Imazhi i shkëlqyer i Shqipërisë u promovua në metropolin e botës – Nju Jork

Anëtarësimi i NATO, dhe aplikimi i Shqipërisë për në BE, të një vendi të vogël si Shqipëria, janë arritje të cilat tregojnë se Shqipëria, është një vend i sigurt dhe një vend drejt përparimit të gjithanëshëm, një vend, ky që hap rrugët për investime të mëdha ekonomike, duke pasur parasyshë edhe rolin dhe kontriburtin e Shqipërisë si faktor paqeje e stabilitetti në rajon tha shefi egzekutiv i NASDAQ Stock Market, Perry Cambell.

NEW YORK CITY : Dje, në Nju Jork, metropolin e botës, qytetin e 12 milion banorëve, u promovua me sukses përpjekja për një imazh tjetër të Shqipërisë, para syve të opinionit mbarëamerikan. Kjo ngjarje e madhe për Shqipërinë, u zhvillua nën kujdesin e veçantë të kreut të Misionit të Përhershëm në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, Shkëlqesisë së Tij, Adrian Neritani, në bashkëpunim me gjigantin mediatik, ekonomik e financiar amerikan, kompaninë “NASDAQ Stock Market”.

Ky është rasti i parë që Shqipëria shfrytëzon të pasqyrojë arritjet e saja në një mjedis kaq prestigjiozë të njohur madje edhe në Botë. Shqipëria është në prag të hapjes së sezonit të ri turistik 2009 dhe pikërisht promovimi i Shqipërisë në këtë mjedis madhështor në metropolin e botës, në Nju Jork, jep një kontribut të rëndësishëm për një fillim të mbarë të këtij sezoni dhe për një turizëm të suksesshëm për vitin 2009 edhe për amerikanët.

Një udhëheqëse e investitorit strategjik dhe marrëdhëniet e komunikimit ekonomiko-financiar botëror, i njohur si “NASDAQ Stock Market”, me bazë në metropolin e botës Nju Jork, në ceremoninë tradicionale “NASDAQ Stock Market Closing Bell” më 29 maj, për Shqipërinë ka arritur kulmin. Tringëllimën e ziles në këtë ceremoni do ta bënte për herë të parë në historinë e Shqipërisë, Ambasadori shqiptar në Misionin e Përhershëm të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Shkëlqesia e Tij, Adrian Neritani.

Ceremonia ishte një shfaqje e madhe e arritjeve të Shqipërisë, midis të cilave anëtarësimi me të drejta të plota të Shqipërisë në Aleancën Veri Atlantike (NATO), aleancën më të fuqishme dhe më të madhe në botë. Pjesë e parakalimit të këtyre arritjeve ishte edhe nënshkrimi i dokumentit për kandidimin e Shqipërisë në Bashkimin e Evropian (BE), si edhe pasqyrimi i një grupi të kompanive nga Shqipëria, sektorë të ndryshëm, duke përfshirë rritjen e konsumit, bujqësisë, infrastrukturës, teknologjisë informative, materialet e avancuar, dhe energjisë elektrike.

“Me rritjen e pranisë së Shqipërisë në ekonominë globale, ne kemi parë se numri i kompanive nga kontinent e tjera të rreshtuar në NASDAQ, janë të interesuara të investojnë në Shqipëri, dhe ne shpresojmë që Shqipëria, të luajë një rol të madh në ndihmën e një numri të tjetër me një listë të lartë të tregut në të ardhmen”, konstatoi njeri prej zyrtarëve të lartë të kompanisë “NASDAQ Stock Market”.

Në këtë ngjarje ndodhej presidenti i “NASDAQ…”, dr. Magnus Böcker dhe personalitetet e zyrtarët e lartë të kësaj kompanie, si dhe përfaqësuesit e shtetit e shqiptarë, diplomatët në Nju Jork, ambasadori Adrian Neritani me zonjën Valbona Neritani, dr. Albert Jerasi, konsulli i Shqipërisë, në Nju-Jork, diplomatët Andris Stastoli dhe Andi Xhoi, fotografi i njohur Fadil Berisha, producenti dhe artisti Stan Dragoti, kërcimtari i famshëm i spektaklit “Vallëzimi me Yjet” Toni Dovolani, biznesmeni i suksesshëm i “Family Pizza”, Paulin Kolaj, gazetarë, artistë, biznesmen e të tjerë.

Fillimisht e mori fjalën ambasadori i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Shkëlqesia e Tij Adrian Neritani, duke folur shkurtimisht, për arritjet e shkëlqyera të Shqipërisë gjatë këtyre katër vjetëve të fundit, nën mandatin e qeverisjes së Kryeministrit të vendit Sali Berisha. Ambasadori Neritani, ka vënë në pah anëtarësimin me të drejta të plota të Shqipërisë, ne Aleancën Veri Atlantike NATO, aleancën më të fuqishme dhe më të madhe në botë. Nënshkrimin e dokumentit për kandidimin e Shqipërisë, në Bashkimin e Evropian (BE), rritjen dhe stabilitetin ekonomik të Shqipërisë, arritjet e diplomacisë shqiptare, sidomos rolin e Shqipërisë në pavarësinë e Kosovës, rolin dhe kontributin e Shqipërisë, në sigurinë e paqen në Ballkan e rajon, dhe turizmin e Shqipërisë si një nga perlat e Mesdheut, si dhe ka njoftuar për së shpejti përfundimin e njërës prej investimeve më të mëdha në Shqipëri rrugën Durrës – Kukës.

Të njëjtat gjëra ka vënë në pah edhe shefi ekzekutiv i “NASDAQ Stock Market”, Perry Cambell, i cila ka përshëndetur dhe inkurajuar Shqipërinë për këto arritje të mëdha, të cilat sipas tij janë padyshim arritje të pakrahasueshme të “Qeverisë së Shqipërisë, në radhë të parë, politikës së saj dhe mënyrës se si Shqipëria është qeverisur gjatë këtyre viteve të fundit”. Ai nënvizojë se anëtarësimi i NATO, dhe aplikimi i Shqipërisë për në BE, të një vendi të vogël si Shqipëria, janë arritje të cilat tregojnë se Shqipëria, është një vend i sigurt dhe një vend drejt përparimit të gjithanshëm, një vend, ky që hap rrugët për investime të mëdha ekonomike, duke pasur parasysh edhe rolin dhe kontributin e Shqipërisë si faktor paqeje e stabilitetit në rajon tha shefi ekzekutiv i “NASDAQ Stock Market”, Perry Cambell.

Gjatë kohës që ambasadori Neritani fliste për turizmin në Shqipëri dhe zhvillimin e tij, disa monitor gjigant vendosur në bulevardin e famshëm të Nju Jorkut, shfaqnin pamje nga bukurit e rralla natyrore të Shqipërisë, detin, malet dhe fushat e mrekullishme të një natyre deri tani të virgjër për turizmin amerikan. Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Shkëlqesia e Tij, Adrian Neritani, në fund të fjalës së tij ka ftuar kompaninë “NASDAQ Stock Market”, të bashkëpunojë me Shqipërinë dhe të vijë në Shqipëri, e të vendosë kontaktet në fushën ekonomike dhe të biznesit edhe me Shqipërinë. Shqipëria nëpërmjet sekuencave filmike dhe fotove të lëvizshme (slide show) për 25 minuta në ekranet e mëdha rreth e përqark sheshit ku më 1 janar bëhet edhe ndërrimi i viteve në Nju Jork, sheshit “Time Square”, promovoi vetveten përpara miliona njerëzve që lëvizin çdo moment në këtë shesh, që “foli shqip” për herë të parë në historinë e tij.

“Risia, apo e veçanta e kësaj paraqitje të Shqipërisë, është se për herë të parë, vendi ynë prezantohet në një mjedis kaq prestigjiozë – jehona e madhe tek miliona të pranishmëve në momentin që monitorët e mëdhenj tregonin pamjet nga Shqipëria, dhe në ekran valëvitej shpesh herë flamuri kuqezi, janë madhështore”, tha dr. Albert Jerasi, konsulli i Shqipërisë, në Nju Jork.

BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE