA lidhur me gjoja vendimin e qeverisë së Malit të Zi për të reduktuar apo ndaluar botimin e “Kohës Javore”, periodikes në gjuhen shqipe që financohet pjesërisht nga buxheti i shtetit. Lidhur me këtë çështje dua t’ju informoj se këto akuza janë thjesht të pathemelta dhe të pavërtetuara.
Në shkurt të këtij viti, qeveria adoptoi një numër masash që synon të ndalonin dhe zbusnin pasojat e krizës globale ekonomike dhe financiare të cilat u bënin thirrje të gjitha kompanive që financohen pjesërisht apo tërësisht nga buxheti i shtetit që të racionalizonin shpenzimet.
Në vijë me këtë vendim të qeverisë, në fillim të prillit, Menaxhimi i Kompanisë me stoqe të përbashkëta, “Pobjeda” ka shqyrtuar mundësinë e reduktimit të përkohshëm të botimeve speciale përfshi edhe “Kohën Javore”.
Ky propozim ka shkaktuar spekulime të ndryshme të medies dhe publike ndërmjet te cilave edhe nga, “Malësia e Madhe”, e cila në mënyrë të hapur e kritikoi rreptë qeverinë si diskriminuese ndaj popullatës shqiptare në Malin e Zi.
Ky propozim, pjesë e politikës së brendshme të Menaxhimit të “Pobjedes”, i cili tashmë është anuluar, nuk ka qenë asnjëherë objekt rekomandimi apo konsiderimi nga Qeveria e Malit të Zi.
Mali i Zi është duke vënë në jetë ligjet dhe rregulloret për medien në përputhje me standardet ndërkombëtare të lirive dhe të drejtave të njeriut. Këto ligje përmbajnë provizione të qarta lidhur me të drejtën për informim të grupeve etnike dhe minoritare, në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Evropës që janë skicuar për të nxitur kulturën, tolerancën dhe pluralizmin. Ato gjithashtu garantojnë përgjegjësinë e qeverisë për të siguruar burime të pjesshme financiare në mënyrë që të çojë përpara të drejtat e garantuara me ligj të qytetarëve për informim pa u diskriminuar dhe të bazuar në përmbajte programore, të cilat janë thelbësore për zhvillimin e shkencës, kulturës dhe informacionit në dispozicion të pakicave, përfshi edhe përmbajtjet programore në gjuhën shqipe.
Burimet e nevojshme financiare për veprimtaritë e lartpërmendura janë autorizuar nëpërmjet buxhetit të qeverisë, që është bërë edhe gjatë adoptimit të buxhetit për vitin 2009. Në këtë kontekst, Zyra Redaksionale e Gjuhës Shqipe në Televizionin Malazes (Televizija Crne Gore) në mënyrë të rregullt transmeton programe që janë krijuar posaçërisht për popullatën shqiptare, duke përfshirë edhe “Lajmet”, dokumentare, seritë zbavitëse “Mozaiku” si dhe segmente të tjera të ndryshme informacioni dhe dëfrimi. Më tej, qeveria shumë herë ka bashkëfinancuar projekte të TV Teutës nga Ulqini dhe TV Boin nga Tuzi, si dhe siguron financim të rregullt për botimin e “Kohës Javore” ne shtyp dhe edicionin e saj në internet.
Të nderuar kongresisti Levin dhe senatori Levin,
Roli i medies në zhvillimin e tolerancës dhe kultivimin e mirëkuptimit ndërmjet komuniteteve të ndryshme etnike është jetësore. Prandaj, Qeveria e Malit të Zi është si rrallëkund e përkushtuar për të vëne në jetë masat që garantojnë lirinë e informacionit për pakicat kombëtarë, në përputhje me standardet ndërkombëtare për liritë themelore dhe të drejtat e njeriut.
Mali i Zi ka një përvojë të gjerë në nxitjen e dialogut ndërmjet komuniteteve dhe kulturave të ndryshme dhe ka dëshmuar aftësi dhe devocion të jashtëzakonshëm për të mbrojtur dhe nxitur të drejtat e njeriut që kur rifitoi pavarësinë e tij. Ne jemi skajshmërisht të përkushtuar për t’u siguruar pakicave tona të drejtat të tyre të medies, bazuar në lirinë e shprehjes, të opinionit, të hulumtimit, të mbledhjes, të përhapjes, të marrjes dhe të transmetimit të informacionit.
Sinqerisht i juaji,
Branko Miliq
Konsull i Përgjithshëm në New York